22.6 C
Tiranë
E enjte, 11 Qershor 2026

Perparim Hysi

MËRIA DHE DËSHPËRIMI
Mëria dhe dëshpërmi duket kanë rënë në ujdi
Kush nga ato më parë mbi mua të vënë domenin
I shoh që”garojnë”,ndryshe nuk ka se si
Sa më parë të zbrazin mbi mua helmin.
Sytë nuk më shohin mirë dhe lajmet keq e më keq
Kaq e kaq sot të infektuar,por dhe kaq kanë vdekur
Duket sikur gjithë bota po shkon në dreq
Askush nuk merr përsipër virusin kush e ka hedhur.
Shkurt, nuk ka në botë më njerëz të gëzuar
Ca më keq, mes njerëzve, nuk ka dashuri
Monstrat përgatitën dhe hodhën virusin e mallkuar
Dhe na kanë” dhuruar” vaksinat tani.
Dhe me vaksinat kanë zënë e bëjnë”pazar”
Si kurbatkat kur zënë e shesin “sita”
Kanë trazuar gjithë botën mbarë
Ndaj lëshoj mallkimin:-Monstrave t’u bjerë pika!
Tiranë,12 prill 2021
“””””””””””””””””””””
NJË RRËKE NDJENJASH
Një rrëke e madhe ndjenjash
Më përpin,të tërin, papritur
Një çast humbas mes mjegullash
Se mendja sikur më ka ikur.
Ka ikur mendja dhe ka marrë arratinë
Dhe ka shkuar në vite të shkuara!
Atëherë kur kisha miq;kur kisha dashurinë
Eh, ç’vite që qenë! Sa të mbara!
I kujtoj të gjitha në këtë pranverë të hidhur
Kur covidi ,mes nesh, po bën kërdinë
Ndaj dhe mendja ime ka ikur
Tutje pranverash të mbushura me gëzim.
Paskemi qenë mirë dhe nuk e paskemi ditur
Ajo

kohë e bukur

shkoi dhe iku

Ca më shumë e kujtoj unë që jam kokëthinjur
Dhe ndjenjat e bukura covidi i fiku.
M’u tek”thana” na e vendosi kufinë
së gjalli u ndamë me shokë e miq
Na “vrau”,së pari,dashurinë
Secili prej nesh,një “KRISHT i vënë në kryq!”
Tiranë,11 prill 2021
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

1 KOMENT

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.