13.5 C
Tiranë
E shtunë, 16 Maj 2026

Përgatiti: Erjon Dervishi 

   
“Nuk është e lehtë të jesh 3 herë kryeministër”/ Eksperti amerikan për Ballkanin: Bekoni ambasadorët, opozita të jetë besnike, Rama sa më serioz me qeverinë

Fitorja e mandatit të tretë nga ana e Edi Ramës, është komentuar nga studiuesi dhe eksperti i zhvillimeve të Ballkanit Perëndimor, Daniel Serwer.

Profesori i njohur nga John Hopkins University në Shtetet e Bashkuara, ka shprehur bindjen se tij se roli i ambasadorëve të huaj në Shqipëri është tepër i rëndësishëm dhe se prezenca e tyre duhet madje të bekohet.

Për opozitën ka disa këshilla, ku më kryesorja është fakti mos braktisjes së parlamentit.

Intervista e plotë për “Shekulli”-n

  1. Edi Rama është për herë të tretë Kryeministri i Shqipërisë. Çfarë mendoni për këtë?

Unë mendoj se kur të merrni një shumicë në parlament ju duhet të jeni Kryeministër. Nuk është e lehtë ta bësh atë tri herë. Unë e përgëzoj atë!

  1. A mendoni se tani Shqipëria do të bëhet një regjim më autoritair apo shtet më demokratik?

Procesi zgjedhor duket të jetë përmirësuar shumë. Kjo do të thotë për mua se po bëhet progres demokratik. Tani vendi ka nevojë për një opozitë besnike që është e gatshme të marrë pjesë në parlament dhe të detyrojë qeverinë të japë llogari.

  1. Kemi parë shumë ndërhyrje nga ambasadorët e huaj, mendoni se kjo është e nevojshme për një vend si Shqipëria?

Bekoni zemrat e tyre. Ata, do të thotë mirë.

  1. E fundit ka të bëjë me të ardhmen e Shqipërisë në BE. A kemi ndonjë shans me Ramën në mandatin e tretë për të fituar diçka në lidhje me Bashkimin Europian?

Sigurisht, me kusht që Rama të drejtojë një qeveri serioze për miratimin dhe zbatimin e acquis communautaire, lufton korrupsionin dhe mbështet një gjyqësor të pavarur.

Përgatiti: Erjon Dervishi 

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.