14.5 C
Tiranë
E mërkurë, 1 Prill 2026

Pena brilante e poetes:Prena Prendi

Burgaxhiu…Mund të jetë një imazh i një ose më shumë persona

Në burg jam por jo kriminel
Mos më gjykoni e shihni me habi
U futa me nda ,ku ishte një sherr
I quajta vëllezër ,bashkombësit e mi.
Gishtin nga unë mos e drejtoni
Mos më shani me fis e gjini
Duhet ik sherrit ,ju mund të thoni
Të bëj se nuk shoh,nuk mu duk burrni.
Fjalët e të parëve,veshët m’gumëzhuan
Mikun e shokun e sheh në nevojë
Ndërhyra t’i ndaj,më keq u ngatrruam
Bëj mirë e gjej keq,kësaj i thonë.
Burgaxhi jam,s’kam vjedh e as vra
As me pazare jo nuk jam marrë
Fajin së bashku pranova me nda
E quajta shokun tamam sikur vllanë.
Ah more miq kush “pak”gabon
Dënimin e merr pa cak e limit
Këshillat e prindit, bën mirë kush dëgjon
Larg t’i qëndrosh sherrit e njeriut lig.
Ka ndër ata që sjellin viktimë
Shpejt e çuditshmën merr pafajsinë
Dikush i tij është vesh me pushtet
Xhepin fatbardhi e ka plot me lekë.
Mos të mohojmë se ka dhe të mirë
Fytyra u nxihet e me sy nuk shohin
Për njeriun e tij kërkojnë drejtësinë
Ryshfete e miqtë nuk duan t’i njohin.
Shpresat i kemi për vitet që vijnë
Përpara ligjit ,të jemi njësoj
Të kemi besim të gjithë në drejtësinë
Sipas fajit këdo ,të dënojë.

P.Prendi 08.04.2022 Firenze(Itali)

“”””””””””””””””””””””””Mund të jetë një imazh i 2 persona dhe njerëz në këmbë

Tezes time…
Nëse do i vija në radhë
Për këtë teze do thoja shumë
Nëse kush i thërriste nënë
Këtë do bëja edhe unë.
Derë e shtëpisë gjithmonë çelur
Për këdo miq e gjini
Te ajo të gjithë jem’ mbledhur
Si për hall e për njerëzi.
Bujarinë kishin pa cak
Për të gjithë ishin njëlloj
Pa mërzi si ditë e natë
Për këdo në nevojë.
Zoti desh mos të kishin fëmijë
Shtëpi e tyre ,gjithmonë plot
Hyja e dilja porsi bijë
Si harroj për jetë e mot.
Para kohe u largue
Pa i mbush shtatëdhjetë e dy
Me dy vargje me e kujtue
Shumë më deshën ,porsi fëmijë.
Në librin tim të zënë vend
Vargje zemre plot me mall
Emrin e saj ,me e përmend
Kush e njohu e brezat tanë.

P.Prendi 02.04.2022 Firenze (Itali)

“””””””””””””””””””””””

1 prill-dita e rrenave…
Merak jam ,me më ik kjo datë
Ditë e bukur e pranverës
Me i kushtue ,ca vargje “t’artë”
E cilësuar ditë e rrenës.
O sa mirë,të ish veç kjo
Brohorasim të gjithë sa jemi
Jemi ngop e kush s’beso
Sa po flasim,shpesh me veti.
Herë -herë ngjet, san -valentin
Ditë e bukur e dashurisë
Ca të ndarë e ca tu grind
Miss buzëqeshja e fotografisë.
Mos t’përmend ,fjalën pushtet
Na lëviz kapaku i kokës
S’rrejnë një ditë,por disa vjet
Jemi ba ,gazi i botës.
Ditë e bukur,ditë pranvere
Qoftë e rrenave ,vetëm kjo
Lule të bukura na ke sjellë
Paqë e gëzim,paçim kudo.

P.Prendi 01.04.2022 Firenze(Itali)

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.