13.5 C
Tiranë
E martë, 10 Dhjetor 2024

Perparim Hysi

DUKE U KTHYER NGA MIKJA

Mesnatës po ktheja nga mikja
dhe qeshë bërë i tëri me krahë
Fare nuk pyes nga nata,as nga frika
Se tash unë jam dragua.
Kam aq gaz,sa me vete këndoj
SE ndihem,o miq, i lumtur;
Kush s’ka gaz,kur dashuroj
Le të jetë,qoftë dhe kokëkungull..
Dua të flas me drurët rrugës
Se natë është dhe njeri s’ka,xhin-xhan
Një barbon që gjeta aty buzë rrugës
E putha dhe i thashë:- Të kam xhan!
Eh,dashuria! Vallë,kë nuk “dehu”?
Se është si vera e të bie në kokë
Unë,70-bukëshi,jam bërë si ANTEU:
Dhe dreqin e mbys,se këmbët kam mbi tokë.

Se të tillë si ANTEU më bën dashuria

SA më jep gas,aq më jep dhe forcë

Nga dashuria,sikur u kthye djalëria

S’jam më thinjosh,por djalosh

*në vitin 2013

“””””””””””””””””

SIKUR QENKAM VETËM?!!
Sikur qenkam vetëm
Pa miq e pa shokë
S’e shtyj dot kështu jetën
Më duket sikur rroj kot.
Kjo faqe është si “Shtëpia ime”
Shtëpia dua të mbushet me miq
Gati “bosh” dhe zemra thërrime
Pa shokë e miq,jam”KRISHT në kryq”.
Më së fundi, një befasim
Befasim që,me të vërtetë, më gëzoi.
Në RUMANI u kujdes një miku im
Dhe këto rreshta atij dhe ia kushtoj.
Rrofsh e qofsh, o BAKI YMERI!
Rrofshi e qofshi ju që më uruat!
Për mua,je FLORI SHEQRERI
DHe steka e sukseseve për ty:sa më lart!
Sa për ata që”gjasme s’e kanë parë”
Se kanë qenë të zënë apo”me shërbim”
Për jetë e paçin”faqen të bardhë”
Se të mira u kam bërë dhe kurrë s’mora shpërblim.
Sidoqoftë,askujt nuk i zemërohem
Nuk mbahet miqësia me porosi
Natyrshëm, me disa syresh do”ftohem”
Nuk kam seç the tjetër,tani.

Tiranë,16 korrik 2021

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.