Petraq Koroveshi

Intervista

Petraq Koroveshi Drejtori i Gazetes me te lexuar nga aviatoret

May be an image of 4 njerëz dhe tekst

Petraq Koroveshi eshte nje nga djemt e pare qe shkuan per te hapur dyert e pahapura ende ligjerisht te Shkolles se Aviacionit ka bere nje nisje per te mesuar profesionin e pilotit ne ish Bashkimin Sovjetik por qe ju nderpre ne mes nga prishja e mardhenjeve midis dy vendeve Doli pilot nga shkolla Shqiptare e Aviacionit ne Vlore dhe punoi shume vite ne Kucove e Rinas ne kete repart ne detyren e Zevendes komandant Skuadriljes,pergatiti disa grupe pilote e shume pilot per avionin supersonik Mig 19 Qendroi shume vite ne kete detyre pa patur asnje lloj zhelozie per hecjen perpara te nxenesve te tij dhe po heroikisht fluturoi deri ne diten e daljes ne pension ne moshen 50 vjecare duke kryer detyra me avionin supersonik,si rradhe pilot ne aviacionin tone e ne bote
Si nisi endra jote per fluturimin
Pasi kreva shkollen fillore dhe 7 vjecaren si dhe shkollen e mesme ne Politeknikumin 7 Nentori ne Tirane ne vitin 1956-1960 ku mora dipllomen e Teknikut te mesem,mu dha rasti te beja analizat mjeksore dhe te dale i afte si kandidate per kursant per pilot Po kete vit 1960 u nisa me shoket e tjere per tu bere pilot ne BS Atje fluturova me avion JAK-18A duke i kryer te gjitha ushtrimet qe kishim dhe kur ishim gati per te dhene provimin u prishen mardhenjet mes dy vendeve,me 1961 u kthyem ne Atdhe po me avionin TU-104 ,sic kishim vajtur ne BS Na derguan ne Vlore,ku ishte shkolla e aviacionit dhe ku do xhvillonim fluturimet me JAK 18U tashme me rrote ne bisht dhe avionin luftarak MIG-15Biz Nga 36 veta qe ishim ne fillim,vaxhduan shkollen vetem 13 veta Koco Biku, Bardhyl Lubonja,Pandeli Lengu, Roland Sofroni, ,Sefedin Tomcini ,Mustafa Gjokuta, Bahri Meshau, Sillo Mlica, Syri Barbullushi. Ahmet Sulejmani.Thanas Papa , Jorgaq Bakshevani , Petraq Koroveshi si dhe Vangjel Baba e Skender Shahini qe kishin ngelur mbrapa me fluturimet ju bashkuan grupit tone dhe u beme 15 veta
Cfar kujtoni nga shkolla e Aviacionit dhe kuadrot qe e drejtuan ate
Ne Shkollen e Aviacionit ne ate preiudhe ishin disa nga kuadrot mesimdhenes dhe pilotet me te shquar te vendit tone Pilote-Instruktore ne JAK 18U Ishin Naun Todo, Admir Flaga,Nehar Jazexhi,ndrsa ne avionat reaktiv Mig-15 ishin instruktore Mahmut Hysa Azbi Serani Bardhosh Hasani, Mustafa Cici Ishin pilot te shkelqyer dhe metodiste Une Instruktor ne JAK-18 kisha Naun Todon,ku kreva fluturimin me kete avion,ndersa Instruktor ne MIG 15 kisha Bardhosh Hasanin Daljen vetem me MIG -15 e bera me ish komandantin E Skuadriljes ne ate kohe Bardhyl Tacin I cili me vleresoi me noten Shkelqyeshem Edhe personeli mesimdhenes me Foto Lakon si shef katedre ishin tejet te kualifikuar Por sipas meje,merite te padiskutueshme ne arritjen e mbarevajtjen e shkolles se Aviacionit ka ne rradhe te pare Arkitekti I saj,pilot I klasit te pare Koloneli Babace Faiku,I cili si patriot e e novator punoi pa rreshtur per xhvillimin dhe modernizimin e aviacionit si dhe per rritjen sasiore e cilesore te kuadrove te saj Nen drejtimin e tij u pergatiten me qindra pilot te talentuar Kjo shkolle u kthye ne fidanishte e aviacionit e krenari kombetare e ushtrise sone Me plot gojen ajo shkolle mund te quhej Shkolla Babace Faiku
Si nisi karriera juaj si pilot ne repartet ushtarake te avicionit
Pasi mbarova shkollen ne teori e praktike Shkelqyeshem mora dipllomen si Gjujtes –Bombardues si dhe graden Nentoger te grupit te pare Ne vitin 1964[,mbas mbarimit te Shkolles ne Tetor 1963], u emerova ne Regjimentin e Rinasit,ne Skuadriljen e pare si komandant Ekipaxhi,ku Komandant Skuadrilje qe Snajperi I Aviacionit,Bilal Josa dhe Komisar Bardhosh Hasani Komandant Cifti pata Skender Kaninen Mbas nje viti mora edhe graden Toger,por kjo ishte e fundit,pasi ne vitin 1966 u hoqen nga sistemi ushtarak ne Shqiperi Ne Rinas nga viti 1964 deri 1966 kreva fluturimin direkt ne Mig 17F si dhe te gjitha detyrat per te merituar titullin Pilot I Klasit te trete Me 1966 shkova ne Regjimentin e Kucoves ku fluturova ne Kondita te thjeshta meteorollogjike dhe kondita te veshtira si dhe Fluturime Naten dhe u titullova Pilot I Klasit te Dyte ne vitin 1969 Shume detyra kreva ne ate Regjiment ,por me duket si me e vecanta ishte pjesemarja ne Paraden Ajrore ne vitin 1969 me MIG 17 Komanden e 9 avionave e udhehiqte Bardhyl Taci qe ishte ne formacion se bashku me pilotet Qirjako Dhima Vasil Andoni Sokrat Prifti, Harilla Rebi,Hamza Koci,Vangjel Llazari Petraq Koroveshi Viktor Vangjeli Mbas nje periudhe te suksekshme 4 vjecare ne Kucove transferohem perseri ne Rinas tashme per kalimin ne avionin Mig 19S me detyre Komandant Cifti
A keni pasur raste te ndodheni afer ngjarjeve te renda apo te jashtezakonshme,sic jemi te mesuar ti quajme ne aviacion
Cdo pilot ka patur rast te kete premisa per ngjarje te jashteezakonshme Mua me ka ngelur ne kujtese ajo e dates 15 Janar 1971,kur regjimenti I Rinasit kishte fluturim ne kushte te veshtira meteorollogjike,me re te dendura,trashesia e tyre varionte nga 7000metra deri 900 metra dhe me shikim shume te dobet Fluturimin e kisha marshute Kashar,Tepelene,Vlore,Prures,Lezhe, rrotullim dhe cpim poshte Mbasi kreva marshuten po vija drejte ne kursin e uljes,gjithnje me instrumenta ,pasi ishte aq erret sa nuk shikoja asgje Para meje ishte nje tjeter pilot qe vinte nga sistema,I cili nuk ish ulur me te parin se ishte shikim I dobet dhe kishte
Kaluar ne rreth te dyte,por qe duhej ulur mbas meje,se une po vija drejte ne ulje Per cudi ai ishte para meje,por nuk e shikonim njeri tjetrin e per fat te keq dhe UF nuk na shikonte Kur erdha ne lartesin 50 metra degjova UF qe me thote Kalo ne rreth te dyte,qe do te thote te beja nje rreth xhiro rrethore mbi aerodrom,per te ardhur perseri ne ulje mbas pak minutash Dhe une ashtu veprova,dola nga pllanerimi dhe ika ne rreth te dyte shikimi gjithnje e me shume po veshtirsohej,gje qe e bente te domosdoshme qe te punoja me instrumentat e kabines,pasi jashte saj nuk mund te shikoje asgje qe te orientohesha Kur iu afrova aerodromit dhe arrita tek vendi I zakonshem ku duheshin hapur rrotat,une duke u marre me pillotimin me instrumenta,nuk I hapa ato,I harrova nga perqendrimi I tepert e ndoshta I sforcuar mbi instrumentat Per cudi dhe UF nuk me tha asgje Nje mundesi ka qe atij te mos I shkonte mendja se mund te ndodhte nje gje e tille,qe piloti te mos jape komanden per hapjen e rrotave dhe nje mundesi ka qe ato nuk dukeshimn mire ne ate kohe aq te keqe,megjithese si rregull prane tij rrinte dhe nje vrojtues me dylbi per ta kontrolluar nje gje te tille Bera kthesen e trete dhe te katert,duke fluturuar gjithnje me instrumenta dhe shikoj qe shpejtesia nuk po binte Atehere kuptova qe nuk kisha hapur rrotat Ne lartesi mbas prursit,ula dorezen e hapjes se rrotave Ne kete kohe jam afruar shume afer aerodromit dhe UF shikon nje avion qe vjen drejt uljes me rrota te mbledhura ndaj me ngut me therret Rrotat,Rrotat Une e kisha ulur dorezen e rrotave per ti hapur,por ky proces kerkon nje fare kohe,disa sekonta,qe te kryhet ,dhe I dhash gazit plotesisht per tu ngritur e larguar nga toka,por per cudi dhe fatin tim te mire,rrotat u hapen ,ndjeva tre goditje,qe do te thoshte qe rrotat u happen ,isha me avion vetem 1 meter mbi pisten e betonit Avionit I kisha dhene dy pikshin,mora dorezen e gazit nga vehtja,ula rroten e pare ,frenova,hapa parashuten dhe lirova brezin e ngritjes Ne fund te pistes rrotullohem per te shkuar ne vendeqendrimin e avionave Uljen e bera shume mire Ja pra harrimi I nje elementi te fluturimit mund te sjelli katastrofe Por si thuhet ne keto raste Fati ish ne anen time
A ka pas raste te shkeljes se hapesires ajrore gjate sherbimit te rojes me avion
Ka pasur shkelje te ajrit,vinin avion te huaj te vegjel nga perendimi dhe llokatoret tane I kapnin Une kam pasur rast te ngrihem 4 apo 5 here per kapjen e objekteve ajrore,shkonim deri ne kufidhe ato sapo na diktonin ktheheshin nga drejtimi dhe ne ktheheshim ne pike Ndersa rast I veshtire nga sherbimi roje eshte ai I nates se erret dhe me vetetima Jepet njeshi Sic isha vetem me kostumin e lartesise futem ne kabine,marr leje per leshim,dal ne start dhe ne brezin e ngritjes dhe raportova Gati per ngritjen Kur isha gati per ti dhene gaz per tu ngritur,ndigjoj ish komandantin e Regjimentit Serafin Sheganin,I cili dhe ai ate nate bente gadishmeri ne vendkomanden e Rinasit dhe me thote ne indeks te nderpres ngritjen Ju pergjigja ju kuptova ,nderpres ngritjen dhe rrotullohem ne ate erresire pus dhe shkoj ne vend qendrim E dija dhe vete se qe veshtire per te plotesuar detyren ne ato kushte por urdheri eshte urdher dhe me pergjegjesi do ngrihesha ne ajer Serafin Shegani ne librin e tij Rinasi Djepi I Supersonikeve Shqiptar ne faqen 115 e ka permendur kete fakt dhe ne faqen 126 ku permend dhe pilotat me eksperience te gjate ne fluturim
Cfar mund te quhet sakrifice ne aviacion,cfar e dallon nje sakrifice nga detyra
Te fluturosh per te kryer detyren nuk eshte nje sakrifice,pasi kjo eshte pjese e kontrates morale,sepse nje pilot per ate detyre eshte shkolluar,kualifikuar dhe pavaresisht se profesioni I pilotit eshte I kualifikuar si nje profesion me rrezikshmeri te larte,ne fund te fundit ne per ate detyre paguhet Sakrifice eshte te punosh,te kryesh detyren te jetosh larg kushteve te parashikuara nga rregulloret dhe normat e parashikuara Sakrifice eshte kur detyra behet jashte normave teknike,pa nje sasi minimale e domosdoshmerisht te sigurte te oreve te fluturimit Fillimisht ne kishim shume resurse ne karburant e armatim,ndaj fluturuam dhe kryem detyra te ndryshme,pa asnje problem Por me vone nga viti 1980 e me pas oret e planifikuara per nje fluturim u ulen,po ashtu u ulen dhe permasat e objekteve kunder te cilave duhej te benim qitje me avione ato u bene nga 30m e 20 metra dhe ne fund ne 7 e 10 metra sic eshte tanku ku kerkohej dhe precezioni ne qitje e bombardim ne terren fushor apo malor Ka pas raste nuk realizohej objektivi me te parin qe vinte dhe nga koha e gjate pa fluturuar me pilotet qe vinin nga leja direkt per qitje Eshte detyre e rendesishme te kryesh sherbimin e gadishmerise roje,por eshte sakrifice qe kete detyre te kryesh ne mungese te madhe te efektivave fluturues,ku numuri I sherbimeve ne nje muaj nuk eshte aspak llogjik Ne gjithe keto vite kam bere se bashku me shoket
Gadishmeri roje ne aerodrom ku jo rradhe, nga mungesa e efektivave te piloteve edhe nga kerkesat per nje numur shume te larte avionesh ne gadishmeri,ne benim sherbim nje dite po nje dite jo Sakrifica qe e madhe
E late avionin MIG 19 ne moshen 50 Vjecare,duke sfiduar avionin dhe moshen,pasi deri ne diten e fundit kreve detyra si pilot ne supersonik ne nje regjiment luftarak
Profesioni I pilotit nuk eshte vetem i nderuar,por dhe I veshtire , ndersa ne mosha te larta ai eshte shume I veshtire Nje pilot ngjason ne shume gjera me sportistet elitare ,te cilet kerkojne shume mund e djerse per te arritur rezultate e po aq edhe per ti mbajtur ato,per te ruajtur formen Vazhdimesia e nje piloti varet nga rregjimi I rrepte dhe I gjitheanshem vetjaka I tij Per kete kam mbajtur nje rregjim te rrepte te fluturimit Kjo qe aresyja qe une fluturova me kete tip avioni me te cilin u dashurova ,deri sa dola ne pension te plote nga kabina e MIG -19S ,gje te cilet pak pilot e kane realizuar Asnjehere nuk I kam bere bisht fluturimeve,ne cdo sezon apo vit stervitje I realizoja ato Nuk kam lene asnje vit qe te mos realizoja planin e fluturimeve
Keni pergatitur grupe e pilot per avionin mig 19 por shume prej tyre vrapuan para teje,ne karrieren ushtarake Duke kujtuar me kete rast dhe instruktoret e shkolles se aviacionit Cfar ndjen Instruktori kur sheh nxenesit qe e parakalojne
Qe kurr u emerova Zevendes komandant Skuadrilje per fluturim ,u dashurova me kete detyre sepse merresha vetem me pilotet dhe me fluturimin ku me jepej mundesija te kontriboja ne nje fushe qe me pelqente dhe kisha deshire ti njihja me mire pilotet ne pergatitje per fluturim e ne fluturim e ti ndihmoja me sa te mundja me eksperiencen time Rasti e solli qe gjate kryerjes se kesaj detyre kam sterviur disa breza pilotesh Gjate kesaj kohe u ngriten ne detyre nje numur I konsiderueshem shokesh,por edhe nxensish me te cilet punova me kenaqesi e shpirt Ne skuadrilje ku qendrova gjate . gjithnje pati levizje e ecje perpara Keshtu Sefedin Tomcini u be Komisar Skuadrilje nga komandant katershe qe ishte, Po ne kete skuadrilje Delo Isufi nga kom katershe u be komisar skuadrilje dhe mbas 1990 zv komandant Regjimenti per fluturim Idriz Hoxha nga shef qitje mbas 1990 u be kom Regjimenti Petrit Licaj u ngrit ne detyren e kom Regjimentit mbas 1990 Perlat Binaj u ngrit ne detyren e e Komandantit te aviacionit Une ndjehesha I lumtur qe nga skuadrilja e pare dolen pilot te zot dhe qe komanduan skuadrilje e Regjimente pse jo dhe Komanden e Aviacionit Keshtu besoj se ka ndodhur edhe me instruktoret e pedagoget e shkolles se aviacionit Ne nje shkrim ne gazeten Tirana Observer Shkrimtari pilot Riza Lahi e ka quajtur Petraqin Marubi I Aviacionit nisur nga pasioni I kahershem I tij per fotografine Fotografia eshte pjese e rendesishme e faqes se Petraqit ne internet Albumi I Pilotave ,ku jepen cdo dite njoftime per ditelindje te veteraneve te aviacionit,raste ndarje nga jeta e tjere E gjithe kjo pune qe do angazhimin e nje gazete,behet me merak e perkujdesje pashoqe,thjeshte nga dashuria per armen dhe shoket Petraqi thote me modesti se Gjithnje do I kujtoj me nostalgji ato vite ,ku cdo detyre e benim me devotshmeri dhe disipline te larte ,ku jeta ne regjiment ishte sa e veshtire,aq dhe e bukur Ku shoket me te cilen ke fluturuar nje jete te tere mbeten miq te mire perjete Nje miqesi kjo e rradhe dhe e bukur Nje miqesi qe eshte lidhur dhe shkruar permes reve,permes kaltersive,e paster dhe e kristalte si vete qielli

Marre nga libri Shkolla Shqiptare e Aviacionit shkruar nga Agustin Gjini ,Musa Kame

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.