11.5 C
Tiranë
E shtunë, 15 Shkurt 2025

Pashk Alia

 

Mund të jetë një imazh i 1 person

Ne kemi nevojë për mësues të tillë!
Ky është edhe një nga mesazhet që kam dashtë me përcjellë në librin tim;
“ Virtyti i diturisë”
Përveq të tjerave, a mundet mësuesi me hy ne boten e nxenësit, në psikologjinë e tij, ta ndjekë hap pas hapi dhe për ti bërë që ata të vijnë me dëshirë dhe me dashuri në shkollë! Aq më shumë kur nxenës të ndryshem kanë një hall, një problem, një nevojë, ata e jane ndryshe, sa e duhur do të jetë ndërhyrja e mësuesit, e mësuesve, trupave pedagogjike!
Sa përfshihen mësuesit në debate e biseda për raste të tilla!
Sa domthenëse janë fotot qe kam hedhur me poshte, të tilla nga nje film shqiptar!
Puna e mësuesve dhe angazhime të tilla në raste të tilla duhet të jetë me durim, pa lodhje, me sakrifica, sakrifica për të fituar një njeri, njeriun e neserm!
Kjo sjell edhe kolektivitet, ua rrite pristigjin mësuesve para komuniteteve, të behesh një me nxenësit me trupen pedagogjike, me fshatin!Mund të jetë një imazh i 1 person
Dhe ja përfundimi, një nxenës i cili per nje sjellje jo etike te nje mesuesi kishte braktisur shkollen por qe i ndikuar nga mësuesi, i cili me durim e lodhje arriti me u bërë si të tjerët!
Por qe edhe mësuesi i angazhuar në këtë arritje, shndrrohet në një figurë e nderuar dhe e respektuar nga fshati, komuniteti sot, aq sa nuk e ndajnë nga eventet e tyre, madje pjesë të familjeve!
“”””””””””””””””””

Nuk e dua këtë lloj Bashkimi Europian!
Zhgënjim total!
Shqiptarët rrëzuan monizmin duke therritur ne kor, “ e duam shqiperine si gjithe europa”
Çdo te ndodhte me nje femije, kur ai ende nuk di te flase as te ece, nese do ti thuhej, nuk te fusim ne familje nese nuk rritesh!
Po si do rritet ai pa mbeshtetje!
Si do te rritej nje specialist nese qysh diten e pare i kerkon te jete ne maje te suksesit, pa i dhene fare ndihme!
Keshtu ngjan edhe me Shqiperine ne marrdhenje me Bashkimin Europian!
Vertete qe Shqiperia ka probleme, ka nje klase politike per me shume se 80% te saj, qe nuk i duhen gjë as dreçit!
Po nuk e kam fjalen tani per keta, por per Bashkimin Europian!
A nuk beme ne ne keto 29 vite ashtu si tha Europa, Fondi monetar Europian, Gjykata Nderkombetare, Komisioni i Venecias?
Po beme gjithcka ata thane ata, madje mesuam edhe ato gjera te vogla sa na vinte per te qeshur, dhe qe i dinim prej mijra vitesh, deri ne ate mase edhe per veprimet me te thjeshta, rreformat ekonomike, dhe jo pa qëllim ai skeçi na ben të qeshim kur referuesi europian na bente leksion ne pas nentëdhjetes edhe se si zihet rakia, gje qe e kemi bere nder shekuj me mire se sa edhe vete Europa!
Po a nuk eshte ky Komision Europian, i cili ka dhjetra vite qe na thote, jo kete vit po tjetrin, dhe vitet ikun tutje dhe ne mbetemi ketu!
Po si more shqiptaret kane levize lirshem qysh para qindra vite, jane shkolluar, kane blere prona ne shtete te ndryshme, ndersa sot jo, ata shikphen si dele e zeze!
Po keta shqiptar qe bekan zullume, trafik, kriminalitet, ku i mesuan keto zalleme, aty pra ne keto shetete te Europes, sepse ne Shqiperi deri ne vitin 1991 nuk i njihnin keto marifete!
A kuptojne lideret Europian qe kundershtojne, se ju po u privoni levizjen dhe bashkimin me Europen, te me te mirve, te ndershmeve, zoterinjve intelektual, sepse jane keta qe nuk e shkelin ligjin per te emigruar paligjshmerisht, sepse ata qe bejne veprime dhe sherre siq thuani ju, ata aty i keni sepse i lini vete te hyjne, sepse ata per te bere ato gjera bashkepunojne me njerez qe jane nenshtetas tuaj, dhe ne vend qe aty tua mbyllni rrubinetat per gjera qe kane burimin ne shtetet tuaja, e nxirni merzitjen me shqiptaret qe jetojne ne kete vend!
E dini ju lider europian se Kosova nen jugosllavi kishte levizjen e lire, tani e çliruar nuk e ka?
Une nese do vijoje ky lloi koncepti pranues, nuk e dua fare ate bashkim, dhe sot nuk po e them, por mabse nje dite po, do te jem i shtrenguar ta them, faktin se paska bere mire Enver Hoxha, qe doli vullnetarisht nga organizma te ngjashem a te tille, ne vitet ‘ 50- te, duke e quajtur jo komisionin e ndihmes, por te skllaverimit europian!
Keto krime qe dikur fliste Franca, Holanda etj. jane shtuar edhe qysh se me presionin e Europes u hoq ligji i denimit me vdekje, se ndryshe do mateshin ata qe bejne krime. A nuk u tkurr ushtria shqiptare ne sa nje batalion, u shkaterruan tere ato pasuri te ushtrise, avion e gjithcka, ndermarrje ekonomike, etj., pikerisht se thate ju!
A nuk u shkaterru tere sistemi bankar, ku shqiperia nuk ka asnje banke, perjashtuar Banken e Shtetit, te cilen edhe ate e terheqin per hunde pikerisht bankat e nivelit te dyte me banka mema ne shtetet europiane ardhur ketu pikerisht nga vendet tuaja! Dhe dini se keto banka, parat e shqiptarve nuk i japin me kredi te favorshme per biznesin dhe publikun shqiptar, por i tranferojne ne vendet tuaja per fitime me te larta!
E pra me thuani, cili eshte ai vend qe zhvillohet pa kredi, pa mbeshtetje! Po si mund te zhvillohet, kur kursimet e shqiptarve ne librezat e kursimit te bankave tuaja, filiale ne Shqiperi, i merr me 0.09 % ne vit, ndersa kredit ua jep me 9-10-13 a 24% ne vit? As vleren e inflacionit nuk ua japin!
Keshtu shqiptaret, te cilet pune nuk kane, sepse sipas mesimeve tuaja u shkrine tere ekonomite e vendit, ndermarrje qe shume ishin rentable, pra nuk kane pune, jo se nuk e duan punen!
Qe parat e tyre i marrin filialet e benkave tuaja dhe i investojne jashte vendit, etj., cfare tjeter mund te bejne vetem te turren nga syte kembet.
E pra cfare prisni nga Shqiptaret per ti bere pjese tuajen?
Shume titullar europian, madje edhe te Bashkimit Europian, te Komisionit, deklarojne hapur, se Shqiperia po ben reforma qe te tjere as i kane nisur si psh., reforma ne drejtesi, etj., po cfare Bashkimi eshte ai formacion ku tre veta, tre anetar te Baahkimit Europian bejne ligjin mbi 25 te tjere.
A ka mundesi qe ne kete Bashkim Europian, te kemi aq unanimitet, nderkohe te arrihet kjo ne nje Europe ku veprojne ineteresa nga me te tmerreshme, shpesh edhe mafioze, ca ne interes te nje shteti kunder shqiperise, a te nje tjetri!
Po fundja, si mund te arrihet ky lloj uniformiteti ne nje Europe a bote te tille, e cila nuk e ka kete tager, unitetin se pari ne familje me 3-4 veta! Po si mund te arrihet ne 28 vende anetare!
Dhe shajne sistemin e para ,90- tes ne Shqiperi, sepse parulla e tij ishte, te gjithe per nje dhe nje per te gjithe!
Kjo qenka vije pune pikerisht ne Europe, ku 25 anetar jane beniamin ndaj një shteti si ai Rumun!
Ndodh kjo edhe pa patur argumente bindese!
Me kete veprim duhet te dini se nuk keni penalizuar as kriminelet as politikanet! Te dyja ne pozicionet e tyre, te ndara dhe shpesh te bashkuara, i kane punet te rregulluara!
Ju duke bere pranimin, do te kishit ndikuar per tua shkurtuar ditet te dy paleve nese do te benin zallume!
Penaliteti juaj ne kete rast ndikon vetem mbi shqiptaret! Por mbi ata qe u jane bere duart me kallo, pikerisht duke ju duartrokitur dhe thirrur; “ E duam shqiperine si gjithe Europa”!
Jo une se pari nuk e dua nje Europe si kjo Europe, e cila sundohet nga tre vende, qofte kjo edhe Franca, europe qe nuk ka autoritet e vizion per te bere me te miren per nje vend, qe syt i ka tek ajo!
E di gje Makron , se Shqiperia i afron Europes shume gjera, mbase me me vlere se sa paraja, malli, i afron mes tjerave histori, virtyte, vlera, profesionist, dhe jo me kot Gjermania i hapi dyert per specialsitet shqiptar!
Le te inetresohet dhe te mesoje se qindra vepra arti shqiptare te kultures se Komanit, te rrembyera pikerisht nga konsulli frances adminsitrohen ne France? Se nga fshtrat e Zadrimes jane marre variacionet e hardhise se rrushit dhe jane mbejlle ne France. Se misri pas Gjermanise ne Europe eshte mbjelur pikerisht ne fushat e Zadrimes.
Duhet ta dine se tokat shqipatre kane 30 lloj pasuri minerale, 20 milion ton rezerva nafte, se ne vitin 1974 Shqiperia prodhonte 52 milion m3 gaz natyror, qe ze vendin e dyte ne Europe per rezerva ujore, te 17-tein per rezerva bakri, se ne vitin 1993 shqiperia prodhonte 3.43 miliard KW energji elektrike. Ka mbi 32900 lloje bime medicionale.
Dhe me e forta eshte se Shqiperia ne vitin 1669 eksportonte ne France nga porti i Durresit, 3000 kv dyell, 15.000 kv leshe te imtash, 600 ngarkesa anije me grure .
E di ai se Shqiptari Azil Ujku, hartoi kodin e pare te ligjeve te vendit Rumun, nje veper me 187 faqe, e shtypur ne jashi ne vitin 1646, e mes tyre 40 nene ishin shume te rendesishem. Ne saj te Jazil Ujku dhe Mati Trikt, rumunet munden te degjonin meshen e pare ne gjuhen rumune.
Ishte po ky Azil, siq veren Hammer ne vll.10 fq 119, i cili i pagoi patriarkut grek, 260 qese me ar, per te marre trupin e Shen Paraskevit dhe per ti derguar ne Rumani, duke paguar edhe 300 qese te tjera ar, per ta ransportuar deri ne Jashi i cili per kete u be i njohur si nje hero ne hapsirat rumune.
Qe Shqiperia i dha botes dhjetra e qindra figura dhe burra shteti, te cilat drejtuan ne shume shtete, si Aleksandrin e madhe te Maqedonise, Pirron II te Epirit, 12 perandor romak e bizantin, i dha Spartakun, Nene terezen, i dha dy pape dhe nje mori kardinalesh, disa mbreter te Egjiptit, nje dinasti e cila sundoi aty per 148 vite, deri ne vitin 1952.
Shqiptaret luftuan per Italine 500 vjet, mes tjerave perkrah Garibaldit.
Pa folur per rolin e Skenderbeut ne mbrojtje te Europes kunder osmanve!
Dua pra nje Europe qe merr vendime me shumice, jo qe e sundon nje pakice!

Demokracia nuk eshte pakica, por shumica!

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.