10.5 C
Tiranë
E dielë, 3 Maj 2026

Perparim Hysi

N Ë NË!
16 qershor 2004-16 qershor 2021
NËNË? A të kujtohet?
Ti e dije që unë isha në AMERIKË
Por shkoje tek pallati,
Ngjiteshe atje tek kati i dytë
DHe kyçit të derës, i thoshe:-Shpirt!
Vije ti në shtëpi
Dhe nata kthehej ditë.
E dëboje errësirën
Dhe rreth e qark bëhej dritë.
NËNË!
Çdo fjala jote ishte si ilaç
Çdo të lige i thoshe:-Plaç!
Ti edhe dimrin e ktheje në behar!
Po kthehu qoftë dhe njeherë
SE aq malli na ka marrë.
Sot u mbushën 17-vjet plot
NE,bijtë e tu, të kujtojmë dhe derdhim lot.
Nuk sosin për ty, fjalët tona, të ëmbla
Të kujtojmë ty dhe ligështohemi në zëmra!
NËNË!
TY KURRË NUK TË HARROJMË
SA JEMI GJALLË,DO TË KUJTOJMË!
Tiranë,16 qershor 2021
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

1 KOMENT

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.