Nga cikli
“REFREN I QYTETIT TIM! “- MIGJENI
Nje 50 vjeçare i gjymtuar qe lip ne rruge.
Ti buzeqesh! ?
Ti di te buzeqeshesh?
Ti buzeqesh
se une te hodha 10 leke ne dore?
O Zot sa bukur!
Ti i lumtur buzeqesh,
por a e di
çfare mund te blesh me to
o i gjore?
Asgje.
Por ti prap buzeqesh!
Zoti te ruajte thua
dhe me veshtrimi e lumtur,
me shume mirnjohje,
me perciell mua!
Dhe serish doren zgjate.
Edhe nje!
Edhe nje!
Edhe nje!
Te lutem edhe nje lek thua.
Grimca buzeqeshje ne syte e tu.
Po Zoti a shikone vall?
Jo Zoti ne qiell,
por Zoti ne toke. . .?
Zotat me mire me thene
a shikojne valle?
Zotat qe ekraneve shkelqejne
si te lare me qumesht,
a me krem lyer ato lekuret e buta.
A e vrasin mendjen ne rrone a s ‘ rrone?
Ne listat per vota te kane,
por nuk e dine ne se je gjalle!
Dhe ti shtrin doren dhe bezeqesh.
Me sy perenduar,
kur Zotat qeshin me buzet vesh me vesh
dhe me xhel floket ferkuar. (! ! )
Dhe une. . .
ndiej dhimbje per ty,
sikur
Vetem dhimbja ime
te ka munguar! ! !
Autori Perikli Çuni 2021
“””””””””””””””””””””””””
ZULLUMQARET.
( FABUL )
Mullixhiu dite dhe nate,
bluaj miser, bluaj grure,
qe njerezimit buka thate,
mos t’u mungoi kurre.
Dy hajdut, hajdute te mjere,
vane ta vrisnin kete here.
Nje me kete ane, tjetri me ate ane,
shtine, . . . por veten e vrane.
Mullixhiu bene çudi!
Vete shtine, s’i vrau njeri.
Zullumqare more te mjere,
vrate veten kete here.
Autori Perikli Çuni.