7.5 C
Tiranë
E mërkurë, 21 Janar 2026

Perparim Hysi

KOHË DJALËRIE

Veshur fustan të mëndafshtë
Si hyjni përrallore
T’u afrova me avash
Moj hirëplota vashërore!
Sytë të trembur dhe të errtë
Seç të bën dhe më të bukur!
Sado jam djalosh i”sertë”
Pak pusullën e kam humbur.
Supet seç t’u drodhën lehtë
Kur mbi ty dorën e vura
Për kështu? Jam djalli vet
Kam “tapi” që s’duhet vula.
Dhe aroma jote dehëse
Seç më dehu fare pa pirë
Sa magjepse! Sa magjepse!
Mike,moj, si xhevahir!
O moj kohë djalërie
Që më vjen e më shfaqesh
Mu në kohë pleqërie
Më sjell gjurmë të aq çastesh!

Tiranë,18 shtator 2021

“”””””””””””””””””””””””””””

LIGJI PËR PRONAT?!!!
Ligji për pronat? Më i dobti!
Nuk shkoi prona tek i ZOTI!
Ligji për pronat? Më i shpejtuari
Në gjykimin tim: më i gabuari.
Në pronën që imatë e bleu me flori
E bleu me flori dhe e kish me tapi
Mbi këto prona,ka pronarë të rinj
I morën këto prona me ligjin 7501!
Për të marrë atë pronë që dikur ke patur
DO bredhësh gjyqeve me buzë të plasur
Pa vazhdojnë sherret,pa ka dhe përplasje
Dhe ca më keq: kanë ndodhur dhe vrasje!
Është mirë të rishikohet,të vendoset drejtësi
Të marrë pronari,atë që kish me tapi.
Kush nuk kish prona nga shteti të kompensohet
Dhe ligji 7501,është mirë të”abrogohet”.

Tiranë,17 shtator 2021

“”””””””””””””””””””””””””””

A JU KUJTOHEN KAPARDINAT E BARDHA?!!!
A ju kujtohen kapardinat e bardha?
Kështu ishin veshur LIDERËT E DEMOKRACISË
Ne pas tyre:i mbështetëm,bërtitëm me hossana
Mjerisht,disa syresh,kapardinat e bardha i bën pis.
Një”kapardinbardhë” prapsi sulmin ndaj “bllokut”
Ndaj”bllokut” ku rronin ata të”kupolës së partisë”
Për”bllokun” ky,në atë kohë,bëri “shokun”
dhe shkoi dëm rebelimi,në emër të demokracisë.
SALA,pas ca kohe,e quajti”bashkëpunëtor të RAMIZ ALISË”
Këtë,”kapardinë bardhin”:devijator!
Por prapë me SALËN i lidhi”urat e miqësisë”
DHe punët këtij”devijatorit” i vajtën”fjollë”.
Pra,sipas veshjes, këta qenë”pëllumba të bardhë”
NE u ngjyrrëm duke i mbështetur
Kur morën pushtetin, disa u kthyen në bastardë
Harruam që nuk do parë rrobat që ke veshur.
Pra,kapardinat e bardha disa i bën pis
Dhe menduan veç për vete
Vranë shpresat dhe ndryshimin për mirë të SHQIPËRISË!
U kthyen disa prejt tyre në vemje.
Ndaj punët në SHQIPËRI nuk venë mbarë
Secili që merr pushtetin na ngop me premtime të rreme
Hiqen një nga një si”pëllumba të bardhë”
Marrin pushtetin dhe mendojnë vetëm për vete.

Tiranë,16 shtator 2021

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.