“”””””””””””””””””””””
MBRËMË KAM QENË NË PETOVË *
Mbrëmë kam qenë në Petovë
Eh ta dini sa mall pata
Në Petovë dhe në jam qorr
Nuk humbas; s’më trëmb mua nata!
S’më trëmb nata që s’ka dritë
Unë shtëpitë i gjej pa sy
Se Petovën kam në shpirt
Shpirtërisht: gjithmonë aty.
Në Petovë më ka rënë koka
Dhe një jetë atje punova
Ndaj Petova për mua-bota
Dhe nga malli unë u blova.
Nuk ka derë që nuk rri hapur
Nuk ka derë që nuk më pret
Për të gjithë krahët kam zgjatur
Mall, o mall, që vjen më tretë.
Në Petovë mbrëmë kam qënë
Jo më kot më dol në gjumë
Eh, ta dini,ç’hoqa mbrëmë
S’mbylla sy. Më zu me shkumë.
Ndaj tani ulem e shkruaj
Për të mirin, fshatin tim
E kujtoj dhe vuaj-vuaj
Digjet mallit shpirti im.
* Petova- fshat në Fier ku jo vetëm kam lindur,por kam jetuar atje nga viti 1943 deri në vitin 1959. Nga viti 1967 deri në 1991 kam punuar si mësues atje.
Tiranë, 25 maj 2014
“”””””””””””””””””””””
Sikur…
Sot kam ardhur mu buzë lumit
Ku fryn flladi nëpër gjethe
Vështroj qiellin me ngjyrë plumbi
NGa gëzimi s’jam në vete
Hedh vështrimin rreth e qark
Gjithë këto vise që i njoh
I kam bredhur qysh çunak
Tash me sy:nuk ngopem,oh!
Rreth e qark veç gjelbërim
Një kor zogjësh me cicërima
Mbushet plot ky shpirti im
Ngashërehem me regëtima.
Do të thoni:-Për çfarë flet?
Flas, o miq,për fshatin tim!
Jam bërë zok dhe kam vënë fletë
Ndaj,jam mbushur me gëzim.
*lumi Seman që i lag të dy fshatrat që dua më shumë:Si MBROSTRA-URËN,por dhe PETOVËN.
Tiranë,26 maj 2022
“””””””””””””””””””””
SOT JAM VESHUR “EXTRA FARE”!
Sot jam veshur”EXTRA FARE”
“Rrobaqepsi”,i veçantë!
Si në “kohërat djaloshare”
Moshatar, si “diplomat”.
S’ka përdorur as gërshërë
Dhe as matë nuk më ka marrë
Dhe as pe dhe as gjëlpërë
Por kostumin e ka”qarë”.
Nuk është”GUCI”,as “VERSAÇE”
Por mbas trupit bukur rri
Prerë e qepur veç “esnfaçe”
“Magjistar” bën mrekulli.
Ja e “vesha”, po “pozoj”
E kam bërë me porosi!
“Rrobaqepsin” tim uroj:
-Rrofsh,ke bërë mrekulli!
Tiranë,26 maj 2022
“””””””””””””””””””””””
M E D I T I M
Nëpër rrugët e TIRANËS,
Tek çapitem me ngadalë
Kapërcej një urë të LANËS,
ME njeri s’shkëmbej një fjalë.
Mendja ime arratiset
Larg e larg nga qyteti
Edhe shkon edhe kumbiset
Mu në FIER: ku është lezeti!
Se atje kam miq e shokë
Se atje kurrë nuk jam vetëm
Zemra ime ndahet copë
Dhe s’e shtyj dot këtu jetën.
Edhe kafja këtu,tjetër!
Se në FIER më është ndryshe
Më besoni:-Jam i vjetër!
Në Fier gjej”qumësht dallëndyshe”.
Rri këtu nga”zor belaja”
Shpirtërisht jam në FIER!
Dhe pa fjalë të mëdhaja:
FIERI është mjaltë e sheqer.
Tiranë,28 maj 2022