16.5 C
Tiranë
E dielë, 22 Qershor 2025

Përktheu Lekë Imeraj – shkrimtar dhe përkthyes

Adolf Hitler (1889-1945)

  1. Lange-Eichbaum

Adolf Hitleri ishte fëmija i katërt, nga gjashtë fëmijët e çiftit Alois dhe Klara Polzl. Që në moshën fëminore, Hitleri grindej me babain e tij emocional, i cili më vonë, nuk e përfilli fare idenë e tij, për t’u bërë piktor.

Në vitin 1900, i vdiq i vëllai, Edmundi, e icili vinte pas tij. Pas vdekjes së tij, ai u distancua dhe u mbyll në vetëvete.

Shkollën fillore e mbaroi me nota të shkëlqyera. Por vetëm kaq. Në shkollën dhjetëvjeçare (Real Schule), në Linz, ai paraqiti probleme serioze, në disiplinë dhe përparim. Mbeti disa herë në klasë. Përfundimishte e braktisi shkollën.

Në Linz, ai ra në kontakt me Dr. Leopold Poetsch i cili i jepte histori. Mësimet e tij u bënë shkak për lindjen e idesë së racës superiore dhe antisemitizmit.

Që në moshën rinore, ai shfaqi interes në nacionalizmin gjerman, dhe e iniroi fuqinë austro-hungareze. Ky nacionalizëm u bë forca diktuese e jetës së tij.

Në vitin 1903, papritur, i vdiq babai. Në vitin 1907, ai shkoi në Vienë. Aty punonte si punëtor me meditje dhe pikturonte në akuarel. Megjithëse nuk e kishte përfunduar shkollën dhjetëvjeçare, konkuroi për në Akademinë e Arteve. Nuk fitoi. Pas vdekjes së nënës, në dhjetor të vitit 1907, u kthye në Linz.  Në vitin 1908 rikthehet në Vienë, bën përseri kërkesë për të vazhduar studimet në Akademinë e Arteve. Përseri nuk fitoi. Pa para, me përjashtim të ndihmës sociale për jetimët, ai jetonte si i paçati. Për ca kohë banoi në shtëpinë e përbashkët të burrave pa çati.. Hitleri e përshkruan këtë kohë, si momenti që, brënda tij, për herë të parë, i lindi antisemitizmi. Megjithatë për këtë thënje, ka pasur debate.

Në vitin 1913, Hitleri kaloi kufirin austriak dhe shkoi në Mynih. Megjithëse mjeku psiqiater e kishte diagnostikuar „I paaftë për përdorim arme“, me shpërthimin e Luftës së Parë Botërore, ai bëri kërkesë për t’u mobilizuar në ushtrinë e Mynihut. Në vitin 1914 u pranua, në rradhët e ushtrisë, pa shtetësi gjermane. Ai mori pjesë në disa beteja të mëdha luftarake. Në betejën e lumit Somme u plagos. Në të gjitha veprimet luftarake, u dallua, për guxim dhe trimëri. Për këtë u falënderua dhe u dekorua me medaljen „Eiserne Kreuz“, Klasi i Parë dhe „Schwarzen Wunde“.

Hitlerin e helmoi përfundimi i luftës. Ai u shokua nga kapitullimi i Gjermanisë në vitin 1918. Si shumë nacionalistë të tjerë, edhe ai mendonte se, ushtria gjermane, dështoi nga drejtimi i keq, dhe u tradhtua nga marksistët. Ai e mendoi Traktatin e Versajës si poshtrim, vçanërisht çmilitarizmin e Rhainlandit dhe deklarimin e Gjermanisë si shkaktare për shpërthimin e luftës.

Pas luftës, Hitleri u rikthye në Mynih dhe vazhdoi punën në ushtrinë gjermane.

Si oficer i sherbimit të fshehtë, ai vëzhgonte grupimet politika dhe sociale. Partia Punëtore Gjermane (DPA) i tërhoqi vemendjen. Ai përvetsoi shumë ide të themeluesit të partisë, Anton Drexler, si antisemitizmin, nacionalizmin dhe antimarksizmin.

Në shtator të vitit 1919 ai u antarsua në partinë DPA e cila e ndryshoi emrin në Partia Punëtore Nacionalssocialiste Gjermane (NSDAP), Shpesh përdoret, e shkurtuar, Nazi.

Hitleri i krijoi vetë simbolet e partisë NSDAP. Si simbol kryesor zgjodhi kryqin e thyer.

Nuk e hiqte nga mendja tradhtinë e Traktatit të Versajës kundër Gjermanisë. Me fjalimet e tij kundër traktatit, u bë shumë i njohur. Ai demaskonte politikanët rivalë, marksistët dhe hebrejtë. Në vitin 1921, Hitleri e spostoi Drexlerin si udhëheqës i partisë NSDAP.

Diskutimet pasionante të Hitlerit, në birraritë e vogëla të qytetit, dhe kudo ku kishte njerëz, e tërihqnin gjithnjë e më shumë publikun. Simpatizantët e tij e thërrisnin „Fuehrer“ (udhëheqës). Nga simpatizantët e tij të parë ishte kapiteni i ushtrisë, Ernst Roehm, shef i organizatës nacionaliocialiste Sturmabteilung (SA) e cila siguronte grumbullimet e njerëzve dhe sulmonte ashpër kundërshtarët politikë.

Me 8 nëntor 1923, Hitleri me organizatën SA, në një birrari të madhe në Mynih, sulmuan kryeministrin e Bavarisë, Gustaf Kahr i cili kishte shkuar në një takim me popullin. Hitlri deklaroi fillimin e revolucionit nacional dhe paraqiti qeverinë e re.

Pas disa veprimeve të ashpëra luftarake, ku humbën jetën shumë qytetarë, puçi i Hitlrit dështoi. Hitleri u zhduk. Pas dy ditësh, policia e gjeti dhe e arrestoi. U akuzua për tradhti të lartë dhe u dënua me pesë vjet heqje lirie, me vuajtje denimi në burg. Pas nëntë muajsh, për sjellje të mirë, u lirua me kusht.

Gjatë qendrimit në burg, ai shkruajti pjesën e parë të librit dhe manifestin e tij, „Lufta ime“. Vëllimi i parë u botua në vitin 1925 dhe i dyti në 1927. Libri i tij u përkthye dhe u botua në njëmbëdhjetë gjuhë. Deri në vitin 1939 u shitën rreth pesë milion kopje. Libri ishte një vepër e propagandës dhe genjeshtrës, ku tregonte planet e Hitlerit për transformimin e shoqërisë gjermane, në një shoqëri të basuar në racë.

Kriza e madhe ekonimike botërore, me miliona të papunë, i ofroi Hitlerit në Gjermani, një shans politik. Republika parlamentare gjermane e kishte humbur fillin. Në vitin 1932 Hitleri kandidoi për funksionin e Bundeskancelarit përballë 84 vjeçarit, Paol von Hindenburg. Në dy runde të votimit, Hitleri zuri vendin e dytë. Në rundin e tretë mori 36 për qind të votave. Hindenburg, megjithse nuk ishte i kënaqur me votimin dhe rezultatin, për hirë të unitetit, e pranoi fitoren e Hitlerit. Hitleri e shfrytëzoi postin e tij si kancelar, në fakt, për të verndosur një diktaturë të djathtë. Ai e shfyrtëzoi rastin e zjarrit të dyshimt në godinën e parlamentit gjerman për të shfuqizuar kushtetutën dhe arrestuar kundërshtarët, pa vendime gjyqësore.

Ai dhe bashkëpuntorët e tij, e deklaruan veten të plotpushtetshëm, vendosën kontroll të plotë mbi pushtetin legjislativ dhe ekzekutiv. Partitë politike në parlament shtypeshin gjithnjë e më shumë. Deri në fund të qershorit 1933 partitë e tjera politike u shkrinë.

Me 14 qershor 1933, partia NSDAP u deklarua parti e vetme legale në Gjermani. Në tetor të atij viti, Hitleri deklaroi daljen nga Unioni i Pupujve, organizëm ky nga traktati i Versajës.

Në qender të sulmit u vu edhe opozita militare. Organizata SA, për të siguaruar sa më shumë pushtet politik dhe ushtarak, organizoi Natën e Gjatë të Thikave, një terror ky i tmerrshëm i cili zgjati nga 30 qershoir deri me 2 korrik 1934. Në këtë natë persekutimi humbën jetën qindëra njerëz.  Roehm, një rival i vërtetë i Hitlerit dhe udhëheqës të tjerë të SA si dhe një seri nga armiqt politikë të Hitlerit, u gjurmuan gjithandej dhe u vranë.

Ditën e vdekjes të Hindenburgut, gusht 1934, kabineti nxorri një ligj të ri, sipas të cilit, suprimohej funksioni i presidentit dhe funksionet e tij i bashkoheshin bundeskancelarit. Me këtë ligj, Hitleri u bë udhëheqësi i vetëm i kombit. Njëkohësisht edhe komandant i përgjithshëm i ushtrisë. Nga ai moment, Gjermania kishte vetëm Hitler.

Nga viti 1933 deri në shpërthimin e luftës në 1939, Hitleri me regjimin e tij NS, kishin nxjerrur qindëra ligje dhe urdhëra për kufizimin dhe izolimin e hebrejve në shoqëri.

Për zbatimin e këtyre ligjeve antisemite, ngarkoheshin të gjitha strukturat e shtetit dhe pushtetit. Ishin vendime naziste, të padiskutueshëm, për përndjekjen e hebrejve.

Me 1 prill 1933, Hitleri nxorri një ligj për bojkotimin e ndermarrjeve dhe institucioneve të  hebrejve në gjermani. Kudo u organizuan mitingje antisemite me parullat: Gjermanë! Mbroni veten! Mos bleni tek hebrejtë!

U sulmuan dyqanet e hebrejve dhe ua dhanë në përdorim gjermanve.

Ligje plus, kufizonin pjesmarrjen e nxënësve dhe studentëve hebrej në shkolla dhe univeristete, largimin nga puna të hebrejve që punonin në shëndetësi, drejtësi, financë.

Zyra qendrore e shtypit dhe propagandës bënte thirrje për aksion kundër të huajve.

Studentëve u bënë thirrje që, rreth 25 mijë libra të shkruar nga të huajtë, të digjeshin.

Artistët hebrej, ndalohsshin të dilnin në skenë, u bllokuan filmat e tyre dhe shkrimet.

Me datën 9 dhe 10 nentor 1938, ndodhi tragjedia e madhe kundër hebrejve, ajo që do të mbetej në kujtesën e njerëzimit me emrin „Nata e Kristaltë“. Në gjithë Gjermaninë, Austri dhe pjesërisht në Sudetenland, nazistët sulmuan sinagoget dhe shtëpitë e hebrejve.

E ashtuquajtura „Nata e Kristaltë“ e cila u quajt e tillë për shkak të thyerjes së xhamave të shtëpive, dyqaneve, sinagogeve dhe kudo, ishte nata e persekutimit të madh. U vranë rreth 1000 hebrej dhe u arrestuan rreth 30 mijë të cilët, do të vazhdonin rrugën drejtë dhomave të gazit.

Politika e Hitlerit, për hygjenizimin e racës, vuri në shenjestër jo vetëm hebrejtë, por edhe gjermanët me të meta mendore dhe fizike. Për këtë ai nxorri një ligj të veçantë eutanazie, sipas të cilit, nga viti 1935 deri në 1938, u ekzekutuan rreth 200 mijë gjermanë, të paaftë fizikisht dhe menderisht, fëmijë dhe të rritur. Të njejtin fat paten edhe 70273 të paaftë për punë.

Homoseksualët ishin pjesa tjetër e popullsisë e cila do të përjetonte persekutimin e madh. Nga viti 1933 deri në vitin 1938 u arrestuan rreth 100 mijë të tillë, dhe u dërguan në dhomat e gazit.

Në kampet e përqendrimit, homoseksualët detyroheshin të mbanin një shirit ngjyrë rozë, në formë trekëndshi në krah, për t’u identifikuar si homoseksualë.

Në periudhën 1939 deri në fund të luftës së Dytë Botërore 1945, nazistët ishin varsësit e rreth 11 milion njerëzve të pafajshëm. Ndër ta, rreth 6 milion hebrej, një e treta e hebrejve të Europës.

Ata që u persekutuan dhe ekzekutuan masivisht, në vemdet e persekutimit si Auschwitzi, Birkenau, Bergen-Belsen, Dachau dhe shteti Treblinka, ishin hebrejtë, komunistët, homoseksualët, dëshmitarët e jehovit dhe sindikatat.

Të burgosurit në kampet e perqendrimit, ndër të tjera, përdoreshin edhe si „kafshë eksperimetntale“, për studime mjeksore.

Duket se Hitleri nuk i ka parë kurrë kampet e perqendrimit dhe nuk foli kurrë për vrasjet masive. Për atë kishte rëndëesi shfarosja e armiqve të tij, dhe jo mënyrat e shfarosjes.

Në vitin 1938, Hitleri, bashkë me shumë udhëheqës të tjerë të Europës, nënshkruajti të ashtuquajturin „Pakti i Mynyhut“. Sipas këtij pakti, teritoret e Sudeten do t’i riktheheshin Gjermanisë dhe do të tërhiqeshin disa vendime të Traktatit të Versajes. Për sukseset e arritura në këtë takim, Hitleri, nga gazeta Time, u deklarua „Njeriu i Vitit“.

Ky sukses dipllomatik, vetëm hapi oreksin, për një dominancë të re të Gjermanisë.

Me 1 shtator 1939, Gjermania pushtoi Polonin dhe hapi rrugën për Luftën e Dytë Botërore.

Si reagim, Anglia dhe Franca, dy ditë më vonë, i shpallën luftë Gjermanisë.

Në 1940, Hitleri nisi marshimin e madh luftarak në drejtim të Norvegjisë, Danimarkës, Francës, Luksemburgut, Hollandës, Belgjikës.

Në fund të shtatorit, Hitleri, nënshkruajti paktin e bashkëpunimit luftarak me Japoninë dhe Italinë, i ashtuquajturi „Aksi i fuqive“.

Me 22 korrik 1941, Hitleri shkeli paktin e mossulmimit me Stalinin dhe nisi trupa të shumta ushtarake kundër Bashkimit Sovjetik. Trupat gjermane pushtuan teritore shumë të mëdha të Bashkimit Sovjetik. Hitleri e vlersoi të pamundur  dhe e refuzoi rrethimin e Leningradit dhe Kievit.

Kjo i dha mundësi Ushtrisë së Kuqe që të riorganizohej për kundërsulm. Në dhjetor të vitit 1941, marshimi i ushtrisë gjermane, u ndalua para portave të Moskës.

Me 7 dhejtor Japonia sulmoi Pearl Haror në Hawaii.

Tani Hitleri dhe aleatët e tij do të përballeshin jo vetëm me rezistencë të vendeve të vetmuara, por me koalicionin e fuqishëm, i cili përbëhej nga Britania e Madhe, poerandoria më e madhe e botës, me në krye Winston Churchillin, me Shtetet e Bashkuara, fuqinë më të madhe financiare të botës, me në krye Franklin D. Roosevelt dhe Bashkimin Sovjetik, me ushtrinë më të madhe të botës, e komanduar nga Stalini.

Urdhërat laftarakë të Hitlerit bëheshin gjithnjë e më të befasishëm.

Në fund të vitit 1942, trupat gjermane nuk arritën të vinin nënkontroll Kanalin e Suezit, gjë që u shkaktoi humbjen e kontrollit mbi vendet e Afrikës Veriore.

Trupat gjermane humbën edhe në betejën e Stalingradit (1942-1943) humbje që u mendua fillimi i fundit të fuqisë së Hitlerit si dhe betejën në Kursk (1943)

Me 6 qershor 1944, aleatët perendimorë, zbarkuan në veri të Francës. Shumë oficerë të ushtrisë gjermane, arritën në konkluzionin, se e kishin humbur luftën dhe epoka e Hitlerit kishte marrë fund. Çdo përpjekje për të vazhduar ishte vetëm aventurë që do të rrenonte gjithë Gjermaninë.

Kundëeshtarët organizuan kundër Hitlerit të ashtuquajturin „Komplloti i korrrikut“ por dështoi.

Në fillim të vitit 1945, Hitleri e kuptoi se Gjermania e kishte humbur luftën. Ushtria e Kuqe e kishte sprapsur ushtrinë gjermane drejtë Europës Perendimore dhe kishte rrethuar Berlinin. Aleatët angloamerikanë, nga ana perendimore, i afroheshin gjithnjë e më shumë Gjermanisë.

Me 16 Janar 1945, Hitleri, u vendos në një bunkier, në Berlin, afër godinës qeveritare.

Bunkieri do të quhej Vendkomanda e Fuehrerit. Pallati i nëndheshëm prej betoin, kishte 30 dhoma dhe një sipërfaqe 2700 meter katror.

Muret e bunkierit ishin mbushur me piktura vaji, dhe dhomat të pajisura me mobilje moderne. Kishte një pus uji të brëndshëm, motorr diezel për drita, sisteme ajrimi dhe të tjera gjëra që i duheshin Hitlerit për jetë nëntoksore, sa më normale.

Në mesnatën e 29 prillit 1945, Hitleri u martua me shoqen e tij Eva Braun, me një ceremoni të vogël, në bunkierin e tij.

Në atë moment, ai u informua mbi ekzekutimin e diktatorit italian Benito Mussolini. U trondit shumë por, duket se jo aq për humbjen e aleatit të tij të ngushtë, Mussolinin, por për faktin se edhe atë, do ta priste i njejti fund.

Me 30 prill 1945, Hitleri vrau veten, nga frika se do të binte në dorë të trupave armike.

Ai piu një dozë zyan dhe e qelloi veten në kokë. Mendohet se, në të njejtën kohë, gruaja e tij Eva, piu dozën me zyan.

Kufomat e tyre u vendosën në një krater bombe, afër godinës së kancelarisë. Pjesët e mbetura të kufomave të tyre, u lyen me benzinë dhe u dogjen.

Me 2 maj 1945 Berlini ra në duartë e Ushtrisë së Kuqe të Bashkimit Sovjetik. Pesë ditë më vonë, me 7 maj 1945, Gjermania iu dorëzua aleatve, pa kushte.

Një ekspertizë mjeksore, e vitit 2018, mbi dhembët dhe kockat e Hitlerit, të cilat ishin ruajtur për shumë vite nga sherbimi i fshehtë rus, u vërtetua se, Hitleri kishte vdekur nga helmimi me zyan dhe një goditje me armë në kokë.

Veçoritë tipike të personalitetit të Hitlerit kanë qënë: sentimental, histerik, i ftohtë, i rezervuar, terbues, agresiv, i paarsyeshëm, sadist, i çrregullt, i rrëmbyeshëm, befasues, vetëshkatrrues, fanatik, i padisiplinuar, paranoiak, i ekzaltuar, llafazan, fantazues, zemërak, hakmarrës, radikal, destruktiv, kurioz, arrogant, instinktiv, orator, grindavec, labil, kokëfortë, vullnetfortë, detyrues, pervers, endrrimtar, superaktiv, ekstrem, mikroborgjez, demagog, i pabesë, makut, vrasës gjakftohtë dhe me paramendim, terrorist, nacionalist, racist, i pamoralshëm, idemadh, i pashpirt, i pashkolluar, asocial.

Përktheu Lekë Imeraj – shkrimtar dhe përkthyes

 

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.