22.5 C
Tiranë
E premte, 15 Maj 2026

Partizane Furtuna

Teta Genta do ju mësojë si të lidhni e të kuptoni titujt e lajmeve për çështjet që ndikojnë faktorin shqiptar në vend e në rajon dhe jo vetëm.XMA Header Image
1- 13/5/2021, Xhorxh Robertson, ish sekretar i përgjithshëm i NATO-s i drejtohet Bullgarisë të tërheqi Veton kundër Maqedonisë së Veriut për në BE.
2- Shpallet lista me zyrtarë, biznesmenë dhe pronarë media pro ruse të cilët janë kundër ecurisë së Maqedonisë së Veriut duke hapur çështje për gjuhën, kulturën e të tjera për të ndaluar, bllokuar proceset e reformave që ka ndërmarë Zaev vitet e fundit.
3- 1/6/2021, Krijohet Prokuroria e BE-së kundër korrupsionit ndaj fondeve të bashkimit europian nga vendet anëtare. Rumunia, ish Kryeprokuroria Laura Kovesi, do të jetë në krye të institucionit të ri i cili do të ketë prokurorë nga çdo vend anëtar të cilët do të ndjekin paratë se ku kanë përfunduar.
Kjo është skema mikro dhe makro kundër krimit në aspekt ndërkombëtar, europian, rajonal dhe vendor.
Pasqyrimi i lajmeve në këtë mënyrë nëpërmjet listimit të titujve dhe kolazhit të fotove mund të bëj më të lehtë lidhjen llogjike në kokat tuaja. Mbase do të kuptoni sesi zhvillohet lufta kundër ndikimit të faktorit sllavorus në rajon që filloi me kryeprokurorin dhalla, berishën në Tiranë, Thaçi me kompani në Hagë, Gruevski në Shkup, dhe vazhdon me zyrtarë, biznesmenë, në Bullgari në një kohë që bllokojnë ecurinë e Maqedonisë së veriut duke vendosur veto.
Me të drejtë thoni çfarë ndodh me vendet si Greqi, Serbi, Mali i zi?
Nëse do ndiqnit situatën do e kuptonit se ata janë në fazën e drurit dhe karrotës. Ndërkoh që në këto vende durimi dhe karrota nuk funksionon më prej tre dekadash dhe kaluan në fazën e dytë të listave të zeza.
Ky është emëruesi i përbashkët sesi luftohet krimi i organizuar, korrupsioni në nivele të larta politike e shtetërore sidomos kur bllokojnë zhvillimin, unifikimin e tregut të lirë në vendet që u përmendën të cilat më pas me vendimet dhe korrupsionin e tyre bllokojnë në nivel rajonal.
Pikërisht për të gjitha këto akte, vendime politike mbahen shënim personal, lëvizjet, llogaritë, paratë që lëvizin, pagesat, kompanitë, interesat, niveli i korrupsionit, i krimit, b/punimi i mafias me politikën, median, biznesin, drejtësinë, të cilat paguhen në aspekt dipllomatik në arenën ndërkombëtare.
Toleranca dhe tërheqja e përparësive dhe pasiviteti i palës shqipfolëse në të gjitha trevat shqiptare në tre dekadat e dipllomacisë rajonale dhe botërore që ndikuan faktorin shqiptar në mënyrën më negative arriti në pikën kulminante të situatës duke e futur të gjithë rajonin në Zonën e Kuqe nga politika e jashtme amerikane. Faktori rus me të gjithë këta persona në këto vende rrezikonte zonën e influencës perëndimore përpara asaj araboturkoruse.
Ndarja e zonave të influencës midis dy kampeve.
Ne si shqiptarë në këtë moment të historisë në të cilën nuk ka ideologji politike me ndarje të qarta, jemi (pjesërisht) me faktorin amerikan për shkak të interesave tona ndaj shqiptarizmit dhe të luftës së tyre gjeopolitike me turkogrekorusinë.
Kaq e thjeshtë!
Për palën amerikane rrezikohej interesi i tyre, në çështjen e shqiptarizmit ne rreshtohemi me palën amerikane, për asgjë tjetër.
Sidomos në një periudhë të njerëzimit që kalon krizë identiteti politik, ideologjik, social që nuk ndihmon në forcimin e faktorit të brendshëm të vendit, por e dobëson prej tre dekadash me emigracionin dhe politikat antishqiptare që e kanë çuar zvarrë çështjen e shqiptarizmit duke u katandisur më keq se një shekull më parë para luftës së parë botërore kur dëbonin shqiptarët nga trojet tona, kosovë, serbi e sotme për në turqi, arabi e gjetkë si turq apo myslimanë.
Për ta konkluduar, përfunduar mendimin, të gjithë në rajon janë në listë të zezë nga departamenti amerikan për t’u përballur me drejtësinë e vendeve të tyre, por edhe me drejtësinë e bashkimit europian.
Kaq e thjeshtë!
Kuptuat gjë, apo t’ju’a këndoj?!
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.