9.5 C
Tiranë
E mërkurë, 1 Prill 2026

Petro L. Sota

Sa më qënke rritur

Xixëllonjë e verdhë,
Kishe dalur mbrëmë,
Flokët, kishe derdhë,
Përmbi supet rënë…

E bukur mu duke,
Jo si herë të tjera,
Flokët, pa balluke,
Ishin, pak të verdha…

Drita e hënës, n’ball,
Mbi fustan të bije,
Lëkundet si valë,
Sa të kishte hije…

Hije, me të vërtetë,
Fustani kish lënë,
Nga qielli po zbretë,
Një yll përmbi hënë…

Po zbriste i qetë,
Mëndjen, ty ta humbi,
Dielli, porsi mbret,
Shkoj, e mori gjumi…

Gjumi, le ta mari,
Por jo, xixën tënde,
Ti m’digjesh si zjarri,
Më ke hyrë në mëndje…

Në mëndje, m’ke mbetë,
Ashtu kur po shkoje,
Mjaltë, që buzën tretë,
Sot, më shumë e doje…

Sot, ndoshta diçka,
Më shumë e ke pritur,
Por, asnjë s’të tha,
Sa më qënke rritur…

Unë t’vështroja ty,
Që t’ma thoshje vetë,
Zemra, nuk ka sy,
Por, me shpirt të fletë…

Shpirtin, ti ke derdhë,
Si lum, n’shkretëtirë,
Me fustan të verdhë,
Ndriçon një hapësirë…

Një hapësirë, shkëlqeje,
Xixëllonjë e bukur,
Hëna, mbas një reje,
Po rrinte e strukur…

E strukur po rrinte,
Sikur, të ishte n’pyll,
Balli po të ndrinte,
Të kish zbritur, një yll…

Ti m’solle frymëzimin,
Pastaj, m’erdhi muza,
Shpirti, do burimin,
Kur i thahet buza…

Me buzën të tharë,
Shumë larg, po shikoje,
Etja, të kishte marrë,
Puthjen, n’çast e doje.

“”””””””””””””””””””

MOJ TEOREMË E PITAGORËS
Sa të vështirë me ty e kisha,
Që të thoshja, vetëm një fjalë,
Sytë më shkonin tek këmisha,
Dhe të zhvishja me ngadalë.
Çfarë të thoshja, nuk po e dija,
Dridheshin lehtë, gishtat e dorës,
Si në një provim, pranë teje rrija,
Moj teoremë e Pitagorës.!
Më dridhej zemra në kraharor,
Por dhe shpirti kishte ca netë,
Sikur të bëhesha Pitagorë,
Formulën tënde, e gjeja vetë.
Atë formulë, që fshehur mbanë,
Një ditë ndoshta, do ta vidhja,
Pak e vështirë po më ngjanë,
Por besoj, se do ta zgjidhja.
Aty tek gjiri, do të kërkoja,
Bluzën pak, do ta zbërtheja,
Nën këmishë, do të shikoja,
Formulën ndoshta, do ta gjeja.
Çfarë do thoshje, ti pastaj,
Kur buzën time, në gji ta ndjeje,?
Do të ndjeheshe, mbase me faj,
Vetë këmishën, do e zbërtheje.

Petro Sota 7 prill 2022………….

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.