18.5 C
Tiranë
E enjte, 22 Maj 2025

Perparim Hysi

KU JE,XHEVAHIR? PO TI,MOJ BAJAME?

Shoh fotografinë.edhe mbushem malle.

Covidi na mbylli,si në izolim!

Malli më ka marrë(ta dish,miku im).

Bajamja ka një muaj,sosi në BELGJIKË!
Dy vjet pa parë,me ty,i dashur mik!
Foto sjell fesbuku dhe më erdhët pranë
Sado,me ty,XHEVO, jetoj në TIRANË!
Erdhët! Mirëse erdhët! Për ju,këto vargje!
Që ta dini mirë,për të dy kam malle!
Po vazhdon covidi;vazhdon izolimi!
Shëndet e gëzime,ju uron Përparimi.

Tiranë,17 nëntor 2021..Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.

“””””””””””””””””””””””””

K A L A J A
Një femër më ngjan me një kala,
Një kala që kam dashur ta “marrë”
S’do mend që kam rënë në bela
Ndonjëherë jam mundur si djall.
Se ka patur dhe kala me”bedena”
Që nuk qe e lehtë për t’u “pushtuar”
Flas me respekt për deli femra
Dhe dinjitetin e tyre që është për t’u respektuar,
Por unë mezallë që nuk jam zmbrpasur
Dua iks-kala ta pushtoj
Shkruaj për to,tani që jam kokëzbardhur
Çdonjërën me respekt e kujtoj.

Tiranë,17 nëntor 2021

“”””””””””””””””””””””””””

Ç’ËSHTË KY VËSHTRIM?!!!
Ç’është ky vështrim mu në dritën e syve?
A nuk mendon që më bën të”dridhem”?
S’di si atij vështrimi t’i përgjigjem
SE tani sa po vjen e po thinjem.
Përgjigja dihet:është një fshat që duket;
Fshati që duket,nuk do kallaus
NJë përgjigje e tillë s’ka nevojë të thuhet
Vështrimi më sjell në një kohë,kur s’rrija”sus”.
Ky vështrim më fton drejt një deliri
A drejt një flirti mbushur emocion
Mike,s’e ka humbur “nuhatjen” ende PËRPARIMI,
Bie “peng” i atij vështrimi,sado në moshë të vonë.

S’ka “faj” ai që”vret”,po ai “që vritet”

Dhe gjithçka ndodhi pas atij vështrimi

Vjen një kohë,që”dëm” bëjnë vështrimet

Nën këto”emocione”,po shkruan PËRPARIMI!

“””””””””””””””””””””””””

VËSHTRIMI I GRUAS QË DASHURON
Vështrimi i gruas që dashuron,
Nuk është i mundur që të përshkruhet
KY vështrim është si “vizion”
Që,sa bën”blic”, dhe zhduket.
Është si një psherëtimë që hyn në zemër
Dhe të lë një gjurmë prej vetëtime
O e njoh mirë këtë vështrim nga çdo femër
E kam përjetuar si regëtimë a një të ndalur fryme.
E marr përjetimin që ta përshkruaj
Po kurrrë,asnjëherë nuk e arrij dot
Dhe nuk dua që t’i hyj në”hak” asaj
Akcilës me atë vështrim aq kuptimplot.
Flas për një femër që dashuron
Kur ndjenja e saj është krejt sublime
Kurrë një burrë si një grua nuk dashuron
Dashuria e një gruaje është fluide.

Tiranë,15 nëntor 2021

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.