Perparim Hysi

DIKUR NË NJË MËNGJES

Dikur, në një mëngjes,tek bridhja me vrap
Një”mëllenjë e zezë” ma zë rrugën”fap”
Rruga është e ngushtë dhe u vumë përballë
Dhe u mblodha”grusht” ( mos më”ha” të gjallë?!!!)
Ma zu rrugën”fap” dhe m’i nguli sytë
Unë,lodhur vrap,më lojtën burgjitë
Buzë e saj,e mishtë shkoi vesh më vesh
Dhe m’u ngjeth mishtë(vallë, mos më përqesh?)
NJë palë buzë të trasha, të mishta,me lëng
Dhe nuk i bëra hasha, koka bëri “tëng”
Buzëqesha dhe unë.pa me duar e rroka
Na zuri me shkumë,kur e ngrita”hopa”.
Ka ndodhur dikur, m’u kujtua tani
Se m’u bë sikur,tash, në pleqëri
“Mëllenja e zezë”,eh, se”çmish” që pati
Ku je, o mëngjes,…çdo çast shkoi e vjati.

FLORIDA,18 qershor 2008

“””””””””””””””””””””””””””””””

” R E L A K S” D I M R I
Dimër në natyrë, dimër imjamoshë
Eh , sa je e mirë, ti, o moj,”mosqofsh”
Fytyra e bardhë si bora majmali
Sado i moshuar, tek unë lindi “djalli”
Është ca dimër i egër,bërr bëj nga e ftohta
Si ti nuk ka tjetër, o moj fytyrëngrohta!
Pa zë e afrohem,qe si RRymë GOLFSTRIMI!
Ngrohem dhe ngrohem,si djalë Përparimi.

U bëra duman në palcë të janarit

Çfarë të them, moj xhan, e ngrohtë”borë emalit”

E ngrohtë”borë e malit”,mu në palcë të dimrit

Ç’i bëre kokëbardhit, moj ti,e”GOFSTRIMIT”.

“”””””””””””””””””””””””””””””

HUMB PAS NJË SYRI TË NDRITUR !!!
Kam qenë si një”kalë i uritur” dhe kullosja në”çahiret e botës”
Sa shihja një sy të ndritur, më luante çarku i kokës.
Më luante çarku i kokës, se mendja dilte nga burgjia
As pyesja fare prej botës (më thoni:-A ka turp dashuria?)

Dashuria nuk ka as sy dhe as turp dhe prrallën merr gjykimi

Për dashurinë turpin e ha me bukë dhe as që pyet,Përparimi?

U plaka,por huqet nuk i lashë (e humb pas një syri të ndritur)

Nuk zbres nga “kali i sevdasë”( për dashuri,jam i “uritur”.)

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.