Këngën ta fal zemra !
—————————-
Ajo ndizet si valë
në lotet e mallit,
dhe fjalët i gdhënden
në palcen e gurit,
ruhet në shpirtë
si sytë e ballit,
se ka gjak ndër deje
me ngjyrën e flamurit
Nuk e njëh pleqerinë,
vetem rinohet,
dhe në faqet e maleve
të veshura me plagë,
ajo nuk shuhet,
ajo këndohet,
nuk pyet për rrebeshe
nuk pyet as për dallgë
–Pal Ceka
Një mik që kurrë s’të lëndon…..
——————————————
Tek ti,
e gjeta deren e çelur,
dhe shumë miq më shfaqen
nëpër fletë,
se bashku dhe pa gjumë
kemi ngelur,
veç të miren kam gjetur në jetë.
Dhe rrugëve të gjata
kemi ecur bashkë,
netëve dimerore
me shterngatë,
më ngrite çatinë
e s’më le jashtë,
çdo ditë, e çdo darkë…..
———-Pal Ceka
Në beben e syrit !….
—————————
Në beben e syrit,
në më të bukurin stacion,
sa i ëmbel që të duket
ënderrimi,
si në një det dashurie
lundëron,
me krahe fluturimi….
Mbi ato të bukura vetulla
të ranë ca rreze,
si diell mëngjesi
me vesë,
një ënderr të bukur
më ndeze,
në ato sy të ndritur
plot shpresë
Në atë ball të ndritur
po çel dashuria,
të fshehur e mbajnë
çerpiket,
aty mbretron
lumturia,
dhe në beben e syrit
rritet
——-Pal Ceka