
Ziliqari me sy pa drit…
Katran zi e ka at shpirtë.
Po dhe mëndjen plot trazi.
N’asnjë cep nuk gjen qetsi.
Si fantazm në ëndrra t’veta.
Më çdo kusht don me i dal e drejta….
Po harron se nga pakujdesia.
Zemër e shpirt ja vret zilia.
Mos u bani njerëz të shkret… se
zilia shum larg ju qet.
Ju humb qetësinë e mënd e kres.
Pa pritu fillon ngatrres.
Ti zili…ndërton fole.
N’zemra t’njerzve që nuk kan fe.
Se ba me pas fe veç nje grim.
Nuk e mbajn afër zilin.
Eh zili pika e belas.
Shum po i merr. njerzit n’pik t’qafs.
Të qasen ty se s’ju ec mar.
Eeee për gjithçka bahen ziliqar.
Eh zili…mos t’paçim lakmi.
Afër njerzve t’mir mos rri…
Se ata e kan zemren e bardh.
Paqe e bekim gjithkund përndajn.
O njerëz t’mirë kudo që jeni.
Sa ma larg zilin ta keni.
Ecni para me hapin tuej .
Pa i sjell mërzi kerkuj.
Ju baj be besa në zot .
Njerzit jan t’mërzitun fort.
Kan nevoj me tret mërzi.
Jo më pas zilinë për bri.