9.5 C
Tiranë
E enjte, 12 Mars 2026

Perparim Hysi

P A R A D O K S E

Më shumë parti se sa ka qytetet

Partitë janë shtuar si krimbat pas shiut

Zë i numëroj partitë dhe qesh me vete:

_Ç’i duhen kaq parti njeriut?

Përgjigjen e kësaj pyetjeje kushdo e di
Liderët e partive- tregëtarë sharlatanë
Me”shpirtëra të vdekur”kanë mbusur parti
Lideri?Spekulant me nam!
Kur pretendojnë të kenë dhe deputetë
(E gjithë partia ka a nuk ka anëtarë)
Lideri pëllet,thërret e bërtet
Pas një partie të madhe,hiqet zvarrë.
A nuk duhen qëruar këto lloj partish
Bashkë me liderët që janë sharlatanë?
Rrrojnë si parazitë(përfitojnë me allish-verish)
Liderët etyre-zabërhanë dhe asnjë vlerë nuk kanë.

Tiranë,22 shtator 2021

“””””””””””””””””””””””””””

SA MIRË!!!
Do hiqen pëlqimet me shifra!!!
Kështu është vendosur për krijimet!
Më vjen mirë,se disa u bënë”diva”
Se me tri shifra i kanë pëlqimet.
Unë,gjithmonë,shkruaj ndonjë vjershë
Mezalla,se kapa tri shifra
“Plasa nga zilia” se mbeta me”provim në vjeshtë”
Në vlerësim unë? Veç “dimra”.
U bë”fesbuku” si pasarelë
Disa nga tri herë në ditë bëjnë”paradë”
Lajkatarët “jargosen”.i ngrejnë në qiell
Dhe nuk presin” modistët” për radhë.
Sikur poezia është simite e pjekur në furrë
(Ja e”poqa”,por më shumë shikoni fotografinë!!!)
Le të jetë poezia pa vlerë,gati paçavurë!
Vlerësimi me tri shifra…dhe e prishën poezinë.
Tani e tutje,”ÇEÇUA ka gërshërë reshperi”
Do i qethëzero shifrat e pëlqimeve
Ata “të pasarelava” do i kapë vreri
Shpëtuam,më duket, nga”kapërdisjet”.

Tiranë,20 shtator 2021

“””””””””””””””””””””””””””””

SE U DESHËM ASHTU: FSHEHUR…
Se u deshëm ashtu, fshehur
Fshehuria mbet mister
Ballas,befas, jemi gjendur
Dil, o shpirt, pse nuk po del.
Kanë kaluar vite e vite
Që u deshëm fshehurisht
Po nuk janë vitedrite
Të harrohemi dashurisht.
Ja tek jemi ballë për ballë
Ou,- klithe,- si e plagosur
Fshehuria shkoi në djall
Puth e puth dhe s’ka të sosur.

Rreth e qark: “apokalips”

Mu si lumë vërshoi malli

Bota seç u kthye përmbys

Dhe në dreq shkoi morali.

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.