“””””””””””””””””””””
P R O F E S O R Ë!*
In memoriam:PROFESORËVE TË MI të NORMALES!
Asnjërin prej jush nuk mund të veçoj,
SE JU ishit që të gjithë:të mrekullueshëm!
Një për një të gjithëve ju kujtoj
Dhe loti i mallit: i papërballueshëm!
Ku t’i gjesh sot të tiillë edukatorë,
Që të punojnë aq me përkushtim
JU ishit model,gati si SHENJTORË!
Ndaj për ju kam aq adhurim!
62-vjet kam që me ju jam ndarë *
Mjerisht,nga kjo botë të gjithë kini ikur
Jam gati që të puth çdo pllak mbi varr
Sado jam i moshur dhe kokëthinjur!
PROFESORË! Kurrë nuk ju harroj,
Pa ju nuk do isha ky që jam!
Një për një me mall ju kujtoj
Me shpirt e me zemër sot jam në ELBASAN!
*Normalja e ELBASANIT u hap më 1 dhjetor 1909.
*kam qenë maturant në vitin 1959,në 50-vjetorin e shkollës.