
KJO ËSHTË SHOQËRIA JONË !
Miqtë për nga rëndësia,
janë thesar i pa çmuar.
Diell në ditët e mia,
për pak kohë i munguar.
Mungoi “zhurma”, debati,
buzëqeshja dhe humori.
Si zyrtar, dhe më i gjati,
Katër qoshe tavolina,
më gazmore se kurr herë.
Melankolin’ që ka stina,
na e ktheu në Pranverë.
Syt dhe veshët e ” pares”
“gazetari niviciot,
Moshës i ka thënë ” të pres”
energji e shpresë plot.
Sofo
kleu, mendje mprehtë,
të thumbon, lehtë si bleta.
E dua, s’ja mbaj të fshehtë,
se një mik të mirë gjeta.
Jo rastësisht e kam lënë,
për në fund mënçurinë.
Sikur malet radhën zënë,
një kafe me të ta pinë.
Kur Shahini nis rrëfimin,
zërat rreth tij pushojnë.
Zogjtë ndalin fluturimin,
me kureshtje e dëgjojnë.
Kjo është shoqëria jonë,
e pastër si qelibari.
Në strehën ku rrimë gjithmonë,
s’ka dimër, “sundon” Behari!
Mirëse ju gjeta miqsia ime.!
Me shumë respekt i juaj P.Graçi Kolonja
23 Tetor 2020
“”””””””””””””””””
BUZMBRËMJE !
—————–

Rastësisht i hodha syt
Të “kapa” pa rënë në det
Një rrugë që e bën përditë
Herë i vetëm, herë me retë!
Dalngadalë në dorë të shtiu
Deti që rrezet ti fshehu
Dhe pse nata të përpiu
Ai çast shpirtin ma dehu…!
Kalofshi mbrëmje të bukur!
08 Tetor 2020 P. Graçi Kolonja