PËRBINDËSHI!
Është aq i egër,sa të shtie frikën!
I etur për pushtet,sa sytë i kullojnë gjak!
Një i tillë as që pyet fare për etikën
Është fare pa moral dhe këdo fyen pa shkak.
E kujton veten se është”NJËSHI”mbi këtë dhe
AI? Ka lindur”vetëm për të komanduar!!!”
Bën orgazmë para pasqyrës kur surratin sheh,
Dhe thotë:-Unë jam mbret me fuqi të pakufizuar!!!
Veç ai”ka tagër për të qeverisur!”
Të tjerët,për të,”janë vetëm numërorë”
Ai?Të komandojë! Të tjerët?Për t’u bindur
Përbindëshi e quan veten”jashtëtokësor!”
Është i dashuruar vetëm me veten
Gjithmonë i etur për pushtet!
Ky lloj përbindëshi na e nxiu jetën
Është i çekuilibruar dhe delikuent.
Kur qesh,sforcohet dhe qeshja i del si skërrmitje
Për të qarë? Ai nuk di të qajë se nuk ka shpirt!
Kënaqet me ligësira(i ka si”zbavitje”)
Djall ka në gene dhe mos paftë dritë!
“”””””””””””””””””””””””””””””””””
Syri im kullot azat,(mezalla nuk njeh kufi)
Sikur jam djalë në vakt,edhe tash,në pleqëri
Shikon para,rreth e qark dhe nuk pyet nga covidi
I trishtuar dhe ka hak(sa ka dalë nga”izolimi”)
Se dynjaja ka vënë maska,nuk shikohet”derr në thes”
“Izolimi” fundin paska dhe po pi kafen”expres”
Rrufit kafen po shikoj, tavolinën për karshi
Mu aty është një zonjë që me mua”shkëmben tepsi”
E shikoj dhe më shikon,që të dy i hoqëm maskat
Ata sy seç më thonë,tek “vendosim ambasadat”
Merremi vesh dhe pafolur,edhe shkollat janë”online”
Por më tej?Ç’ka ndodhur? Tëdy bëmë”njëlloj vaksine”
Tiranë,8 tetor 2021
“”””””””””””””””””””””””””
KA CA NJERËZ…
Ka ca njerëz që dëmin që u bëjnë të tjerëve,
E kanë më shumë se sa ushqim!!!
Dhe u ngjajnë më shumë hijenave
Si me fytyrë e me shpirt janë përçmim!
Kënaqen me ligësinë e tyre të flliqur
Jargosen dhe qeshjen e kanë gërdheshje
Në brendësi kanë një shpirt të krimbur
S’dinë të qeshin,qeshjen e kanë si përqeshje.
Të ligjtë,kur kanë pushtet,kthehen në tiranë
Duan të hanë me dhëmbë gjithë kundërshtarët
Demonstrojnë forcë dhe janë sharlatanë
S’i shoh dot me sy dhe janë njësoj si barbarët.
Kurrë pushtetarë të tillë nuk i mbështes
Kurrë shpirtkrimburëve nuk u jap votën time.
Një njeri që nuk di as të qajë dhe as të qeshë
Nuk ka mbështetjenga unë,por urrejtjen time.
Tiranë,5 tetor 2021