14.5 C
Tiranë
E shtunë, 26 Prill 2025

Petraq Koroveshi

Mund të jetë një imazh i 1 person dhe teksti
Sot date 30/11/2021 perkujtojme ndarjen nga jeta te shokut ,kolegut ,ish zv.kom Skuadriljes se dyte Roland Sofroni Ka lindur me 4 Janar 1942 ne fshatin Punemire te rrethit te Korces Shkollen fillore e ka kryer ne Voskopoje,ndersa te 7 vjecaren e ka kryer ne Pogradec nga viti 1952-1955 Ne vitin 1955 -1959 kreu shkollen e mesme ne Politeknikumin 7 Nentori ne Tirane ne degen mekanike dhe ku u dipllomua Teknik i mesem Mbas mbarimit te shkolles,punoi si mekanik ne Stacionin e makinave te traktoreve ne qytetin e Ersekes Me 26 Gusht te vitit 1960 ne perberje te grupit prej 36 vetash u nis me aeroplan TU-104 nga Aerodromi i Rinasit per ne Aerodromin e Sheremetjevos ne Moske,mbas dy oresh fluturimi dhe mbas nje udhetimi me tren prej 48 oresh arriten dhe u sistemuan ne Regjimentin e Batajskut prane Rostovit mbi Don,i cili i perkiste Shkolles se Aviacionit te Krasnodarit Ne kete shkolle se bashku me Rolandin qene dhe 36 shoket e tij qe qene Bardhyl Lubonja,Koco Biku, Dhori Zhezha Bahri Meshau Niazi Nelaj ,Pandeli Lengu, Agim Ismaili,Sazan Habibi,Lutfi Islami[ndjese paste] Rrapo Kodheli Thanas Papa[ndjese paste] ,Petrit Shima,[ndjese paste Ahmet Sulejmani, Bashkim Kozeli,Sefedin Tomcini[ ndjese paste] Fadil Nenaj,Mihal Pano, Koco Ilia ,Petraq Papanastasi Adem Ceco[ndjes paste],Petraq Koroveshi,Sherif Hajnaj Minush Karalliu[ndjese paste] Jorgaq Bakshevani [ndjese paste] Mustafa Gjokuta[ndjese paste Xhevahir Musta Surri Barbullushi [ ndjese paste Agron Balashi Nevruz Duraj ,Hysen Hyka [ndjese paste] Zydi Mecaj e te tjere Atje Rolandi se bashku me grupin mbas nje pergatitje ne lendet teorike ,pregatitjes ne toke dhe pregatitjes per fluturim kryen fluturimet me JAK-18A dhe atehere kur do jepnim provimet per tu dipllomua ne kete tip erdhi urdheri per te nderprere fluturimet dhe te kthehen ne Shqiperi Keshtu me 16 Shtator te vitit 1961 me avionin TU-104 u kthyem ne Atdhe dhe me vone pas nje nderprerje prej 6 muajsh vazhduam fluturimet ne Shkollen e Aviacionit ne Vlore ndersa nje pjese te grupit vajten ne Kine ndersa pjesa tjeter prej 15 vetash mbas nje seleksionimi qe u be ne ate kohe filluan fluturimet ne Pish Poro me Jak 18U mbas kesaj Rolandi dhe grupI u pergatiten per te fluturuar me avion reaktiv mig 15 dhe mbas perfundimit te saj u dipllomuan pilot gjujtes bombardues dhe u ndane neper Regjimente Ne Regjimentin e Kucoves u caktuan Pandeli Lengu, Bahri Meshau,dhe i ndjeri Thanas Papa dhe te tjeret ne Regjimentin e Rinasit ne Skuadriljen e dyte ,Ku Rolandi dhe ne te tjeret fluturuam ne Mig 17 dhe morem klasin e trete ne kete tip dhe me vone fluturuam ne avion MIG-19,Morem klasin e dyte dhe tre shoket Bardhi, Koco, dhe Dhori fluturuan dhe me mig 21 dhe ku morem klasin e dyte Ne skuadriljen e dyte Rolandit ju ngarkua detyra e kalimit te grupit te kalimit ne mig 19 me pilotet e rinj qe erdhen me vone, detyre qe e kreu me sukses te plote Ai e drejtoi me kompetence te plote Kreu detyren e Zv Kom Skuadriljes deri sa u lirua .Rolandin e njoha per here te pare ne spitalin ushtarak ku beme testimet nga ana shendetsore dhe me pas kur vajtem ne BS ne qytetin e Batajskut me 1960[ Eshte interesant megjithse kemi qene qe te dy ne te njejtin vit ne Politeknikumin 7 nentori dhe e mbaruam ate dhe dolem teknik te mesem nuk njiheshim ndoshta se ai qe ne paralelin tjeter] Me bente pershtypje pamja e jashtme e tij bjond dhe dallohej nga ne te tjeret i etur per te mesuar zanatin, i sjellshem,korrekt ne shoqeri ku mbi te gjitha shkelqeu ne fluturim e me vone me ardhjen ne Rinas pata fatin ta kisha me afer e te komunikoja me te ,se na lidhte detyra te dy ishim zevendes kom skuadrilje per flturim ai ne skuadriljen e dyte dhe une ne te parin Ruaj kujtimet me te bukura e te paharruara me te Rolandi nuk ish vetem nje pilot shume i mire por dhe nje sportist i talentuar ai luante futboll volejboll basket boll dhe mbi te gjitha lexonte dhe perkthente Frengjisht qe e dinte shume mire Per me teper per punen dhe vepren e Rolandit ka shkruar shoku im Niazi Nelaj qe shyqyr e kemi mes nesh kete talent te rradhe qe di aq bukur ti pershkroje ato dhe monologun e tij. I paharruar qofte kujtimi i shokut tone te paharruar Roland Sofronit Te rrojme e ta kujtojne familja te afermit dhe ne shoket e tij

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.