Ndodhitë e orëve të fundit janë interesante. Saliu pas thirrjeve për dinjitet dhe gjyqin në francë sepse nuk ishte “Paralajmëruar” bën një lëvizje të pritur.
Situata merr kthesë me disa deklarata politike nga çirakët e tij (jari, kadilli).
Saliu, pasi kuptoi se bëri autogol duke i treguar gishtin e fajtorit shba-së për të ruajtur imazhin publik, kuptoi se ngjarja duhet të merrte një kthesë ndryshe.
Kush mund ta bënte këtë më mirë sesa çirakët e saliut? (Jari/kadilli.)
– Doli lajmi nga të dy se saliu e dinte shpalljen non grata muaj më parë.
– Sulmojnë lulushin dhe dt e zgjedhjeve të kryetarit të ri brenda partisë pikërisht disa ditë para se të votojnë anëtarët dhe çirakët e saliut.
Kujt i shërben kjo situatë, pd-së, apo pseudoheroizmit të saliut?
Nëse është hero nuk do e pengonte fakti që e bënë non grata, ashtu siç proklamon saliu se shba ishin në borxh ndaj tij.
Shba nuk ka borxhe ndaj tij, por saliu ka borxhe ndaj amerikës e cila për hir të lojës ndërkombëtare për interesat e ruajtjes së sistemit, stabilitetit bënte një sy qorr e një vesh shurdh duke “toleruar” deri sa erdhi situata në pikën e vlimit që rrezikohej gjithçka që ishte luajtur në këtë rajon midis nëntokave lindje perëndim. Saliu bënte lojë të dyfishtë prej tre dekadash deklaronte lart e poshtë si proamerikan, por vendimet, veprimet, aktet, marrëvedhjet, b/punimet e fshehta tregonin se ishte çirak i kampit frankorus (+arabogreke).
Përse nuk i duan pseudoheronjtë si saliu, thaçi me shokë pikërisht kur munduan të rrezikonin jo vetëm luftën, por do shkëmbenin territoret duke e futur shqiptarizmin në një spirale që nuk do e merrte veten përshekuj duke i rrezikuar statusin e “autoktonit” pikërisht atë që reklamojnë sikur po i shërbejnë.
Përse amerika ndëshkon pseudoheronjtë, sepse ca dykëmbsha shqipfolësa thonë se donin të mbronin tokat shqiptare se amerika donte tia jepte rusisë. Nëse gjoja bënë luftën, përse amerika thotë të kundërtën?
Nëse saliu paska shpëtuar trojet shqiptare nga plani amerikan kundër kosovës nga po ata që bindën botën dhe mundësuan luftën e pavarësisë së kosovës, atëherë përse shba e shpall non grata si kryepersonazhi që ka penguar zhvillimin e faktorit shqiptar në vend e rajon?
Përse ka nevojë saliu të përdori sërish kosovën te trushplarët shqipfolës për të shpëtuar atë pak imazh që i ka mbetur?
Interesante, apo jo??
Saliu si individ nga aspekti psikologjik është rast i jashtëzakonshëm për ta përdorur si specie në studime neuropsikologjike dhe mjekësore.
Rast për t’u studjuar sesi manipulon, mashtron prej tre dekadash ndërkohë që, skema e tij është ekspozuar dhe nuk ka fuqi siç kishte më parë.
Këto akuza, sulme, deklarata në media ditëve të fundit, kujt i shërbejnë?
Imazhit të saliut, shqipërisë, demokracisë, zhvillimit, përparimit, apo b/puntorëve në krim të saliut (rusi/francë/vendet arabe), të cilët luajnë gurët në prapaskenë në bazë të zullumit që kanë bërë në tre dekada ndaj këtij vendi?!
Këto “deklarata” të çuditshme hedhin në erë gjyqin në Francë për faktin se e bazoi padinë në faktin se, “nuk ishte në dijeni”, i akuzon se e publikuan vendimin pa e paralajmëruar.
Nuk ishte vendim gjykate, por një shtet sovran, i zoti i shpisë ka të drejtë të shprehi se kë do dhe kë nuk do në shpinë/vendin e tij.
Ji në dijeni se Saliu me vetëdije dhe paramendim vepron në një krim tridhjetvjeçar antishqiptar.
Meqënëse gjyqi ishte një kërcënim bllof, atëherë duhej bërë diçka që të shpërqëndrohej vëmendja dhe mungesa e seriozitetit të saliut. Mënyra më e mirë është të sulmosh ata që ke pranë meqse ata që ke përballë nuk ke shans juridikisht dhe moralisht për ti goditur. Atëherë duhet të paktën të lozi kartën e heroit të vetshpallur në lidhje me çështjen e Kosovës.
Sërish Kosova kryetemë nga goja e pseudogeroit sali në një kohë që i bëhet presion serbisë, greqisë, francës të njohin Kosovën.
Përse krahu antishqiptar frankorus e nxjerr saliun në skenë pikërisht tani?
Rastësi??
Mbase
Unë nuk besoj në rastësi.
Në çdo krim dhe kriminel duhet të shfaqen dy elementë thelbësorë, viktima dhe mundësia.
Si jua merr mëndja se shba do rrezikonte pjesëmarrjen në luftë, pavarësinë e Kosovës dhe interesat e saj ndërkoh që saliu i vetshpallur hero që e shpëton amerikën, e cila do ti japi serborusisë pjesë nga Kosova, ndërkoh që amerika e shpall saliun non grata.
Kjo nuk ka sens, llogjikë.
Çdo krim nuk ka sens, as llogjikë!
Cila mëndje e shëndoshë do i hante këto brroçkulla si të vërteta??
Sulmet ndaj lulushit kujt i leverdisin?
Lulushi ç’faj ka për krimet e saliut?
I mjaftojnë ato që ka.
Përse e sulmojnë lulushin sikur ia punoi saliut dhe pd-së ndërkoh që, është e kundërta.
Lulushi mundohet të shpëtojë të paktën partinë, anëtarësinë, sistemin, meqënëse saliun e mori peropia dhe po shkatërron gjithçka.
Ashtu siç e kishte thënë në frëngjisht; “pas meje, qameti” po ashtu është duke vepruar me deklaratat e pakuptimta dhe të çirakëve në oborrin e tij.
Saliu është i vetëdijshëm për përballjen me amerikanët dhe do të tërheqi me vete të gjithë që nga 90a deri më sot.
Personalisht të gjitha këto lëvizje, sulme më përcjellin një shije të keqe dhe më shtojnë me dhjetra pyetje për qëllimet që fsheh dhe kujt i shërbejnë.
Në çdo krim janë dy pyetje kyçe për ta zgjidhur ngritur çështjen.
Pse dhe kush?
Përgjigjet e tyre janë thelbësore, plotësojnë nj tjetrën, por edhe ndihmojnë për të përcaktuar njëra tjetrën.
Në këtë rast dimë se saliu është përgjigja e pyetjes, – kush?
Nëpërmjet pyetjeve që lindin nga ato që thotë saliu me çirakët e tij na japin përgjigjen e pyetjes Pse? në lidhje me sjelljen, veprimtarinë, vendimet që e inkriminojnë atë në lidhje me gjithçka socialopolitike dhe ekonomike në vend e rajon.
Nëse zbërthen pse-në atëherë mund ta mbërthesh nëpërmjet ligjit përpara drejtësisë për krimet tridhjetvjeçare në b/punim me familjarë, miq dhe kolegë.
Pyesni përse mbas çdo lajmi që del prej tyre.
Mos ndaloni pyetjet që të çojnë te e vërteta e hidhur e këtij vendi nën sundimin berishist.
Vetëm kur arrin të kuptosh krimin dhe atë që e kryen atëherë mund ta mbërthesh me fakte e ta ndëshkosh atë nëpërmjet ligjit.
Kaq e thjeshtë!