14.5 C
Tiranë
E enjte, 6 Shkurt 2025

Perparim Hysi

NË JETË

Në jetë kam qenë një degë e trashë lisi
Që nuk u thye nga tramundana
Ndërsa ndryshe më është shpirti
Në shpirtin tim këndojnë zogj me krahë të bardha.
Se kurrë,asnjëherë nuk lashë ndonjë në baltë
Se kurrrë nuk mora anën e më të fortit
Jam përleshur edhe me”djajtë”
Dhe kam mbështetur të dobtit.
Vetes punë i kam prishur
Po kurrë,kurrë nuk kam heshtur
Me eprorë e pushtetarë jam grindur
Nga e drejta gjithmonë jam gjendur.
Asgjë nga kjo”luftë” nuk fitova
Por këdo e shoh drejtpërdrejë në sy
Tërë jetës me ndershmëri punova
Për të drejtën,hidhem në zjarr dhe tani.

Tiranë,1 shtator 2021

“””””””””””””””””””””

NUK MË PËLQEN…
Nuk më pëlqen që të ha në një restorant luksoz
Ku kërkohen dhe,kur ha,salltanete të rënda
Në restorant luksoz bëhem nervoz
Se jam mësuar me gatime që m’i bënte nëna.
Në restorant luksoz jam si një zok ndër leqe
Se dhe për të ngrënë të duhet “politesë”
E ndjej veten si një elefant në një pallat me qelqe
Se dhe për të ngrënë kërkohet “lincencë”
Jo thika djathtas dhe piruni me”dy gishta”
E tërti-mërti… ha me”kujdes”
Tek një tavernë që tymos,atje të isha
Të mbushet luksozi me gjithë”lincencë”!
Të shtrohem vendçe apo ashtu fshatçe
Godat t’i kthej ashtu siç dua vet
Me shokë e miq,shtruar babaxhanshe
Luksozët ,o “snob”,t’i gëzosh vet.

Tiranë,31 gusht 2021

“””””””””””””””””””””””

K U R B A T K A
Disa herë vargje kam shkruar për ty
Se vjen e më shfaqet imazhi yt
Ky imazh vjen i gjallë dhe sikur ma bën me sy
Dhe,ç’është e vërteta,më mbyten gjemitë.
Se jo vetëm mes kurbatkave qe përjashtim
Por dhe sa e sa të”bardha” i lije në”hije”
Dilje ti buzëqeshur,dukeshe si bekim
Seç kishe,seç kishe një”bekim PERËNDIE”
Gratë u xhindosën dhe thoshin:-Është xhinde!
Burrat tërboheshin!Mbetën me sytë kllap!
ZOT që je lart,pse”punon me hile?”
Gjithë”nishanet” mbledhur tek një kurbatkë!!!
Një qepallë syri si krah dallëndyshe
Fytyrën dhe ballin krejt farfuri
Buzëqeshjen e kishe krejt trallitse
Dhe ndaj për ty,rishkruaj poezi.

Tiranë,30 gusht 2021

“”””””””””””””””””””””””

P E I Z A Z H…
Përtej përroit,kodrina e zhveshur
Dhe tutje.larg: fushat e korrura!
Me sy kërkoj pyllin,por pyllin e kanë”qethur”
Dhe ngjan si i shkretë me ca shkurre të vogla.
Dielli të pjekë se kot nuk është gusht
Shkoj e bëj banjë fshatçe tek përroi
Nuk mbushem dot me frymë(ndihem ngusht)
Dhe nuk është më pylli që mushkëritë të m’i freskoi.
Po ç’patën me pyllin?Pyes dhe po vet përgjigjem
E shkulën pyllin,gjelbëroshin shekullor
E shkruaj këtë vjershë,kur shoh që pyjet digjen
Sikur kemi marrë sëpatat e presim tonë dorë.
Dua që të ndëshkohen të gjithë ata piromanë
Që peizazhin gjallërues duan ta kthejnë në shkretëtirë
Temperatura të larta dhe jetë si në alarm
Duan t’i prishin bukurinë vendit tonë aq të mirë.

Tiranë,29 gusht 2021

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.