16.5 C
Tiranë
E shtunë, 16 Maj 2026

Petrit Dervishi

Nga pedagogu Mark Marku..
Krahu i Berishës qe u plaken ne opozite, i kërkon Bashës të ndërpresë marrëdhëniet me SHBA-BE: Diplomatët të mos hyjnë më në seli, s’kanë punë me ne…
Sali Berisha po shton presionin mbi Lulzim Bashën, duke e tërhequr drejt linjës radikale dhe konfrontuese, pas pozicionimit pro qëndrimit në krye të Partisë Demokratike, edhe pas humbjes së zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit. Disa ditë më parë, Berisha i dha një mesazh të qartë Lulzim Bashës, teksa mori në mbrojtje Ilir Metën.
Me këtë qëndrim, Berisha kërkon vijimin e aleancës me LSI-së dhe bashkëpunimin me Metën, ndonëse partia e tij preku fundin në zgjedhje dhe kontribuoi për disfatën e opozitës. Në një kohë kur Basha vijon të heshtë për shkarkimin e Metës dhe mes PD-LSI kanë nisur akuzat e koduara, Berisha kërkon vijimin e aleancës me Metën, me të cilin e bashkon lufta kundër reformës në drejtësi dhe kundërvënia ndaj SHBA-BE.
Ndërkaq, sot, Basha ka marrë një tjetër mesazh, edhe me radikal, nga krahu i Familjes Berisha. Çim Peka, një gazetar që drejton një televizionin të familjes Berisha-Meta, i ka propozuar Lulzim Bashës ndërprerjen e marrëdhënieve me SHBA-BE. Sipas tj, Basha nuk duhet të lejojë ambasadorët e Perëndimit që të hyjnë më në selinë e PD dhe se ata nuk kanë më punë me opozitën.
“E di se cili do të ishte fjalimi që Lulzim Bashës do t’i jepte moralin e vazhdimit të opozitës, që unë jam i bindur se ai njeri nuk e bën. Duhet të dilte e të mblidhte popullin e opozitës e t’u thoshte ‘nga ky moment, asnjë diplomat i huaj, i cili nuk e ka fuqinë të shantazhojë Tom Doshin, nuk mund të shantazhojë më shumë se gjysmën e shqiptarëve. Nuk ka punë në këtë seli dhe nuk ka punë me ne’”, shkruan Peka.
Propozimi radikal, për ndarjen e Partisë Demokratike nga SHBA-BE, është në linjën e Sali Berishës dhe Ilir Metës. Ky i fundit i shpalli zgjedhjet e 25 prillit një referendum kundër ambasadores amerikane në Tiranë, Yuri Kim dhe reformës në drejtësi, investimit më të madh të Perëndimit në Shqipëri.
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.