19.5 C
Tiranë
E mërkurë, 13 Maj 2026

Përgatiti: Albert Z. ZHOLI

Nëntorët kanë sjell për shqiptarët ngjarje të mëdha dhe kthesa të rëndësishme historike

Katër nëntorët e Shqipërisë

Përgatiti: Albert Z. ZHOLI- Gazeta Telegraf.

Për shqiptarët, muaji nëntor, gjithmonë është karakterizuar me ngjarjet më të mëdha në historinë e këtij populli. Që nga 28 Nëntori i vitit 1443, kur Gjergj Kastrioti-Skënderbeu ngriti flamurin ne Krujë, e deri në ditët e sotme, nëntorët kanë sjell për shqiptarët ngjarje të mëdha dhe kthesa të rëndësishme historike që lidhen me flamurin, me kombin. Flamuri, një emër krenarie, që në vetvete ngërthen tërë qenien e kombit. Aty sintetizohen për bukuri: bujaria, besnikëria, trimëria, burrëria e mbi të gjitha sakrificat tona shekullore për liri e pavarësi. Dhe, përherë i pandryshuar, kuqezi. Ngjyra që flasin shumë. Toka mëmë e larë me gjak. Në mes shqipja dykrenare që sogjeton përplot kujdes e krenari. Atdhetarët tanë nuk pushonin së vepruari. Me penë e me pushkë, brenda e jashtë. Çetat çlirimtare kishin mbushur malet. Qielli i Shqipërisë përflakej nga betejat e pareshtura. Vlorës, këtij djepi të shqiptarizmës i takoi fati ta përgatiste edhe terrenin e shpalljes së Pavarësisë. Në gjakun e derdhur brenda viteve 1910-1912 zuri embrion shteti i vockël shqiptar…Plaku i urtë vlonjat, Isamail Qemali, me atdhetarë të tjerë, duke ndjerë rrezikun, nxitonin pa u ndalur. -O sot, o kurrë!- thanë ata, dhe vraponin nëpër Evropë. Atdheu ishte në zgrip të zhbërjes, andaj lypsej trimëri e mençuri…

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.