4.5 C
Tiranë
E shtunë, 22 Mars 2025

Pal Canaj

KUMTI MORTOR DHE IKJA E HERSHME E SEREMB GJERGJIT NGA KJO JETË

Serembi që ishte i shpejtë në jetë dhe iku shpejt nga kjo jetë.Mund të jetë një imazh i 1 person

Kumti për vdekjen e Sermb Gjergjit dhe lajmimi për ceremoninë e varrimit më 10 dhjetor 2022 në varrezat e fshatit Krushvë e Vogël- Komuna e Klinës u përhap gjithandej në zemrat e njerëzve si jehonë pikëllimi.
Sermb Gjergji ishte një figurë publike i cili me ikjen e tij nga kjo jetë, këto ditë ka shkaktuar dhimbje të thelle tek të gjithë ata që e njohën.
Serembin e njihja nga afer qe nga mosha e tij e fëmijërisë, më pastaj e kisha nxënës në gjimnazin e Klinës dhe më vone në moshën e tij të pjekur vazhduam te jemi miq të mire.
Serembi ishte djali i doktorit Jak Gjergji. Doktor Jaku qe një doktor stomatolog dhe profesionalist i njohur në komunën e Klinës dhe gjithandej Kosovës. Doktor Jaku ishte një humanist dhe një veprimtar i viteve te 90- që shquhej me kontributin e tij të dhenë qoftë me ndihma monetare për nevojat e kohës si dhe me veprimtari vetëmohuese për lirinë e Kosovës.
Doktor Jakun e kisha mik të mire dhe ishim bashkëveprimtarë gjatë viteve të 90-ta. Ai ishte një burrë shumë bujar dhe mikpritës. Gjate vizitave që i bënim në shqepin e Jak Gjergjit, Sermbi edhe pse i ri në moshë nuk ngurronte që të inkuadrohej në bisedat tona, Ai gjate ndejave parashtronte pyetje dhe jepte mendime që ne na befasonte me kureshtjen e tij.
Në fillim te viteve ’90, Serembi ishte nxënës në shkollën e mesme “Luigj Gurakuqi“ në Klinë, ne kohen kur okupatori serb na kishte detyruar që procesi mësimor të mbahej në Shtëpi-Shkollë . Ai ishte një nxënës i zellshëm ne mësime dhe njëri prej organizatoreve të protestave për lirimin e objekteve shkollore.
Me kujtohet viti 1994 kur Sermbi ishte maturant dhe kushtet për ta festuar përfundimin e maturës ishin të vështira, sepse syri i milicisë serbe përcjelltë dhe ndërhynte në çdo tubim të rinisë shqiptare . në atë kohë. Sermi me një grup maturantesh, s’donin t’i bindshin situatës së regjimit serb të kohës, dhe në bashkëpunim me kujdestarët e klasave dhe udhëheqësinë e shkollës organizuan Festimin e Maturës në një shtëpi private, ku merrnin pjese disa klase maturantesh, të gjithë me veshje solemne. Ndoshta ky solemnitet i përfundimit të maturës ne atë mënyre shënon rastin e pashembullt në historikun e arsimit kombëtar.
Në dinamizmin e jetës së përshpejtuar , si rezultat i procesit të këtij ritmi që Seremb Gjergji i kishte caktuar vetes, ai kreu fakultetin e gazetarisë, filloi të merrej me ketë profesion, krijoj familje. dhe filloi t’ia jepte krahun kauzës së lirisë së Kosovës.
Edhe jeta demokratike në Kosovën e lirë, garat zgjedhore për ta ndërtuar ketë rend shoqëror në Kosovë, gjithsesi emri i Sermb Gjergjit do të mbetet në historikun e kandidimit të kandidatit të pavarur, për kreun e shtetit të Kosovës.
Serembi ynë iku nga kjo jete por kujtimet për njeriun e buzëqeshur me zemër të bardhë dhe me vepra të mbara mbetet përherë në kujtimet tona.
Ngushëllime të sinqerta familjes Gjergji, Serembi pushoftë në paqe!
I përhershëm kujtimi!

Klinë, 9 dhjetor 2022

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.