M O M E N T…
Buzët zgjaten si për puthje
Sytë gati perëndojnë
Se e ndjejnë një dridhje fluture
Nga gjinjtë që gulçojnë
Mu në cepë të buzëve,një buzëqeshje
Rreth e përqark,veç dritë
Sa magjepse ishe! Sa magjepse!
M’u kënaq ky imi shpirt.
Pa zura e nisa sulmin
Sikur do bëja një betejë
Kjo “betejë” të bukur pati fundin
Dhe nuk kam se ç’shtoj më tej.
Kështu ka ndodhur djalërisë
Dhe unë e kujtoj tani
Tani jam në vërsë të pleqërisë
SI unë je gjyshe dhe ti.
Kujtimet e bukura sikur më rinojnë
E di që koha s’kthehet prapë
Në fund të jetës, me kujtime rrojmë
Moj mike e mirë,për ty imivarg.
Tiranë,30 korrik 2021
“”””””””””””””””””””””””
KU JE NISUR?
Ku je nisur, moj e bukur?
Për ku vrapin,a s’më thuaj?
Se të shoh e mendja turbull
Se nga mendja sa s’po luaj.
E sajdisur,e stolisur
Sikur nisesh për në dasëm
Mendja ime merr të krisur
Frymë me zor,se jam me azëm.
Doli mendja nga burgjia
Edhe s’vjen më në gone
E goditi bukuria
Bukuroshe,a më sheh?
A e sheh që bredh pas teje
Si të jem qingj manar
Ti je diell që del pas reje
Pas të ndjek se kam mall
29 korrik 2021
“””””””””””””””””””
SHPIRTIN E KAM PLAGË
Sa herë zhytem në mendime,këtu ku jam larg
Mendja tek ty,mikjaime,shpirtin e kam plagë
Zë kujtoj çastet e hershme,si qenë ato çaste
E,moj mike e atëhersheme,qenë ca çate-mjalte.
Shkëmbyem puthje si pafund dhe pastaj unë ika
Çfarë fitova më në fund(pse s’më ra mua,pika?!)
Sa para bën pendimi,asnjë gjë nuk ndreq
I penduar Përparimi! Le të shkojë në dreq!
Sepse koha s’kthehet prapa,kjo dhe më ligështon
Tani jam me flokëtëbardha,për gjithçka është vonë.
Kush fitoi që u pendua,se kaloi kaq kohë
Sa më dhëmb kjo plagë mua, po regëtij me oh!
Tiranë,28 korrik 2021