“””””””””””””””””
SIKUR QENKAM VETËM?!!
Sikur qenkam vetëm
Pa miq e pa shokë
S’e shtyj dot kështu jetën
Më duket sikur rroj kot.
Kjo faqe është si “Shtëpia ime”
Shtëpia dua të mbushet me miq
Gati “bosh” dhe zemra thërrime
Pa shokë e miq,jam”KRISHT në kryq”.
Më së fundi, një befasim
Befasim që,me të vërtetë, më gëzoi.
Në RUMANI u kujdes një miku im
Dhe këto rreshta atij dhe ia kushtoj.
Rrofsh e qofsh, o BAKI YMERI!
Rrofshi e qofshi ju që më uruat!
Për mua,je FLORI SHEQRERI
DHe steka e sukseseve për ty:sa më lart!
Sa për ata që”gjasme s’e kanë parë”
Se kanë qenë të zënë apo”me shërbim”
Për jetë e paçin”faqen të bardhë”
Se të mira u kam bërë dhe kurrë s’mora shpërblim.
Sidoqoftë,askujt nuk i zemërohem
Nuk mbahet miqësia me porosi
Natyrshëm, me disa syresh do”ftohem”
Nuk kam seç the tjetër,tani.
Tiranë,16 korrik 2021