8.5 C
Tiranë
E premte, 3 Prill 2026

Petrit Dervishi

Rafineria e Ballshit.? Ate e shiti Sali Ram Berisha, me ane te Rezart Tacit, e tashti eshte Berisha me Agush Meten qe po kerkojne trazira.! Lexojeni me poshte te verteten..
UPN Ballsh
Uzina e Përpunimit të Thellë të Naftës në Ballsh nisi nga puna në vitin 1978. Rafineria zë vend në një sipërfaqe prej 90 ha dhe linjat e saj kryesore janë dy: përpunimi i lëndës së parë dhe sigurimi i nënprodukteve të naftës nga pikëpamja sasiore dhe përmirësimi i cilësisë. Uzina fillimisht ishte projektuar për të pasur një kapacitet prodhues prej 1 milion ton naftë bruto dhe 250000 ton karburante që do të vinin nga rafineritë që tashmë ishin vënë në punë.
Rafineria e Ballshit ka të gjitha impiantet e nevojshme tekonologjike moderne të përpunimit të naftës gjithashtu edhe sistemet ndihmëse. Në uzinë punësoheshin dikur 2200 punëtorë dhe fitimi arrinte në rreth 10-15 milionë dollarë, kjo deri para privatizimit.
Privatizimi i Uzinës
Në maj të vitit 2008 u hap gara për shitjen e 85% të aksioneve të ARMO-s (Albania Refining and Marketing of Oil). Në procesin e privatizimit u interesuan 20 kompani, nga të cilat vetëm 4 paraqitën oferta. Konsorciumi “Amra Oil” i përbërë nga “Anika Enterprises & Mercuria Energy Group” dhe “Refinery Associates of Teksas”, paraqiti ofertën më të lartë prej 128 milionë eurosh dhe 240 milionë euro investime në 4 vitet e ardhshme. Personi që qëndronte pas konsorciumit në fjalë ishte biznesmeni Rezart Taçi.
Në çmimin e shitjes së uzinës nuk u përllogaritën 40 milionë euro naftë rezervë. Ndërkohë, letrat e paraqitura ishin operacione të dyshimta kur kompania nuk e i zotëronte paratë e mjaftueshme për blerjen e uzinës. Nga ana tjetër, pas fitimit të koncesionit Taçi mori hua një kredi prej 75 milionë eurosh nga Banka Ndërkombëtare e Azerbajxhanit[1] ( IBA), 50.2 % të aksioneve të së cilës i zotëron Ministria e Financave të shtetit azer. Transferta e parave u bë në bankën e nivelit të dytë Credins në Shqipëri.
Një vit pasi kreu transfertën dhe pasi ARMO ishte blerë nga Rezart Taçi, banka azere kërkoi kthimin e shumës mbrapsht nga banka Credins. Këta të fundit hezituan të pranonin se kishin marrë shumën prej 75 milionë eurosh dhe më vonë kthyen vetëm 1.5 milionë euro.
Nga viti 2009 kompania tashmë e privatizuar nisi shmangien e taksave[2]. Sipas një auditi të kryer nga “Deloitte” , borxhet e kompanisë gjatë kohës që ishte nën zotërimin e Rezart Taçit, nga viti 2008 deri në 2013-ën, arrinin shifrën mbi 300 milionë euro. Po ashtu Taçi kishte marrë dy kredi prej 47.5 milionë eurosh dhe si garanci kishte lënë asetet e ARMO-s.
Gjithashtu, ARMO i kishte një borxh prej 40 milionë eurosh Albpetrolit, 41 milionë euro kompanisë panameze Uallis Trading Inc, gjatë kohës që kompaninë e zotëronte Rezart Taçi. Kolateral për këto borxhe ishte lënë ARMO.
Në vitin 2012, pas privatizimit të ARMO-s, qeveria i jep Reazart Taçit edhe kompaninë naftënxjerrëse Albpetrol. 4 kompani u shfaqën të interesuara për privatizimin, por fituese u shpall Vetro Silk Road Equity Ltd e regjistruar në Singapor, me ofertën 850 milionë euro. Gjithsesi kompania nuk mundi t’i siguronte paratë për privatizimin dhe tenderi u anulua në janar të vitit 2013.
Po në vitin 2013, Taçi vendos ta shesë ARMO-n pasi kompania ishte në prag falimentimi dhe e zhytur në borxhe. Kompania blerëse ishte Heaney Assets Corporation nga Azerbajxhani e regjistruar në parajsën fiskale të ishujve Britanikë Virxhin. Uzina u ble për vlerën e 50 milionë eurove.
Pasi mori në dorëzim ARMO-n kompania azere u gjend përballë borxheve të shumta që Rezart Taçi kishte arritur t’i fshihte para shitjes. Taçi arriti ta përdorte uzinën edhe gjatë shitjes kur mori borxhin prej 69 milionë eurosh që ia transferoi kompanive të tij “Taçi Oil” dhe “KUID sh.a.”
Azerët e ndërprenë punën në gusht të vitit 2014 dhe e dhanë më qira rafinerinë e Ballshit dhe atë të Fierit pas marrëveshjes me “ Deveron Oil” dhe kompaninë “Trading Petrol and Drilling”.
Nga të dhënat e Ministrisë së Energjisë dhe Infrastrukturës rezulton se kompania Deveron Oil krijoi në janar të vitit 2016 një borxh prej 81.2 milionë dollarësh, ndërsa TP&D oil 55.2 milionë dollarë. Borxhi i ARMO ndaj shtetit që nga koha e privatizimit (2008) e deri në janar 2016 arrinte 595 milionë dollarë.
Në prill të po atij viti, banka Credins aktivizoi zyrën e saj përmbarimore T.M.A për të sekuestruar 54 asetet e ARMO-s. Vlera e aseteve u përcaktua të ishte 31. 2 milionë dollarë. Në 13 tetor të vitit 2016 shoqëria përmbarimore vendosi në ankand [3]80% të vlerës së pasurive ose 25 milionë dollarë. I vetmi fitues në ankand ishte banka CREDINS, që po blinte kolateralin e vetë. Në të vërtetë banka nuk e pagoi vlerën e aseteve prej 25 milionë dollarësh, por e bëri blerjen duke zbritur vlerën e detyrimit prej 20 milionë eurosh që ARMO kishte ndaj bankës.
Banka Credins rezultonte kreditori i katërt në radhë sipas renditjes së mëposhtme:
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.