Më ço për të shëtitur bir, kam ende këmbë të forta; të eci përkrah teje nuk do ndihem kurrë e plakur…
Më fto në shtëpinë tënde bir, të dielave së paku; për një drekë apo darkë, të ndjehem e shoqëruar dhe e plotësuar me Ju
Më fol me dashuri bir, mos më kundërshto gjithmonë, mos u irrito; ne te moshuarit jemi si femijët na pelqen të na llastojnë, të na buzëqeshin, përqafojnë…
Festo përvjetorët e mi, mos kritikoni “marrëzitë” e mia; Do të përpiqem të jem e fortë dhe do mundohem të përballoj hidhërimet …
Mos më largo nga jeta jote, mos më fol me zemërim; ende e kam mendjen të qartë, kam akoma kujtimet e dikurshme …
Eja e më vizito në shtëpi biri im, nuk do të të kërkoj asgjë; vetëm praninë tënde dhe të vazhdoj si gjithë jetën time të të shikoj me dashuri fytyrën, njeriun që je bërë…
Mos më lër të trishtuar dhe të vetme, mos më thuaj të shtrihem se jam e lodhur; mjekët gabohen bir, dhimbja është në Shpirt.
“”””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””
Publikuar nga Pellumbesha Ymeraj Cobo
E DASHUR ,GRUA !
Më ler të të puth në ball,
të ndjej lëkurën e rreshkur,
të lexoj gëzimet e çdo hall
që akoma s’kanë të reshtur.
Më ler të të puth në të dy syte
që akoma flasin me pikë loti
për ato që ndjen shpirti yt
që une s’munda, s’isha i zoti.
Më ler të të puth buzët e thara
që nxorën vetëm mjaltë,
ku fjalët që iu dilnin të para,
ishin me bukë e jo me baltë.
E dashur grua, nënë e rrallë !
Më ler të të puth duart e tua
që na mbajtën shpirtin gjallë
që përkedhelën femijët e mua
Më ler të të puth flokët e mbetur,
zbardhur në mendime e shpresa,
nga meraku që ska për t’u tretur
për fëmijët, nipër, mbesa…
Më ler të të përulem i gjunjëzuar
para madhështis,- figurës grua,
për të gjitha që me ke dhuruar
si një fisnike, e shtrenjtë për mua.
Më ler të të puth në të ëmblat faqe
e të nisem në parajsën që po pret,
me shpresën që do prehem në paqe,
për Ty e gjithshka që bëra në jetë.
Më ler të të jap dhe të timen uratë
…që t’mos më lesh fëmijët jetim.
-Uroj të kesh shëndetin, jetën e gjat,
duke marre nga të gjithë të njëjtin urim !
…@Sokrates