21.5 C
Tiranë
E shtunë, 25 Prill 2026

Perparim Hysi

KY QË SHIHNI UNË JAM SOT…

Ky që shihni,unë jam sot
Kushedi si do jem nesër?
Se bën pis të gjithë këtë botë
Bota sot mbushur me dreqër.
Dreqërit mbollën atë virus
Dhe e hodhën nëpër botë
Bie në gjunjë dhe ZOTIN lus:
Monstrat ta paguajnë me kokë!
Pale dalin me “receta”
Me receta plot pallavra
Nga këta m’u rrit mjekrra
Dalin dhe tregojnë përralla.
Kanë vendosur në kulisa
Duan mbi botë të vënë domenin
DANTES një letër i qendisa:
Për gjithë mostrat,gati FERRIN!
Se aty e kanë vendin
Se njerëzimin e shëmtuan
Për këto monstra gati helmin
Se gjithë botën ngatërruan.
Vranë veçanërisht dashurinë
T’i kthejnë njerëzit në robotë
Mos shkoj njeriu me njerinë
Ka mallkim më të madh në botë?
Njerëzit janë të çoroditur
Se e keqja rri si hije
Gjithë bota është tronditur
Ku je pikë që nuk u bie?
Se po zgjat pandemia
Dhe po zgjat dhe izolimi
Në kolaps ekonomia
E pësoi gjithë njerëzimi.

Tiranë,19 tetor 2020

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.