Mikeshat e mija !

Respektin për ju do t’a kthej në vargje!!
Dhe fjalët për ju do i kthej në mjaltë,
Si brum i gatuar në majë,
Se jeni miq mendje artë.
I dua mikeshat e mia,
Të jenë me shpirt të dlirë,
Njeriu gjithmonë përsoset,
Dhe në ditë të vështirë.
I dua mikeshat e mia,
Të jenë pa filtër,
Me virtyte të larta,
Dhe me shpirt të çiltër.
Kam shume mikesha,
Qe me duan dhe i dua,
Se ato që shtiren,
Si lan lum e përrua.
Kam shume mikesha,
Që si blej e si shes,
Njeriu që është njëri,
Të do pa interes.
Jeta nuk jetohet vetëm,
Do njerzillek,
Kur shpirti mbushet plot,
Ka mirësi me bollëk.
Bëni sa më shumë miq e mikesha,
Se do ikim një ditë,
Kur shpirti është plot,
Jeton mrekullitë.
Jeton mrekullitë,
Jeton me kualitet,
Vetmia është e zymtë,
Shpirtin t’a vret.
PAVLINA BARDHO BUBULLIME LUSHNJE
7.10.2020.
“””””””””””””””””
I vrava vitet e mija
Me pune lodhje e mundim
Ashtu me iku rinija
Dhe kurrë sgjej shpagim
Duar plot kallo e libra
Ka rrjedhur jeta ime
Here shume e qete
Here plot zhgenjime
Kur humb sensin e kohes
Dhe te vijnë mendimet
E ne perhumbje
Marin udhe kujtimet
E flaka tutje vetminë
Si xhaketë e vjetër
Fillova te mblidhja kujtimet
E ti hidhja ne leter
Po ato janë shume sa shume
Mundohem here here ti zgjedh
Naten me lene pa gjumë
Si zog i. plagosur mendimi me bredh
Oh kujtimet dhe vitet e mia
Jane shperndare si re lart ne qiell
Ndaj doja t’i qimtoja
Dhe ti nxirja ne driten e ne diell
Degtisen ato hera herës
Perplasen ne horizont
Me dhembin shume mua te mjeres
Ne çdo ditë te zakonte
Dhe ashtu qete qete
I mbledh kujtimet e mia
Ne çdo faqe e flete
Kryeneçe qendron pleqeria.