0.5 C
Tiranë
E premte, 7 Shkurt 2025

Petrit Menaj

KU KA QENË KY FARË BURRI

L'immagine può contenere: 1 persona, testo

Kush kërkonë 97-ën
Edhe thotë ishte si mjaltë
E them se qenka budall
Mëndjen Zoti ja ka marë!
Ku ka qenë ky farë burri
Ku kish humbur deri tani
Është bërë si gjemb murrizi
Krisë atje e çpo këtu.
Eksituar ky Myslymi
Me ulërima veç fletë
Duket sikur do bëjë gjëmën
Por se ç’thotë se di as vet.
Si duket e ushqen fatin
Që i erdhi në pleqëri
Do të ndrijë të mbahet mend
Por kuk jep dritë një kusi!?
Po njësoj si Berisha
Na fletë për revolucion
Harroje 97-ën
Populli krërkë më s’besonë.
Harroje! – populli nuk ngrihet
E pa se ç’është politika
Një grup aktorësh të keq
Një grup plot me bandita.

Ndaj o Myslym Murrizi

Kruaje si ta duash vetë

Harroje 97-ën

Populli di rrugën e vet

 

KUSH KA PËRFITUAR

L'immagine può contenere: una o più persone

——- @mënaj ——-

Kush këto tre dekada

Mori çfarë i donte qejfi

Do të jetë kundërshtar

Që t’maj lugën te përsheshi.

Mos u habisni se ç’them
E vërtetonë e vërteta
Se s’do vëllai vëllan
Boll që ti mbushet kuleta.
E shoh kush më kundërvihet
E shoh se si debatonë
Kush është i zoti të çvatë
I dejti aq meritonë.
Në shesh kur shumë shikoni
Mos u krijohet habi
Këta jemi e këtë kemi
Turpi është demokraci!
A nuk e shikoni se ç’bëhet
Pesëmij veta në shesh
A mbrohet Like floriri
Që vendin bëri përshesh!?
A shkohet mbas Monikës
Edhe Lulit gënjeshtar
Që ka vjedhur e poshtruar
Në shedh njrëzit i ka vrarë!
A mbështetet Sali Berisha
Më keq se Esat Toptan
Që ka shit tokë dhe det
Që ka vrarë si një barbar!?
E shikoni sa të mjerë
Jemi për mend o shqiptarë
Kurrë nuk ka ndodh në komb tjetër
Të mbrohet çdo tradhëtarë.
Vëllezër vrisni mjerimin
Na vjenë nga padituria
Nuk vdes njeriu për bukë
Vdes kur s’njeh forcat e tia.

Vdes kur i vdes dinjiteti

Kur armikut i përkulet

Kur peqe i thotë të ligut

Për një copë mish me tule.

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.