MË MUNGON.
Më mungon çdo ditë,
Më mungon çdo natë,
Më mungon era jote, baba.
Më mungon zeri yt,
Më mungon puthja jote,
Më mungojnë sytë e tu, baba.
Më mungon loti i fundit
Më mungon dorë e ngrohtë,
Më mungon gëzimi yt, baba.
Më mungon kur jam e gëzuar,
Më mungon kur jam e mërzitur,
Më mungon forca jote, baba.
Më mungon dita e fundit,
Më mungon buzëqeshja jote,
Më mungon të thërras, në emër, baba.
E botuar. Malli ma zë frymen!
“””””””””””””””””””””
Erdhe të pushosh në doren time,
Si shpërblim, më dhurove këngen tënde,
Nuk besoj në magji, as në magjistarë,
Por i vogli zog, më bëri të dashuroj dimrat,
Ti këndoj pranverave, vjeshtës ti thur vargje,
Me veren e nxehtë ti ngroh shpirtërat.
Egërsirat do gjunjëzohen para zërit tënd!
“”””””””””””””
VARGJET.
Vargjet e pashkruara,
Ja le amanet yjeve.
Ato e ndaluan ndriçimin,
Kur ndaloj frymarrja jote.
Pusho në paqë poet,
Amaneti juaj do kryhet.
“””””””””””””””””””
Larg,
Aty ku ëndrrat,
Vijnë të hidhura.
Larg,
Mbetur në harresë
Nga dheu im.
Larg,
Zemrën e ngrirë,
Për lindjen t’ime!
“”””””””””””””””””
Kur isha e vogel,
Nëna ime shkonte në punë,
Ashtu, këmbëzbathur dhe sy përlotur,
Kurse unë fshihesha mbas deres së guzhinës,
Dhe qaja me gojen e mbyllur.
Ashtu e strukur,
Qaja derisa më zinte gjumi.
Dhe fshihesha që mos më shikonin,
Vëllezërit dhe motra ime më e madhe,.
Nuk doja të mërziteshin per mua.
Si nuk m’u hoq ai dreq zakoni.
Por të ndjesh dhimbjen e të tjerëve,
Lotin, vuajtjen dhe sakrificat,
Të bën të ndjehesh e gjallë mes reve,
Në këtë botë të ftohte që e ngrin edhe ajrin.
“””””””””””””””””
NË DHJETORIN E HUAJ
Shqipëria ime!
Vendlindja ime!
Atdhe!
Mall shumë mall kam për ty,
Asgjë nuk më duket e bukur,
Kur larg teje jam,
Larg dashurive,
Që zemra me to rrah,
Ëndrrat me ty shikoj.
Aty linda,
Aty u rrita,
Aty mësova ç’është dashuria
Mendja më rri te ju
Vendlindja ime!
Shqipëria ime!
Atdheu im!
Vetëm në gjakun tuaj
Jeta ime është jetë.
Ju më mësuat ç’është errësira,
Ju më mësuat ç’është drita,
Ju më mësuat cila stinë bleron pranverë
Kur hyn një vit,
Kur një tjetër del,
Këtu në dhjetorin e huaj.