29.7 C
Tiranë
E hënë, 13 Korrik 2026

Perparim Hysi

TI QË BUZËQESH AQ ÇILTËR
Ti që buzëqesh aq çiltër
Flet për një shpirt babaxhan
Përzë”mutacionet me covidër”
Mëdysh ndahet imi xhan.
Kjo buzëqeshje sikur më hyn në shpirt
Tek afrohem për t’u bërë pak më intim
As që pyes në ka rrotull”covid”
Buzqeshja jote sikur më bëri “trim”
M’u bë sikur dola nga trupi
Dhe ja tek hyra në”një trup tjetër”
Jam tym nga koka dhe s’pyes nga turpi
S’kam ç’humb se jam i vjetër.
Dhe befasia ishte aq pasionante
Buzëqeshja qe vërtet e çiltër dhe ndjellëse
Ndaj dhe në këtë kohë kaq”alarmante”
Përjetuam ca çaste,pa covid e strese.
Tiranë,14 gusht 2021
“”””””””””””””””””””””

NJË MIU I RASHË ME GUR…
Një miu i rashë me gur
S’e shoh dot me sy këtë”sojsëz”
I rashë me gur.se jam “burrë”
Mos më dinte ROBERT BËRNS?!!! *
Pa m’i hodhi sytë e tij të veckël
Kështu sytë i ka çdo mi
Ku pyes për kësi”dordolecër”
Se unë jam burrë”namuzli”
Pse i thash unë,mos jam BËRNSI
Se ai zuri qau për një mi
Iu shmang gurit tim edepsëzi
Por tjetrin gur në dorë kam tani.
Shyqyr që vrapoi dhe u fsheh
Se do t’i bëja namin
Inatin tim mbi hundë duket e sheh,
Dhe prapë e kam inatin.
* ROBERT BËRNS-lirik i madh botëror nga SKOCIA.Ka bërë një vjershë ku qan se i prishi folenë një miu.
Poezinë e kam shkruar në FLORIDA ku as gjarpëri nuk qëllohet me gur.
“””””””””””””””””””””””””””””””

B O R X H I
Borxhi është i rëndë shumë
Mu si mal të rri mbi supe
E kam provuar vet,unë,
Ç’kini hequr ju, o supe!
Mora borxh si shumë të tjerë
Por sa hoqa,gjer sa e shleva
Të kursyer, çfarë të kursyer
Nga shumë gjëra,mangët mbeta.
Sa gaz ndjeva,kur e shleva
Sikur mora frymë,i lirë
Veten unë qeshqek e ndjeva
Se qeshë “lidhur me zinxhir”.
SE,po pate borxh kund,
Je i kapur si në pranga
Dhe të duket se gjithkund
Shfaqet borxhliu prapa.
Tiranë,12 gusht 2021

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.