13.5 C
Tiranë
E premte, 7 Nëntor 2025

Perparim Hysi

JAM BURRË ME KAPELE!Mund të jetë një imazh i 1 person

Siç e shihni,kam ndryshuar”luk”
Përmbi kokë kam vënë kapele
Ka apo nuk më ka dukë
Jepni qoftë dhe një buzëqeshje.
Se tani ka hyrë dimri
Dhe nga koka kam ftoht
Dua të trembet dhe “covidi”
Se tani jam burrë i fortë.
E,që thoni,s’thatë gjëkafshë
Me kapele: burrë serioz!
Ç’shkruaj,brenda shakasë,
Këto vargje po i sos.
Por ju lutem mos u tallni
Tek më shihni me kapele
Çfarë të doni,për mua shkruani
Unë për ju uroj:vetëm shëndete!

Tiranë,5 nëntor 2021

“””””””””””””””””””””

MOS MË BËJ KARSHILLËK!
NJë ish-blokisti
Një dhe dy:- Kokën e kam plot!
Ti më sheh që jam poliglot!
Po.Je “shumë i zoti”:kishe lindur”me këmishë”
Se ti”kokëploti” pije sisë në “ishullin e lunturisë”.
Kur ty”të pillte kau”,mua “më ngordhte lopa”
Unë baltrave të fshatit,ti bridhhje nga EVROPA!
Unë ishja”shterpari” që nuk i qasesha “stanit
Ti ishe”fatbardhi” që “shaluar i rrije kalit”

Ndaj,mos u kapardis dhe mos më bëj karshillëk

SE e ke pak që të them:-Jazëk!

“””””””””””””””””””””””””

PËR NJË MIKE
Kur vë buzën mbi filxhan(si ta vësh mbi buzën time)
Dhe mëdysh imi xhan(Mend po shkoqem si thërrine)
Ti vë buzën dhe e thith (gllënjka dukez se jam unë)
Shkoj u treta unë i gjithë dhe për ty më zë me shkumë.
Se më kot s’m’i ngule sytë, dhe veç syve një buzëqeshje
Mua m’u liruan burgjitë,se e marrë si punë”license”
Kaq s’mjaftoi,por u afrove dhe buzëqeshjen hiç s’ma ndan
Tani aq,moj,aq u”zmadhove”,sikur më prure “dynjanë.”

Dhe u ule përballë meje, dhe s’e pate për hiç gjë

Gjaku im,i nxehtë në deje,por “memec” e nuk nxjerr zë

Tashti,më nuk jam në vete dhe i ri bëhem për pak

Sa e mirë që qe,moj dreqe(kthen të ri,një gërxho-plak)

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.