31.5 C
Tiranë
E shtunë, 19 Korrik 2025

Pershtati per gazeten.Gjin Musa

Shkruar nga

Shefit Doksani

Dush

Jan disa së prapthi flasin
As nuk skuqen e as nuk nxihen
Kur gabojnë, ¢irren,bërtasin,
Sa dhe nofullat u mpihen.
Si,more burri i burrit,
Te vjedh tjetri në mes të ditës
Dhe të thotë pa pikën e turpit:
– Jam i pastër si rrezja e dritës.!
Dhe me pas na vjen habia
Kur hajduti merr dhe fuqinë
– Ju nuk njihni- thot- ¢’është liria
Nuk jetoni me demokracinë

O hajdut i mirë,ke te drejtë,

Flet sëprapthi nga shtrat i ngrohtë

Fain e ka tjetërkush vërtetë

Që s’të jep një dush të ftohtë.

“””””””””””””””””

Shkruar nga:

Kujtim Agalliu

Si një curilë kroi na vjen ribotimi i librit me poezi “Etja”, e mikut tonë poet, Shefit Doksani, për të na e shuar sadopak këtë etje të kësaj vere të nxehtë.

Urime poet!

ETJA

Rrëzë një kodre te burimi

Ulem pak dhe pi ujë.

Me ca gllënjka padurimi

Etje vape aty shuaj.

Dhe më hipën frymëzimi,

Me të shpejtë nis të shkruaj,

Vetja me duket si burimi,

Po vallë. une ç’etje shuaj?!

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.