Zbret pranvera mbi kitare !
——————————————–‐-
Tinguj zemre e dridhin telin
lule të bardha
në kitarë po çelin,
melodia pushton shtatin
si pranvera që të fal flladin
Lot gezimi rreshqet mbi tel
zbut çelikun e tinguj çel
të mbushin shpirtin
me nektarë,
zbret pranvera mbi kitarë
Ndize këngen e dridhe token
tingulli i ëmbel e zbut boten
është ilaq që pushton qiellin9
shperndan retë e të fal diellin
———-‐Pal Ceka
“””””””””””””””””””
Dikur ishte “B E S A “? ! …
—————————————–‐
Si relike e ndryshkur ka mbetur “Besa”
në dhoma muze po venitet,
pa vlera po mbetet dhe shkresa
bodrumesh të errta zvarritet….
Therrasim bulevardesh “Duam Liri”
po pse vall humbi “Besa” ? !…
të gjithë ne kemi vesh dhe sy
e çdo ditë degjojmë ngatrresa….
Nëpër rruget e gjëra ecim kuturu
e kudo ka zhurmë e konfuzion,
vertet që “Besa” është harruar
diku largë e vetmuar vetem lengon
——-Pal Ceka
“””””””””””””””””””
Iku dhe një ditë….
_______________________
Iku dhe një ditë
ngarkuar me urime,
një ditë e bekuar e jetes time
Ju jeni buzeqeshja
jeni lumturia,
se me ju jetojnë vitet e mija
Ja, sot filloj
edhe një vit tjeter,
urimet tuaja do mbesin në leter
Do ecin vitet,
e në kujtes do mbesin,
po urimet tuaja kurr nud do vdesin.
Ju mi mbushet sytë me lot dashurie në ditëlindjen time.
Me plot sinqeritet e përulje.
I juaj Pal Ceka