Këto ditë u kënaqa me palën e opozitës çirakët e saliut. Justifikimet e nivelit foshnjor ishin të një niveli pa nivel nga ata që pretendojnë se kanë diplloma e poste prej tre dekadash. Ekzistenca e tyre shpjegon regresin në të cilin jetojmë.
Futemi në temë.
Sadam hysein/Gadafi ishin burimet financiare me miliona $/€ për figura politike në shba/be (bush, macron, papandreu, tito etj) financonin të gjitha qeveritë e shteteve të zhvilluara, por në fund vendet e tyre u bënë shkrumb e hi nuk i shpëtoi karta e “pro amerikanëve”, “pro perëndimore” .
Pavarësisht se ishin të “preferuarit” e perëndimorëve, ata dhe vendet e tyre në fund e pësuan shumë keq. Në këtë tekst nuk do analizojmë përse dhe si, por do merremi vetëm me kartën që na përplasin surratit si, sala më pro amerikani. Faktet i keni në gugle, kërkoni do i gjeni në të gjitha gjuhët.
Këto shtete u shkatërruan plotësisht, popujt në të katër rrugët e botës, por kishte element që besonin se kjo ishte një ëndërr e keqe, nuk mund të ishin të vërteta.
Përse??
Sepse edhe atje kishte element mashtrues si opotita shqipfolëse që nuk mund tu ndodhte kjo drejtuesve të tyre nga perëndimi meqë sadami dhe gadafi ishin properëndimorë.
Losnin kartën e injorancës dhe budallait me publikun që nuk dinte e kuptonte politikën, dipllomacinë, agjenturat dhe mënyrën sesi funksionojnë këto veças dhe të ndërthurura me njëra tjetrën në kohë e periudha të ndryshme sipas interesave mes shteteve.
Politika, media dhe analët këto ditë mundohen të na bindin se sala është më pro amerikan se amerikonët, dmth më katolik se papa.
Të gjithë çirakët e tij dalin me justifikime nga më qesharaket të llojit se, amerikanët do pendohen, se rrufeja bie mbi lisat e gjatë (në fakt populli thotë, rrufeja nuk bie në hale). Kaçi akuzon Blinken për injorant, nënpunës i ramës, ndërkohë që sala nga ana tjetër përgatit terrenin për ikje e azil nëpërmjet avokatëve francez njësoj si Toptani dhe thaçi me shokë në Hagë.
Në irak dhe libi kur sadami/ gadafi u “dënuan” me vdekje qarkulluan lajmet e para se që të dy nuk ishin vrarë, por ishin pamje me njerëz që u ngjanin dhe në b/punim me agjensitë sekrete i inskenuan për t’u larguar e jetuar diku tjetër në botë.
Teoritë konspirative të këtij lloji qarkullonin nga irakianët dhe libianët në një pikë që filluan të përcillen dhe besohen në vende të ndryshme lindje/perëndim pa dallim se nga ku filluan dhe nëse ishin të besueshme.
E njëjta situatë na përcillet nga analët e saliut se ai është i pavdekshëm, hero, më amerikan se Bideja me shokë dhe se amerikanët duhet të ndiqen për tradhëti ndaj ShBA-së që shpallin kryeamerikonin sali si tradhtar. Kërkojnë nga amerika luftën kundër zyrtarëve antiamerikan dhe antisali në të njëjtën mënyrë siç dënojnë “whistleblower” (manning, assange, snowden etj) për shkeljen e aktit të spiunazhit.
Kërkojnë nga i plotfuqishmi rama që Saliu duhet të vlerësohet që mbron interesat amerikane dhe është fyer nga shpallja non grata pa e paralajmëruar. Në të njëjtën kohë ka aktivizuar avokat të huaj për të ruajtur dinjitetin në një shtet të tretë Francë që nuk ka juridiksion për ta ndjekur kundër shba-së.
Megjithatë mundohen të bindin ata pak ndjekës të opozitës se, saliu nuk do ndëshkohet.
Pikërisht për këto arsye të renditura më lart duhet të shmangim përsëritjen e këtij lajmi edhe në shqipëri, prandaj jam e mendimit që mos të dënohen me vdekje. Për këtë arsye u bë reforma në drejtësi që mos të na paraqesin ndonjë klloun me maskat e salikes duke na hedhur hi syve si popull gjoja i vranë dhe drejtësia u vendos. Të funksionojnë si muze, kush nuk beson të shkoj për ti parë nëpërmjet një bilete simbolike, të fitoj arka shtetit nga këta monstra pas tre dekadash shkatërrimi total.
Burgu është varianti më i sigurtë në këto raste për të mos patur teori konspirative të këtij lloji qesharak që, frymohen nga gjiri salist në mbrojtje të berishizmit tridhjetvjeçar.
E vetmja shpresë që kemi është të krijojmë institucione të forta që mos të na shesin skenare të tilla për të na ofenduar llogjikën siç bëjnë në lindje për të mbajtur gjallë në mënyrë simbolike, mitet e këtyre figurave që të mbajnë ndezur zjarrin e luftës në ato zona të pasura që perëndimi ka arsyet e veta.
Shpëtimi ynë i vetëm, ndëshkimi i tyre ligjor që të jetë shembull për dekadat e brezat që vijnë.
Më poshtë një kolazh fotosh me titujt e lajmeve më pikante që qarkullojnë në shqip dhe në anglisht.
Ne nuk do të përjetojmë një skenar të tillë qesharak në aspekt kombëtar e rajonal.