16.8 C
Tiranë
E premte, 5 Qershor 2026

Petraq Koroveshi

“Heronjte” e shkolles duhet te trajtoheshin me me dinjitet
Shefqet Lata
May be an image of 1 person dhe tekst
Ne fillimin e vitit 1962,kur prishja e mardhenjeve te Shqiperise me ish BS dukej si”ceshtje ditesh”,dergimi i studenteve per pilot e teknike ne vendin e sovjeteve nuk kishte me shanse qe te vazhdonte Duke menduar nje zgjidhje per pergatitjen e pilotave,teknikeve e specialisteve ne vend,shteti vendosi te krijoje shkollen e vet per kete qellim Zhvillimi i aviacionit ne ate periudhe e bente te domosdoshme hapjen e nje shkolle per pergatitjen e pilotave e teknikeve per avionat luftarak MIG-15,MIG-17 dhe MIG-19,MIG-21,apo per disa avione te paket te transportit qe kishte vendi Koha tregoi se marrja e ketij vendimi ka qene i drejte sepse kjo shkolle e “justifikoi” plotesisht ekzistencen e saj ne vite,pasi aty u dipllomuan qindra pilote,teknike,specialistee qe i nevojiteshin aviacionit Njeri prej tyre qe mbaruan kete shkolle,me ra fati te isha une ne vitin 1970 Une kisha mbaruar shkollen e Mesme Ushtarake”Skenderbej” para se te shkoja ne dyert e kesaj ,ndaj pas nje eksperience katervjecare si skenderbegas,isha ne gjendje te nje fare krahasimi apo te dalloja ndonje far ndryshimi midis dy shkollave Gjeja e pare qe”ndjeje” ne shkollen e aviacionit ishte perkushtimi,vullneti,dashuria e respekti per kursantet apo studentet sic filluan te quhen me vone,nga ana e kuadrove drejtues,pedagogeve e instruktoreve Disa prej tyre,instruktor drejtues apo pedagoge,ishin shume skrupuloze,shume kerkues,teper strikt,por ne te gjitha keto nuk ndjehej aspak nje ndjenje”sundimi” apo poshterimi,por me se shumti ishte nje forme kembengulese per ta bere kursantin te kuptonte se suksesi per te ardhmen qendronte te zbatimi me rregull,pike per pike i gjithckaje qe ata dwshironin te na mesonin Qendrimi i instruktoreve ne kohen e lire,ishte ana tjeter e tyre,ata ishin shume me te afrueshem,njerzore,kolege e shoke Edhe grupet e meparshme te kursanteve per pilot,teknik e specialist ishin dashamires karshi te posaardhurve ne vitin e pare Ne nje fare mynyre ata benin”perkthimin” e veprimeve te instruktoreve apo drejtuesve,si,” mos e shiko si bertet,se e ka shpirtin te madh,por verja veshin se cthote per tekniken e fluturimit,se ai eshte mjeshter,etj,etj” Pavaresisht se ndjeja gezim te vecante qe kisha ardhur ne kete shkolle, kisha dhe nje fare frike apo emocioni pasi arma e aviacionit njihej shume pak nga ana ime Shpesh lexoja me nje fare shqetesimi e bezdisjeje nje parulle diku ne oborrin e shkolles ku shkruhej”Pilot do te thote koncentrim vullneri e aftesie per te shkuar ne rrezik “nje thenje e Stalinit,qe me shume me ngjallte frike se sa me kurajonte per trimeri
Komanda,pedagoget e instruktoret ishin shembull i perkushtimit
Pergatitja teorike ishte shume clodhese per mua pasi fillova te njohe e te kuptoj se cfar eshte aviacioni Pedagoget ishin te shkelqyer,te papertuar,por edhe me dije e njohuri te gjera qe na benin te ishim shume te vemendshem ne
Oret e mesimit Sjelljet dhe veprimet e tyre na japin shprese e besim se do te aftesoheshim per te mesuar avionin e per te kryer detyren qe ishte shume e veshtire si per mua ashtu dhe per te tjeret Edhe tani pas 50 vjeteve,nuk arrij, madje as e kam vrare ndonjehere mendjen per nje gje te tille,qe te bej ndonje fare diferencimi se kush ishte dicka me ndryshe nga te tjeret,pasi ne nje fare menyre te gjithe ishin te vecante ne lenden e vet Respekt pa kufi per ta
Me fillimin e programit praktik cdo gje ishte ndryshe sepse kishte te bente me konkretizimin e njohurive teorike ne praktike
Perkushtimi I komandes,vullneti,respekti,thjeshtesia e instruktoreve ishte maksimalisht lidhur me faktin qe kursantet duhet te arrinin e te pervetsonin programin me rezultate te mira I kujtoj me respekt vuajtejet e sakrificat e tyre si ne ajer ashtu dhe ne toke Ata punuan per vite me rrodhe ne kushte jo te mira jetese,larg familjes,ne fushe te Pish-Poros ku kaluan nje pjese te jetes per nje kohe te gjate Nga kjo pune e tyre,cdo vit shtoheshin radhet e aviacionit me kuadro pilot,teknik e specialist Per mendimin tim ne Shkollen e Aviacionit duhet te merreshin disa masa per ta lehtesuar sado pak kete vuajtje te ketyre njerzve qe punonin ne ato kushte,qe pa frike mund te quhen heronj
Mendoj se ka patur mundesi qe ata heronj te trajtoheshin me mire,me me shume dinjitetFjala bie,shtrimi I brezit te uljes e te ngritjes behej me rradhe nga grupet e kursanteve e me instruktoret perkates Nuk ishte ndonje lodhje e madhe por ishte nje ngarkese per ne e vecante,mbase e panevojshme,sidomos per instruktorin qe ate dite pritej te realizonte 4-5 fluturime me kursantet e tij Do te ishte me efikase caktimi I nje skuadre me ushtare,[qe I kishte skuadrilja] ,te cilet mund te pergatiteshin si duhet per kete detyre,per shtrimin e brezit te ulje-ngritjes, po keshtu rruajtjen dhe mirembajtjen e aerodromit,qe te mos vinte puna qe instruktoret apo kursantet te hiqnin uje me kova nga aerodromi Po keshtu nuk e kuptova se pse caktohej nje kursant te kryente ate detyren qe quhej” kursanti startior ne brezin e ngritjes” gje e cila nuk e di pse nuk kuptohej se mund te kryhej nga kushdo,nga cdo ushtar mjafton te instruktohej si duhet
Aftesimi profesional I instruktoreve e studenteve
Duke shikuar ne retrospektive vitet e kaluara ne Aviacion,e shoh se ka qene paradoksale,qe ne Shkollen e Aviacionit nuk kishte nje trenazhor,[imitues fluturimi] per pergatitjen e kursanteve apo studenteve Nuk behet fjale per te kerkuara gjera qe ishin jashte fuqise se shtetit ,ushtrise apo aviacionit ne momentin e dhene,pikerisht per ato vite Por fakt eshte se trenazhori imitues fluturimi kishte ne reparte,ishin te montuar ne regjimentet luftarake Ne kendveshtrimin tim ky imitues fluturimi do te ndikonte pozitivisht per rritjen e aftesise profesionale te kursanteve,pse jo edhe te pilotave e me larte,drejtuesve te shkolles,por edhe per kursimin e oreve te fluturimit Ne kuadrin e kualifikimeve te metejshem jashte shkolles se Aviacionit,edhe une si shume te tjere kam patur fatin te shkoj ne RPK Ata kishin nje program te vecante ne trenazhore- imitues e fluturimit,per neve qe kishim mbaruar programin e avionave MIG-15,per te na pergatitur per avionet reaktiv MIG-17 apo per avionet supersonik MIG-19 Po aty pergatiteshin dhe instruktoret kineze Keto aparatura te domosdoshme e lehtesonin shume pergatitjen,e thjeshtesonin ne menyre te konsiderushme dhe cdo gje te dukej sikur je ne ajer
Kursanti apo piloti aftesohej ne shperndarjen e vemendjes,kontrollin e instrumentave,mesimin e mjeteve radio teknike qe ne shkollen e aviacionit ne i pervetsuam shume pak,per te mos thene hic fare,per gjithcka qe na nevojitej ne ajer per kryerjen e detyrave,e jo vetem te mesonim orientimet majtas-djathtas
Shesh here ne shkolle perdorej si praktike pune,mbajtja ne pune si instruktore e oficereve pilote qe sapo kishin mbaruar Shkollen e Aviacionit,gje e cila sipas meje nuk ishte nje zgjidhje efikase Pavaresisht se kishin mbaruar shkollen, ata qe sapo kisin mbaruar programin e stervitjes ajrore per vehten e tyre benin si rregull nje program shtese per te pervetsuar programin e fluturimit nga pozicioni I instruktorit/[instruktoret fluturojne nga kabina e dyte,ndersa kursanti nga kabina e pare te avionit mesimor dy vendesh] Besoj se ata,me gjithe deshiren e mire,nuk e kishin eksperencen,nuk e kishin fituar ende sa duhet as metodologjine per komunikimin me kursantin,[qe ishte nje “analfabet” ne avion], ende aftesine as per mesimdhenie,as per kerkese llogarie e vecori te tjera qe duhet te kete nje instruktor-pilot ne pergatitjen e kursanteve Ne raste te vecanta mbanin per instruktor edhe pilot qe nuk kishin prespektive te metejshme ne avionet reaktive Eshte e natyrshme qe jo te gjithe kursantet kane te njejtin nivel te aftesive per fluturim e po keshtu edhe instruktoret Edhe sot kur kujtoj ndonje rast habitem,nuk e kam kuptuar atehere e as sot,se si ka mundesi qe dikush qe nuk ka fluturuar asnjehere me avion reaktiv te dale kompetent per tjetrin e te percaktoj nese eshte apo jo I afte per te vazhduar ose jo per tu kualifikuar per avionet reaktive? Kjo ulte ne nje fare mase cilesine e pergatitjes se kursanteve per pilot
Keshtu ndodhte dhe me skuadriljen e MIG-15,ne vecanti ne fundin e viteve 70 ne fillim te viteve 80 kur ra sasia e oreve te fluturimit ne te gjithe aviacionin e po dhe keshtu edhe ne shkolle,gje qe uli nivelin e cilesise se fluturimit te grupeve te piloteve qe dilnin nga shkolla Mund e duhej te krijohej nje ekip kontrolli me detyre inspektimin e kursanteve qe ishin ne prag te mbarimit te programit Ky ekip mund te drejtohej nga inspektori I aviacionit per fluturimin,mund te kishte edhe 5-6 pilote te avioneve MIG-19,mundesisht te klasit te dyte,jo ne funksione te larta,edhe komandant katershe instruktore e te ndihmonte perzhvillimin e disa fluturimeve ne skuadriljen e MIG-15 per ushtrime te vecanta si zona,formacione,qitje e tjere Po ashtu dhe ne skuadriljen me helike,mund te shtohej ndihme ekontroll nga pilotet instruktor qe fluturonin ne MIG-15 ose MIG-17 Keshtu mendoj se do rritej shume cilesia e pilotave te rinj
E them me bindje te plot se Shkolla e Aviacionit mbetet per ne nje histori e paperseritshme,me ate grup elitar qe perbente ate staf drejtues heroik,qe nga komanda e deri te kuadri me I thjeshte Fale tyre,punes plot perkushtim,mesimeve e praktikave te asaj kohe,si shume te tjere,edhe une arrita rezultate te kenaqeshme gjate punes 30 vjecare ne aviacion Ndjehem krenar per at shkolle,ndaj I perulem njekohesisht meshume respekt te gjithe pedgogeve,instruktoreve e specialisteve te Shkolles se Aviacionit
Marre nga libri SHKOLLA SHQIPTARE E AVIACIONIT
Agustin Gjinaj
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.