14.5 C
Tiranë
E enjte, 6 Shkurt 2025

Petraq Koroveshi

 

Sot date 13/10/2021 Perkujtojme ndarjen nga jeta 6 vite me pare e konkretisht me 2015 pilotin Besnik Shahi Ka lindur ne Shijak ne fshatin Borake Mbasi mbaroi shkollen fillore e 7 vjecare ne vjeshten e vitit 1953 Besniku hyri ne shkollen Politeknikumin 7 Nentor ne Tirane mbas mbarimit te shkolles se mesme u thirr per te kryer sherbimin e detyrushem Ushtarak ne Qytetin e Vlores 1 vit.Mund të jetë një imazh i 1 person dhe teksti Ne vitin 1959 se bashku me 20 djem u nis ne BS per pilot Shoket e grupit te tij qene Guri Merkaj, Harilla Rebi,Vangjel Baba,Vangjel Llazari,Besnik Varvarica, Agron Daci,Lutfi Mishkeri,Niko Lubonja, Nesti Pojani,Luan Milori,Skender Shahini,Selman Habilaj,,Zija Memi ,Petraq Thomaj Nazmi Dauti e tjere Mbas dy ditesh ne Odesa studentet u ndane ne dy grupe Nje grup shkuan per plot ne qytetin e Voronezhit dhe prej aty u drejtuan per ne Qytetin e Borisoglepsit ne Shkollen e famshme Valeri Ckallov Ku ne kete shkolle kane studjuar shumica e piloteve e teknikeve shqitar qe nga viti 1945 Atje grupi, 6 muajt e pare mesuan Rusisht dhe bashke me shoket u sistemuan fillimisht ne Krasnodar e me vone erdhen ne Batajsk ku u takuam me grupin tone Atje ne krasnodar Besniku dhe grupi i tij fluturuan me Mig 17 ne aerodrom te betonuar qe paraqiste dhe kjo vecorite e saj Ne ate kohe ku cdo gje po perfundonte simbas programit ku Besniku dhe shoket e tij po kalonin nga nje ushtrim ne tjetrin duke i pervetsuar ato vjen urdheri per tu larguar ne Shqiperi U kthyem te gjithe me avion TU-104 me 18 Shtator 1961 Mbas dy muajsh ne Nentor 1961 grupi i Besnikut nisen per ne Kine Ne Kine Besniku fluturoi ne avion tashme me mig15 dhe jo ne avionin Mig 17 si neBS Besniku programin e fluturimeve atje e realizoi me 1962 dhe u kthye ne Atdhe me grupin Nje grup u caktua ne Rinas dhe tjetra ne Kucove Ne Rinas u caktuan Besniku, Agroni,Guri , Nazmiu dhe Zijaji ndersa ne Kucove vajten Harilla Rebi Petraq Thomai Vangjel Llazari Lutfi Mishkeri. Besniku ne Rinas u caktua ne Skuadriljen e dyte me kom Skuadrilje Kosta Dede ku Skuadrilja kish 12 aviona Mig-17 ku ishin dhe pilotet e klasit te pare Cobo Skenderi,Gezdar Veipi, Mahmut Hysa Bajazit Jaho ku qe kom Regjimenti Kolonel Niko Hoxha ndersa skuadrilja e pare qene avionat MIG-19PM me Kom Skuadrilje Lulo Musai Ne vitin 1963 erdhen nga kina dhe u sistemuan ne Regjimentin e Rinasit grupi i pilotave prej 5 vetash qe ishin dipllomuar pilot Gjujtes bombardues Andre Toli Dhori Zhezha Bashkim Agolli Adem Ceca,Niazi Nelaj Besniku u emerua kom cifti dhe shoqerues Niazi Nelaj dhe mbas 3 apo 4 muajsh erdhi grupi yne qe mbaroi plotesisht programin dhe u titulluam ne Vlore pilot gjujtes bombardues dhe u sistemuam ne Rinas dhe nje pjese ne Kucove Ne pranveren e vitit 1964 Besniku , Guri, Agroni kaluan ne avionat mig19PM ky ish grupi i dyte mbas atij te pare qe nga Bilal Josa Nestor Dhaskali e tjere Skuadrilja e pare pati ndihmen e pakursyer te shokeve A Ngjela Haki Jupasit Mahmut Hyses Halit Bulkut Po ashtu paten ndihmesen e grupit te Skuadriljes se dyte Kosta Dede Cobo Skenderit Gezdar Veipit Bajazit Jahos Mesa e njoh Besnikun ne Rusi e Rinas ai ish pilot me teknik pillotimi shume te mire Fale aftesise se tij tekniko profesionale,kerkues dhe zbatues i rregulloreve ai u perzgjodh ne kalimin e avionit Mig-19PM se bashku me Guri Merkaj Agron Dacin Te tre keta nuk kishin mbushur as vitin me Mig -17 dhe kaluan ne kete tip pa kaluar ne avion dy vendesh MIG-19PM ashtu si dhe shoket e tjere para tyre Me vone Besniku u caktua ne avionat me helik AN-2 si shume shoke te tjere Ne Janar 1968 shkon ne shkollen e aviacionit ne vlore Instruktor ne tip 61 Ne shkolle ne ate kohe komandant Skuadrilje qe Nehar Jazexhi Ne pranveren e vitit 1975 ishte fushat per sperkatje per bimet Aty erdhi urdheri qe te nderpriste fluturimet e te largohej nga reparti Mbas e hoqen si pilot ne moshen me te bukur nuk i dhane asnje pune u rropat i shkreti andej kendej gjersa u vendos roje ndermarje Ndodhen Fatkeqesi ju nda nga jeta bashkeshortja Xhemaile ku kishin 3 femije, per ti rritur E lendoj shume gjendja emocionale por ai nuk u perkul ju perkushtua famijeve Te gjitha keto ndikuan ne shpirtin dhe zemren e tij te ciflitur nga jeta keshtu vjen nje dite dhe ajo nuk duron me dhe ajo pushoi me 13Tetor 2015 dhe te nesermen date 14 tetor 2015 ju be percjellja per ne banesen efundit ne share Ku fjalen e rastit e mbajti Sekretari i shoqates se aviatoreve Sami Guzina bashkekohes dhe ne te njejtin origjine- Boshnjake Per me,me hollesi ka shkruar shoku im i paaritshem ne kete drejtim Niazi Nelaj ku ka bere Monolog, I paharruar qofte kujtimi i tij Te rrojne e ta kujtojne ato qe la pas, te afermit dhe ne shoket

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.