Mëkati vdekjeprurës i osmanëve.
nga Hamed Abdel- Samad
Kur isalmistët konfrontohen me historinë e tyre të rënjes, në të shumtën e rasteve, si shkak, mendojnë dhe fajsojnë pushtuesët e krishterë. Në librat e historisë vështirë se mund të gjesh një fjalë për mongolët apo rënjen e Bagdadit. Ishin ata që gjatë pushtimit të vendeve arabe shkatërruan masivisht kulturën dhe diturinë arabe. Pushtuesit nga Azia Qendrore, mongolët, në vitin 1258, i boshatisën të gjitha bibliotekat e Bagdadit dhe i hodhën librat në Eufrat. Shkencetarët dhe dijetarët u vranë, mjeshtrit u dëbuan forcërisht në Azinë Qendrore. Megjithatë, nxënësit arabë në shkollë mësojnë shumë më tepër për krimet e kryqëzatave dhe luftën për Jeruzalemin. Kjo ka të bëjë me faktin se mongolët, më vonë, u konvertuan në islamë dhe kjo i lau barbaritë e tyre në botën islame, në emër të xhihadit dhe zgjerimit të islamit. Edhe fakti që mongolët sot nuk pretendojnë për rikthim teritoresh, mendohet akt pozitiv nga islamistët.
Nga ana tjetër, europianët mendohen dhe trajtohen si pasardhësit e kryqëzatave, si hallka të një zinxhiri të gjatë perendimor të armiqëve të islamit.
Pas kryqëzatave, europianët u shfaqën në botën arabe si kolonizatorë, grabitën popujt arabë dhe nxituan perendimin e botës islame. Kështu gjykohet në botën islame.
Megjithatë, që nga kryqëzata e fundit në shekullin e 13-të dhe deri tek marshimi i Napoleonit mbi Egjiptin në vitin 1798 kishin kaluar 507 vjet, periudhë kjo që perendimi kishte qëndruar larg botës arabe, dhe vështirë se e kishte penguar në zhvillimin e saj.
Çfarë bëri bota islame gjatë kësaj kohe? Kush ishte shkaku që e bllokoi zhvillimin e shkencës dhe kulturës gjatë kësaj periudhe kaq të gjatë, në botën islame?
Le t’i hedhim edhe një sy të kaluarës: Pas rënjes së Bagdadit dhe dobësimit të pushtetit islam në Andalusia, turqit u bënë supërfuqia e re. Ata u muslimanizuan dhe krijuan Perndorinë Osmane e cila kreu luftra pushtuese shumë të suksesshme duke marrë kontrollin mbi Kostandinapol, zemërën e bizantit. Dy herë u shfaqën Osmanët para portave të Vjenës: në vitin 1529 dhe 1683. Ata pretendonin se, i vetmi qëllim i luftrave të tyre pushtuese, ishte përhapja e islamit.
Në atë periudhë, Lindja e Afërt, ishte prej kohësh e muslimanizuar dhe megjithatë e pushtuan osmanët, vranë vëllezërit e tyre të besmit islamë dhe në vitin 1516 pushtuan Sirinë. Një vit më vonë pushtuan Egjiptin, para se të vendosnin kontrollin e tyre mbi të gjithë rajonin. Katërqind vjet të sundimit osman mbi gjysëm hënën e botës arabe, nga Maroku i sotshëm deri tek brigjet e Golfit Persik. Ajo pjesë e botës u izolua nga lidhjet dhe kontaktet me pjesën tjetër të botës, me shkencën, kulturën dhe zhvillimin perendimor.
Turqit fitimtarë, përhapën një ideologji të frikshme dhe konservatore dhe krijuan imazhin e gruas si njeri i pavlerë të cilin e spirancuan kudo në vendet e pushtuara nga ata. Apatreidi gjinor, i cili gjëndej kudo në fiset e botës arabe, u përforcua akoma më shumë nga mendimi i haremit turk.
Vërtetë që në periudhën e lulëzimit të saj Perandoria Osmane e kishte pushtuar militarisht Europën por kollosi qëndronte mbi këmbë prej argjili, kjo edhe për faktin se ishte izoluar nga çdo impuls i jshtëm.
Në shekullin e 15-të gjermani Johannes Gutenberg i dhuroi njerëzimit një shpikje e cila do ta ndryshonte botën përgjithmonë, makinën e shtypit “Gutenberg”. Kjo shpikje e thyeu monopolin e kishës dhe sundimtarëve mbi diturinë, dituria u bë e mundëshme për të gjithë. Përkthimi i Biblës dhe 95 tezave të Martin Luther, pa mundësinë e shumëfishimit, do të mbeteshin pa vlerë.
Shtypja e librit solli mundësinë e alfabetizimit të popujve dhe më vonë përhapjen e ideve të David Hume, Immanuel Kant, Rene Deskartes dhe filozofëve e dijeterve të tjerë të Eoropës. Njerëzit e gjetën shtegun për tëk dituria, jo vetëm në latinisht por tani edhe në gjuhën e tyre. Pa këtë shpikje, as që mund të mendohej revolucioni shkencor dhe më vonë ai industrial në perendim.
Në Perendorinë Osmane, u dëgjuan zëra që kërkonin importimin e shtypshkronjës Gutenberg në Stamboll, për të qëndruar në lartësinë e kohës. Por, ideologët e religjionit, të cilët kishin shumë pushtet në perendori, e mallkuan atë shpikje dhe i thanë me vendosmëri, jo, me argumentin se shtypshkronja mund të sillte ndonjë falsifikim të Kuranit. Me shumëfishimet, ideologët dyshonin se mund të humbisnin kontrollin, mbi përmbaitjen e materialve të shtypura. Kështu që bota islame mbeti rreth tre shekuj larg kësaj shpikje të madhe të njerëzimit.
Shtypshkronja e parë në botën islame erdhi në Stamboll në vitin 1729 por ajo përdorej vetëm për raste të veçanta në oborrin e Sulltanit dhe administratës së tij.
Bashkë me Napoleonin, në vitin 1798, në Egjipt erdhi edhe shtypshkronja e parë por edhe atje rebeluan ideologët islamë të Al-Azhar, kundër shpikjes së djallit. Kur francezët shkarkuan shtypshkronjat në portin Abu Qir në Alexandri, fanatikët islamë i sulmuan dhe shkaterruan ato. Nuk kishte hendek më të madh midis Europës dhe botës Islame se sa mosmarrveshjet për shtypshkronjën. Njëra palë e shfrytëzonte shpikjen për të thyer tutelën dhe monopolizimin e diturisë nga religjionet dhe per t’i hapur rrugë kulturës e zhvillimit njerëzore, ndërsa pala tjetër e mendonte atë si rrezik i degjenerimit të identitetit të religjionit dhe të librave të shejtë. Në këtë atmosferë izolimi u zhvillua diktatura isleme.
Europa e hodhi hapin nga besimi tek dituria, nga metafizika tek epistemologjia. Në shekullin e 18-të, gjatë kohës që në Europë filozofia dhe mendimi shkencorë udhëhiqnin revolucionin industrial dhe intelektual, të cilat për pak dhjetvjeçarë e ndryshuan fizionominë e saj, në Lindjen e Afërt sundonin letargjia dhe besimi fanatik.
Përktheu Lekë Imeraj-shkrimtar, përkthyes, publicist