13.5 C
Tiranë
E premte, 1 Maj 2026

Perparim Hysi

THONË PËR MUA…

Thonë për mua:-Është i lumtur?!!!
Se po”rron e po bën pallë”
Katandisa fare turbull
Gjysëm vdekur,gjysëm gjallë
Se po rron në AMERIKË
E ç’kërkon më shumë një tjetër?
S’jam i lumtur asnjë çikë
Më besoni:- Jam i vjetër!
SHQIPËRIA më mungon
CA më shumë më mungon FIERI!!!
Mendja ime fluturon
Edhe buzën ma mbyt helmi.
Më mungon mua vendi i bukur,
Që ka emrin SHQIPËRI!
Edhe s’jam hiç i lumtur,
Në AMERIKËN-mrekulli!
Që mua plaga të më mbyllet,
Që mua shpirti mos më dhëmb,
Dua të jem në të mia vise
Dhe të vdes në timin vënd!

FLORIDA,18 prill 2003

“””””””””””””””””””””””””””

NJË ÇAST NGA E SHKUARA
Veshur me rrobë të mëndafshtë
Mu si qenie përrallore
T’u afrova me avash
Moj hirëplota hyjnore.
Sytë e trembur dhe të errët
Seç të bën më të bukur,
Unë sado një burrë i sertë,
Pak pusullën e kam humbur
Një aromë që ishte dehëse
Edhe sytë si gjysmëmbyllur
Më kujtojnë pikturat greke
A një nimfë me mua gjindur.
Supet seç t’u drodhën lehtë
Kur unë duarët mbi ty i vura
Për më tej?(Kuptohet lehtë)
Kam”tapi” që s’duhet vula.
27 qershor 2014

“”””””””””””””””””””””

ZBRAZTËSIRË KAM NË SHPIRT
Zbraztësirë kam në shpirt
Asnjëgjësend s’më hyn në sy
Këtu kam gjithë mrekullitë
S’të kam ty, moj SHQIPËRI!
Më rreh zemra mua për vendin
Vendin tim aq të mirë!
As që e shijoj shendin
Dhe nuk ndihem fare mirë.
Se më duket jam si kot
Sikur kotem dhe veç kotem
Nuk kam miq dhe nuk kam shokë
Dhe pa punë,duket se”lodhem”
S’e zgjidh dot këtë problem
S’është logjik as racional
Mes të mirave,dukem helm
SHQIPËRI! Për ty kam mall!

FLORIDA, 8 prill 2003

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.