Carla del Ponte
Deklaratat e saj antishqiptare në librin e saj që nuk kanë gjetur konfirmim…
(…) “Zyra e Prokurës, kishte marrë në vazhdimësi informim se, hetuesit dhe funksionarë të UNMIK kishin marrë nga një skuadër me gazetarë të besueshëm, mbi faktin se në vijimësinë e muajve të verës 1999, shqiptarët kosovarë kishin transportuar me kamion, përtej kufirit mes Kosovës dhe Shqipërisë, në Veri, 300 njerz të grabitur.
Këta të burgosur në fillim kanë qënë në kapanone dhe në struktura të tjera, në lokalitetet me qytete Kukësin dhe Tropojën.
Sipas burimeve të gazetarëve, që ishin identifikuar vetëm si shqiptarë të Kosovës, disa prej të burgosurve më të rinj, dhe më në formë fizike, që ushqeheshin, vizitoheshin nga mjekët dhe nuk goditeshin asnjëherë, kanë qënë transferuar në të tjera struktura paraburgimi në Burrel dhe rrethinat, njëra nga të cilat ishte një kasolle ( baraca) mbas një shtëpie të verdhë, informonin gazetarët (shqiptarë) e cila ishte përgatitur si një dhomë kirurgjike fati; dhe këtu, kirurgët, hiqnin organet e të burgosurve.
Këto organe më pas, janë informimet, përcilleshin përgjat aeroportit të Rinasit afër Tiranës, për klinikat kirurgjikale jashtë vendit, për tu trasplantuar me pagesë të sëmurëve: një ndër informatorët kishte bërë vet trasplantim prej këtyre dorzimeve në aeroport.
Viktimat pa një veshkë, riçoheshin përsëri në kasolle deri në momentin që vriteshin, për organe të tjera jetësore; në këtë mënyrë, të burgosurit e tjerë ishin të bindur për fatin që i priste edhe ata, dhe sipas relacionit, luteshin të terrorizuar, të vdisnin menjëherë.
Ndërmjet të burgosurve që janë sjellë në këtë kasolle ( pas shtëpise se verdhë, shënimi im, L.Shmilli) kishte gra të sjella nga Kosova, nga Shqipëria, (?!) nga Rusia dhe nga të tjera vende sllave dhe dy burime thoshin se ndihmonin për të varrosur kufomat rrotull shtëpisë së verdhë dhe në një varrezë aty afër.
Sipas burimeve operacioni kontrabandë i organeve zhvillohej nën njohjen aktive dhe bashkveprimin e oficerëve ndërmjetës dhe shtabit të UÇK. Hetuesit e Gjykatës zbuluan se nëse informacionet e gazetarëve ishin të paplota, detajet ishin koherente mes tyre dhe konfirmonin informacionet mbledhur nga Gjykata.
“Materjali brënda ( i Zyrës së Prokurorisë) nuk…përmban materjale specifikuese për Shqipërinë; por deklarime të pavërtetuara, të personave dëshmitarë dhe materjale të tjera të cilat i disponojmë e që konfirmojnë dhe zgjerojnë informacionet e sipërthëna…”
Vijon, nesër…
“”””””””””””””””””””
Carla del Ponte
-Gjuetia-
Pjesa e 6

“Më 2002 ishte tashmë e qartë se hetimet e Prokurorisë mbi dhunën në Kosovë kishin takuar vështirësi dhe zhgënjime si ato që po pësonte UNMIK në tentativat e tij për të vendosur nën proçes qindra antarë të UÇK, të rangut të ulët, akuzuar për krime lufte. Kemi nevojë për prova mbi zinxhirin e komanndimit të UÇK, kemi nevojë të dimë cilët antarë kanë marrë detyrën në pjesët përbërëse, ata që luftonin në hapësirat e rëndësishme dhe, kur këta zyrtarë e kanë pranuar detyrën.
Gjatë vizitës time në Washington, më 8 Mars, 2002, kujtoj që autoritetve amerikane të cilëve Zyra e Prokurores u ka paraqitur një numur kërkesash për asistencë me kritikë të rendësishme për të hetuar UÇK, dhe, megjithatë, pavarsisht gatishmërisë për numurin e shumtë të çështjeve, nuk kishim marrë asgjë. “Nëse proçesi i gjykimit, kërkon të ketë ndonjë konsensus në Serbi, hapet, kështu, rruga, në një farë mënyre, pajtuese; nevojitet që krimet e UÇK të zbardhen”, u them. “Padrejtësia është farë e luftrave të ardhshme!”
SHBA, përgjatë forcës ajrore të NATO i kanë ofruar një mbështetje deçizive UÇK. Besoj se pavarsisht mbështetjes me fjalë të Gjykatës, Washington nuk e sheh me sy të mirë inkriminacionin ndaj liderëve të UÇK, sepse ky inkriminim do të komplikonte përpjekjet ndërkombëtare për të krijuar institucionet e reja në Kosovë dhe do të vononte momentin në të cilin Pentagoni mundet të spostojë trupat e tij nga Kosova në Afganistan dhe në të tjera fronte në luftën kundër Al Qaeda. Vendet e tjera të NATO, nuk paraqesin një situatë më të mirë. Në tetor 2003 jam në Londër dhe takohem me drejtuesin e Foreign Offis, Jak Staw. Vuan. Sapo i kanë dhënë një kafshim dhëmbi mbi gjykim…Merzitemi për mungesën e bashkpunimit nga ana e Regno Unito.( Mbreteria e Bashkuar). Zyra e Prekurorisë, ka rikërkuar informacion mbi strukturën e UÇK dhe dalim nga takimi të bindur se qeveria britanike, mashtron kur afirmon se nuk ka asnjë njoftim.
Një muaj më vonë se udhëtimi në Washington, jam përsëri në Beograd. Gjer dhe Natasha Kandil më thotë se nuk mund të ndihmojë hetuesit e Gjykatës sepse nuk gjen shqiptarë të predispozuar të deponojnë kundër egërsiviteteve të kryera nga UÇK, tek e cila përveç drejtimit Thaçi e Çeku, është dhe një komandant i tretë, Ramush Haradinaj, që është afirmuar si lider i UÇK në Kosovën perëndimore në kufi, me Shqipërinë. Kandiç thotë që dëshmitarët shqiptarë nuk pranojnë të flasin për këto incidente edhe me hetuesit e të drejtave të njeriut. Më vonë, po në këtë ditë, i themi zëvendës kryeministrit të Serbisë Nabojsha Coviç që Prokuroria po projekton me UNMIK dhe organiizacione të tjera, të bëjë një hetim vlerësues shkencoro-legal në dy lokalitete, njëri ndër të cilët është sit pranë liqenit të Radonjic, përfolur si vend për ekzekutime në Kosovën perëndimore. Coviç thotë që do i jap Gjykatës një listë me 195 site me mundësi ekzekutimesh dhe që ja ka dhënë, këtë listë, UNMIK, një vit më parë, por nuk ka asnjë informacion për rezultatet. Kërkon të nxitet UNMIK dhe KFOR të japin informacione mbi të zhdukurit, qeverisë sërbe.
Coviç është pesimist mbi drejtuesin e ri të UNMIK, Michael Steiner, një diplomat gjerman që ka marrë pjesë në iniciativën ndërkombëtare në. Bosnje-Herzegovina, mbas luftës. Më njofton se Steiner mundet të më këshillojë të evitoj inkriminimet e shqiptarëve dhe se shqiptarët meritojnë cdo mënyrë falje. “Do të thonë vetëm ato që ju dëshironi tju thonë”, tha Coviç.
Përgatiti dhe përktheu, L.Shmilli, Genova, 18 nëntor 2020.