Sot date 2 Mars 2021 mbas 12 vjetesh perkujtojme ndarjen nga jeta te teknikut te avionit AN-2 Petrit Shima.
Ka lindur me 19 Maj 1941 ne Tirane Shkollen fillore e ka kryer ne Vlore ndersa te mesmen ne Pedagogjiken e e Elbasanit Petriti ka qene pjestar i grupit tone te Batajskut te vitit 1960 qe shkuam per studime per pilot Me vajtjen atje dhe me kryerjen e komisionit mjeksor doli i pa afte per pilot se bashku me dy shoke Xhavit Kabellen dhe Xhevahir Musten,nga ku i transferuan ne Krasnodar per tu pergatitur per Teknik avioni Me 16 Shtator te vitit 1961 pa mbaruar plotesisht kursin u bashkuan bashke me grupin tone dhe u kthye ne Atdhe,ku Petriti shkoi ne shkollen e Aviacionit ne Vlore per te mbaruar kursin keshtu beri 1 vit dhe u dipllomua Teknik Avioni,ndersa ne te tjeret per pilota Ne vitin 1967 Petriti transferohet ne Skuadriljen e Transportit ne Laprake teknik avioni AN-2 me nr 14 i cili ish avion per sperkatje,Niko Gambeta duhet ta dije me mire Me 5 Shtator 1971 ne Lushnje ishte fushate ne interese te Bujqesise Petriti ka qene teknik ne ekipazhin ku qene pilot Refit Jazo dhe Muharrem Hida Deshmor te Atdheut,ndersa mekanik ushtar ish Rrapi Kondakci nga Lushnja Ka qene sperkatje ne luften kunder demtuesve te pambukut dhe misrit dhe sperkatja behej me pluhurosje nga ajri Ekipaxhet qene shume te pergatitur ngriheshin dhe uleshin ne nje fushe te kufizuar ne Lindje te rruges automobilistike prane Drejtorise se fermes Aeroplani i ngarkuar me ngarkese 1500 kg ,ngrihej nga ajo fushe me perdorimin e flatrave 20 grade Keshtu me 5 Shtator 1971 ekipaxhi u ngrit nga ajo fushe e kufizuar mbasi mbaroi detyren per te ardhur ne Laprake,por qe perfundoi ne Katastrofe ku u vrane dy pilotet Refit Jazo dhe Muharrem Hida,ndersa Petriti u plagos rende i cili ne ngritje qendronte midis dy pilotave dhe i pa lidhur dhe doli nga kabina larte mbi dy pilotet e u perxhit ne fytyre dhe ne duar e gjymtyure u rikuperua por nuk fluturoi me ne AN-2 por u caktua Shef i Prapavijes Skuadriljes ,ndersa ushtar mekanik Rrapi Kondakci i cili u plagos por u rikuperua shpejt per shkak te moshes se tij Di qe Niazi Nelaj ish pilot dhe drejtues i atij reparti ne ate kohe I cili ka qene dhe ne grupin e ekspertimit te kryer nga Edip Ohri[ndjese paste] ka qene deshimtar okular dhe e percakton qarte ngjarjen Me vone Petriti ne vitin 1987 deri ne vitin 1992 u transferua ne Rinas dhe kreu kete detyre deri sa doli ne pension Eshte dekoruar me medaljen e sherbimit ushtarak qe djali I tij Tani e ka rruajtur dhe ma postoi mua Petriti me sa e njoh ka qene nje kuader I rregullt pa buje I dashur dhe I respektuar me shoket e koleget e tij I rregullt ne pune dhe korrekt me plotesimin e detyrave si shef I prapavijes Mbas daljes ne pension iu kushtua familjes shok persembari por nuk qe eshkruar qe te jetonte me tej keshtu ai me 2 Mars 2009 u nda nga jeta papritmas nga nje semundje e rende Shoket qe kane bashkepunuar me te mund te komentojne I paharruar qofte kujtimi i tij u prehte ne paqe Te rrojne e ta kujtojne familja te afermit dhe shoket