13.5 C
Tiranë
E martë, 19 Maj 2026

Perparim Hysi

D U A . . .

Si LIKURGU dua t’i ngre përmendore të qeshurës
Shqipëria e meriton që të qeshë
Me këtë përmendore të sfidojë mendësitë e MESJETËS
Që kanë disa politikanë dhe dua t’i përqeshë.
E qeshura të zgjatë jetën dhe ndaj dua ta ngre
Mu në mes të TIRANËS mbi çdo gradaçelë
Kushdo që viziton TIRANËN të shoh atje
Aspiratën e madhe për jetë,për diell.
Dua diell që ta ngrohë shpirtin e SHQIPËRISË
Dua që SHQIPËRINË ta shoh gjithmonë të qeshur
Të qeshur dua ta shoh dhe në kohë të pandemisë
Që e sollën dhe tek ne ca monstra gjallë më tepër të vdekur.

Ne jemi popull dinamik dhe shumë vital

Të qeshurën e kemi den babaden në ADN

E qeshura do çajë rrethimin djall

JETA DO BUÇASË në VITIN DYMIJË E NJËZET E NJË!!!

“”””””””””””””””””””””””””Imazhi mund të përmbajë: Perparim Hysi

E,SI MUND TË JEM I QETË?
E,si mund të jem i qetë
Kur kemi një vit plot që jetojmë si në rrethim?
Sikur,papritur,diku na pret
Një rrezik real që të çonë në vidhim.
Është armik i padukshëm,por të vretë
Si një qen që të kafshonë pa lehur
Qetësia ka vdekur,turbull jona jetë
Se “kafshimi!”vjen fshhehur dhe papandehur.
Armiku është IKS si e panjohura në Algjebër
Vijnë rrotull që ta”njohin” “koka të mëdha”
Shkencëtarë të mëdhenj kanë katandisur si “të verbër”
Para këti IKSI që po bën hata.
I vënë nje emër coron a covid
Dhe thonë:-Ruhuni se të kafshon!
NJë botë e tërë jeton amullinë
Dorëzohet shkenca:- Ka pësuar mut… mutacion!!!

Domethënë, ku ishe? Asgjëkundi

Si më rrove, të rrova dhe brisku i berberit

Bota e tërë tash qetësinë e humbi

PERËNDI, të lutem:për monstrtat hap portat e FERRIT!

“””””””””””””””””””””””””””””Imazhi mund të përmbajë: Perparim Hysi

MË “LUAJTËN BURGJITË”
Në çdo centimetër të trupit ti je kaq sensuale
Sa mua,kur të pashë, m’u errën sytë
Nga më dole në rrugë, moj djalle?
Se në këtë moshë më”!luajtën burgjitë”
Një tufëflokësh të ra mbi fytyrë
Dhe me gishta zure lozje me ta
Oh, ajo fytyrë aq e bukur m’u bë si pasqyrë
Pasqyrë por sikur shihja”hata”
Zemra si zokth lëviz në kraharor
Sikur kraharori nuk e mban dot më
Jo veç kaq,por po digjem horë
Të kundroj,por nuk nxjerr fare zë.

Të humbësh pusullën në këtë moshën time

Në këtë moshë të vonë të të mbyten gjemitë

Po kështu ndodhi, o moj djale a nxhinde

Qe aq e bukur sa më”luajtën burgjitë”.

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

1 KOMENT

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.