“”””””””””””””””””””
MË MERR MALLI *
Shpesh herë fle me sytëhapur
Sikur diç pres nga vendi im
Se aq mall më ka kapur
SA dua të bëhem zok e të nisem fluturim.
Sot,në mesnatë,më erdhi një flutur,
Erdhi dhe më qendroi mu në ballë!
Më kapi një ndjesi e bukur:
-Pse erdhi kjo flutur,vallë?
JO veç erdhi,po më qndroi mu në ballë.
Ç’kumte më sjeel apo ç’mesazh?
Më duket se do më thotë ndonjë fjalë?
Apo unë po flas çapraz?
E zura me dorë dhe e putha
Dhe fola me të si të ishte njeri
Nisu,- i thashë,- dhe të qoftë e mbarë rruga
Dhe sosu drejt e në SHQIPËRI!
E pashë,mes dritës, tek u nis fluturim
Tutje,natës, në errësirë!
Me siguri,shkon drejt vendit tim
Do çojë mallin(dhe u ndjeva më mirë)
* kam qenë 12-vjet në FLORIDA.