7.5 C
Tiranë
E enjte, 13 Shkurt 2025

Petrit Menaj

PAK DITË PARA BOTIMIT TË LIBRIT
*ese për Sotir Piskajn*
Nuk mundet kurrë që një njeri ti thotë gjithë çfarë kanë ndodhur, sepse koha kalonë me nxitim dhe e sotmja shpejt bëhet e kaluar. Kështu ndodhi dhe me mua pak ditë para se sa të fusja për botim librin “Sazani Pararojë që S’fjeti”
Ndodhesha në Vlorë për tu takuar me shokët e Shoqatës Sazani për të parë dhe një herë librin me Sadik, Shytaj, Avni Dino, Thanas Janushi si konsulent, Lame Troqe, Kujtim Bazaj si drejtues të shoqatës dhe Sokrat Kapo si kryeredaktor i gazetës “Sazani”
Para godës së rakisë e mezeve të çastit mbasi i hodhëm një sy përfundimtar librit, fjala vajti te lista shokëve nga Sazani që kanë ndërruar jetë, që nuk janë më midis nesh dhe Sokrati më tha mua: E di, edhe Sotiri ka ndërruar jetë në Itali dhe do e sjellin këto ditë.
Mu mbushën syt me lotë dhe në mëndje mu rrotulla shiriti i kujtimeve për Sotir Piskajn, bashkëfshatarin tim që e gjeta në Sazan kur fillova punën atje.
Me Sotirin njihesha në fshat që në fëmijri megjithse ai ishte disa vite më i rritur nga unë. Pushime të shkollës dhe pasditeve thuajse takoheshim nga Gadami. Kështu quhej vendi ku ai sillte për të kullotur lopën dhe unë me vëllain tim më të madh Kastrijotin dhe Banush Aliniku ruanim dhitë sëbashku.
Mu kujtua momenti i parë kur u takuam në Sazan bisedat e ndryshme që bënim për situatën, punët që bënim, por dhe histori të ndryshme nga fshati. Në Sazan patëm dhe Shamet Miftarin të cilin ja kisha dëgjuar emrin nga vellezrit e ti më të vegjël Qaniu, dhe Fatmiri. Me Shahmetin më takoi Sotiri i cili më ftoj në shtëpi ku u njoha me të shoqen e ti Burbuqja që ishte e motra e Banushit dhe kështu bëmë bashkë si drashovicjot e krijuam pak Drashovicë në Sazan.
Hapa laptopin dhe në listën e të ndërruarve jetë, shëndova dhe emrin e Sotirit. I pa harruar qoft kujtimi për Sotirin.
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.