7.5 C
Tiranë
E premte, 7 Shkurt 2025

Perparim Hysi

“DO MEND BIZNESI”?!!!
NJë “bashto” që u majm papandehur
Më thotë mua,të humburit:”Do mend biznesi!!!”
Zverkun të trashë si një dem i tredhur
Dhe shtriet apo s’shtriqet,tek shqyhet së qeshuri.
Se,sipas tij,unë jam krejt kaqol
Se as që marr vesh nga bota e biznesit
E di se si u pasurua ky pusht dhe horr
Që ende nuk di ç’është “rregulla e treshit”
Po nuk më pëlqen kjo punë e pistë
Që të pasurohesh dukje grabitur ç’është e tjetrit
Ka të drejtë,nëse unë mbeta në”bisht”
Ndodh se kjo kohë është e mirë për dreqërit.
Dreqërit që,ndoshta,të ndryshëm nga fytyra
Të gjithë s’kanë fytyra,por kanë një surrat
Këta”dreqër” dhe me pushtet u kthyenë në mynxyra
Dhe që të gjithë i kamzhikoj me timin varg.
Tiranë,26 gusht 2021
“””””””””””””””””””””

AUTOPORTRET!
Shpinën kurrë, në asnjë rast,nuk e bëra hark.
Askujt,kurdoherë, nuk ia kam patur për pesë
Asnjë kacidhe nuk kam në ndonjë bankë
Tërë jetës kam rrojtur me ndershmëri e djersë.
Kut them me djersë, me djersë të ballit
Kam marrë ç’më takonte sipas ligjit
Karriken e psuhtetit s’ia besova “xhambazit”
Që të vidhte e zhvaste në emër të “MALIQIT”.
Dhe jam,siç dihet, pa plangë e shtëpi
Shokët e mi(ish-pushtetarë) kanë vënë pasuri
Drejt përdrejt në sy shikoj çdo njeri
Zë dhe”vras kohën” me shkrime dhe poezi..
Kam shumë miq (mbi dymijë dhe në fesbuk)
Ka prejtyre që janë si”snobë anglezë”
Tek shkrimet e mia (zënë radhën me”trup”)
Përtojnë të thonë një fjalë si të jem eskimez.
Kjo gjë nuk më mërzit,por më bën të qesh
Vjershën e shkruaj si mesazh për miq
Dhe ata”që zënë radhën me trup”, i përshëndes
Unë për gjithë miqtë jam KRISHT i vënë në kryq.
Tiranë, 24 gusht 2020
“”””””””””””””””””””

KUR ZOTI BËRI GRUAN…
Kur ZOTI e bëri gruan dhe e lëshoi nga DORA E TIJ KRJUESE,
I dha asaj një bukuri,sa prmitive,aq të madhërishme!
Ndaj gjithmonë gratë kanë një tërheqje tunduese
Ndaj,tek çdo grua,gjen diçka të magjishme.
Kini parasysh se çdo grua,nesër do bëhet NËNË
Vetëm NËNA e do fëmijën,ende pa e parë me sy! *
Veç NËNAT për fëmijën rrinë pa gjumë dhe pa ngrënë
Dhe kurrë,asnjë burrë si një grua s’di të bëjë dashuri.
Gruaja e ka në ADN e saj,si bekim nga ZOTI , dashurinë
Aq dashurojnë sa kthehen në “robinja”
Veç ato janë gati t’i falin burrit dhe “tradhtinë”
Vetëm e vetëm që mos”preket” familja!
Kurse burrat thërrasin e bërtasin(se gjasme janë burra)
Të pështirë në kapërdisjen e tyre made in moral
Të gjithëve,të tillëve është mirë t’u humbë vula
Çdo njëri prej tyre,është më i keq se një djall.
Gruaja (nuk është burri), është shtylla e shtëpisë
Shtëpia nderohet kur ka një grua të mirë!
GRUAJA e ka në gen si bekim prej PERËNDISË
Kurse burrat veç krenkosen:si xhinda të pirë!
*fjalët e PESTALOCIT!
Tiranë,23 gusht 2021
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.